BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Politike

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro në prona, në skemë janë futur dhe familjarët, ja si tentuan të shpëtojnë disa pasuri, Agjencia e Inteligjencës Financiare nxjerr detajet e forta

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro

Afro 3.7 milionë euro janë pastruar në sektorin e pasurive të paluajtshme, nga 2 persona që ushtronin funksione publike, njëri prej të cilëve është arrestuar vjet. Agjencia e Inteligjencës Financiare thotë se vjet janë identifikuar skema pastrimi parash, kryesisht në sektorin e ndërtimit. Metoda? Blihen prona me vlera të mëdha pa u justifikuar burimi i të ardhurave dhe përdoren familjarët. Sipas raportit, një funksionar në një institucion shtetëror, i cili është arrestuar vjet për shpërdorim detyre dhe lidhje të mundshme me krimin e organizuar, së bashku me familjen e tij, brenda 7 vitesh kanë nënshkruar kontrata porosie duke investuar në pasuri të paluajtshme si njësi shërbimi dhe apartamente në vlerë totale rreth 1.5 milion dollarë. Po ky zyrtar ka porositur po në të njëjtën kompani ndërtimi disa prona së bashku me një ortakun e tij me vlerë 600,000 USD, të cilat i ka paguar paraprakisht, duke thënë se burimi i të ardhurave është “fitimi nga biznesi dhe të ardhurat e siguruara nga emigracioni”. Në total, zyrtari sipas Agjencisë së Inteligjencës Financiare ka pastruar 2.1 milionë dollarë. Por nga verifikimet e kryera ka rezultuar se burimi i të ardhurave nuk justifikohet. Për këtë arsye menjëherë pas nisjes së hetimeve ky person dhe familjarët e tij, kanë nënshkruar kontrata të njëpasnjëshme revokimi të këtyre kontratave të porosisë së pronave, me qëllim që të shmangnin sekuestrimin e tyre. I ngjashëm është edhe rasti i një funksionareje publike, e cila sipas raportit gjatë viteve 2014 – 2018, ka investuar në pasuri të paluajtshme 270,000 euro, edhe pse nuk ishte e punësuar. Ndërsa prej 2018 ka marrë funksion publik, dhe gjatë periudhës 2020-2023 ka blerë njësi shërbimi, apartamente dhe vilë me vlerë 1.4 mln euro, në total në të dyja rastet, 1.6 milionë euro. Burimi i të ardhurave i deklaruar prej saj ishte biznesi, por në fakt fitimet nuk i justifikonin këto investime. Nga verifikimet është identifikuar lidhja e saj e ngushtë me një person të dyshuar si i përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike, për këtë arsye rasti u dërgua për investigim të mëtejshëm, në organet e zbatimit të ligjit.

Rasti konkret:

Shtetasi X, funksionar në një institucion shtetëror, në vitin 2023 u arrestua për shpërdorim detyre dhe lidhje të mundshme me krimin e organizuar. Gjatë hetimeve të organeve ligjzbatuese rezultuan raste të abuzimit të mundshëm me detyrën, të kryera ndër vite nga shtetasi X, prej të cilave dyshohet se ka përfituar shuma të mëdha të parash. AIF ka kryer verifikime nga ku rezultoi se për një periudhë 7 vjeçare shtetasi X dhe familjarë të tij të ngushtë (nëna, babai, vëllai, motra), kanë nënshkruar kontrata porosie duke investuar në pasuri të paluajtshme si njësi shërbimi dhe apartamente në vlerë totale rreth 1.5 milion USD, pranë të njëjtës shoqërie ndërtimi C. Vërehet se kontrata e porosisë e lidhur nga shtetasi X dhe bashkëshortja e tij, ishte në vlerë më të ulët se vlera e saj reale dhe deri diku e justifikueshme krahasimisht me burimin e ligjshëm të të ardhurave të tij. Nga analiza e detajuar financiare ka rezultuar se vlerat për porositjen e pasurive janë paguar nga shtetasi X dhe familjarët e tij gjatë periudhës 2015 – 2018 përmes një sërë depozitimesh që luhaten në vlerat 5,000–30,000 USD. Fondet janë depozituar pranë llogarisë bankare të shoqërisë së ndërtimit C, në një bankë të nivelit të dytë në vend, me frekuenca, data apo orare që përputheshin ose përafroheshin mes njëri tjetrit.

Detajet

Burimi për fondet e investuara në pasuri të paluajtshme është deklaruar të ardhurat e biznesit dhe të ardhura të përfituara nga emigracioni.  Nga verifikimet mbi bizneset e tij, ka rezultuar se në vitin 2010, shtetasi X së bashku me 3 shtetas të tjerë, ka themeluar shoqërinë tregtare XY me objekt “import – eksport të produkteve ushqimore, industrial dhe investime në fushën e ndërtimit etj”. Pas një periudhe disa vjeçare, shtetasi X ia shet pjesën e vet të aksioneve njërit prej ortakëve shtetasit Z, me të cilin ka edhe lidhje familjare. Në këtë biznes rezulton i lidhur edhe vëllai i shtetasit X, shtetasi Y, në rolin administrativ. Për sa i përket familjarëve rezulton se vetëm i vëllai ka regjistruar rishtazi një subjekt Person Fizik. Të ardhurat e fituara nga këto biznese janë mini- male, por edhe qarkullimi në tërësi është i ulët. Nga analiza e mëtejshme e kryer edhe për anëtarë të tjerë të rrethit familjar të shtetasit X, përfshirë dhe shtetasin Z, ka rezultuar se në të njëjtën periudhë kanë lidhur kontrata porosie me të njëjtën shoqëri ndërtimi C, në vlerë totale rreth 600,000 USD, po ashtu të paguara paraprakisht, në të njëjtën periudhë, me depozitime në llogarinë bankare të shoqërisë së ndërtimit pranë të njëjtës bankë me shtetasin X, ku si burim kanë deklaruar të ardhurat e siguruara nga emigracioni. Nga verifikimet nuk rezultojnë të ardhura për të justifikuar asnjë prej investimeve të kryera në pasuri të paluajtshme nga ky shtetas dhe familjarët e tij. Në tremujorin e parë të vitit 2023, u vu re se shtetasi X dhe familjarët e tij të ngushtë (nëna, babai, vëllai, motra), kanë nënshkruar kontrata të njëpasnjëshme revokimi të këtyre kontratave të porosisë”, thuhet në raport.