Anëtari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reguar ashpër lidhur me rritjen e akcizës për birrën vendase, duke theksuar se godet prodhimin shqiptar.
Teliti shprehet se prej 1 janarit 2023 akciza për birrën shqiptare u dyfishua, duke u trajtuar tashmë njësoj me birrat e importit, ndërsa thekson se që nga ai moment, disa subjekte shqiptare po falimentojnë.
Postimi i plotë i Telitit:
Dyfishimi i akcizës mbi birrën vendase ja doli të godasë prodhimin shqiptar. Lulëzoi importi i “miqve”.
Për kujtesë: Pas shumë kundështish dhe paralajmërimesh, pas hedhjes poshtë të amendamentit tonë në nëntor 2022 për mos-rritjen e akcizës së birrës prodhim vendas, pas insistimit dhe forcës së kartonit të dhunshëm qeveritar, që prej 1 janarit 2023 akciza për birrën shqiptare u dyfishua, duke u trajtuar tashmë njësoj me birrat e importit.
Fakt 1: Që nga ai moment, disa subjekte shqiptare falimentojnë, fillon rënia e prodhimit dhe shitjes së birrës vendase, ndërkohë që rritet ndjeshëm importi i birrave prodhim i huaj.
Fakt 2: Ndërkohë që deri 1 janar 2023 tregu dhe shitjet dominoheshin nga prodhimi vendas shqiptar, tashmë 60% e tregut dhe shitjeve janë prodhim importi, me trend që vazhdon e rritet muaj pas muaji.
Përfundimi i hidhur: qeveria për të disatën herë, njësoj si me produktet bujqësore e blegtorale, ndërmorri politika “anti-produkt shqiptar”, duke e goditur prodhimin vendas e duke favorizuar disa “miq importues”.
Mjaft me këto politika klienteliste, mjaft u godit sipërmarrja shqiptare.
Gjykata Kushtetuese të pranojë kërkesën e drejtë të Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkolike Vendase, duke shfuqizuar dyfishimin e akcizës Rama mbi birrën shqiptare.
Mjaft me këto politika klienteliste, mjaft u godit sipërmarrja shqiptare. Gjykata Kushtetuese të pranojë kërkesën e drejtë të Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkolike Vendase, duke shfuqizuar dyfishimin e akcizës Rama mbi birrën shqiptare.