Tashmë është e qartë se kush është Partia Demokratike me vulë dhe zyrtare. Mirëpo nuk dihet ende se kush do e drejtojë forcën opozitare në zgjedhjet e 2025, pasi Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie.
Në Repolitix me Denis Mingën, analisti Plator Nesturi dhe deputeti i PD-së, Luan Baçi debatuan lidhur me të ardhmen e Partisë Demokratike.
Nesturi: Gjërat nuk bëhen po ja marrin apo po ja bëjnë, Berisha ka trysni edhe nga fakti që sa veta vijnë aty. Ka një grup mbështetës besnikë. Tek demokratët ka këtë trysni. Ore fitojmë por problem është jo me ty. E ka këtë trysni.
Baçi: Këtë e thua ti, jo demokratët. Demokratët thonë me Berishën fitojmë. Kemi qenë bashkë në studio, kur keni thënë se nuk merr vulë PD sa të jetë Berisha kryetar. Sot jemi në një realitet tjetër politik. Partia Demokratike ka vulë, siglën, flamurin me kryetar Sali Berishën. Nuk u ndie askush. Edhe partnerët tanë strategjikë dhanë ok. Që Sali Berisha është kryetar i Partisë Demokratike.
Nesturi: Pikërisht këtë them edhe unë, që nuk u ndie askush.
Baçi: Nuk u ndie që e morëm, se ndryshe do ndiheshin shpejt. Se u dakorduan.
Nesturi: Ekziston mundësia që Berisha të tërhiqet ndonjëherë? A ka trysni nga nja pjesë e demokratëve që është ai të jetë figurë kryesore.