BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Politike

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e

Bashkëshorten e kreut të Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi dhe deputetin “besnik” të Sali Berishës, Flamur Noka, duket se i presin ditë të vështirë. Në korridoret e drejtësisë, medias dhe politikës ka zëra se Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet për Nokën dhe Kryemadhin, të cilët dyshohen se janë përfshirë në pastrim parash. Por çfarë pritet të ndodhë me ta? Për këtë dhe të tjera detaje, ka folur gazetarja e njohur e kronikës, Anduena Llabani. Kjo e fundit teksa ishte e ftuar në një studio televizive, zbuloi se pas Altin Dumanit qëndron mbështetja e fortë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe një sërë organizatash ndërkombëtare, të cilat luftojnë bashkërisht krimin dhe korrupsionin. Ndërkohë ajo paralajmëroi operacione të tjera në ditët në vijim dhe arrestime në nivele të larta të politikës, ku sipas saj, “viktima” të SPAK pritet të jenë edhe çifti Noka-Kryemadhi. “Ai [Dumani] nuk kërkon mandat nga deputetët. Ai kërkon të drejtën për rikandidimin. Pas Altin Dumanit është BE, SHBA dhe një sërë organizmash ndërkombëtar, që luftojnë krimin dhe korrupsionit. Edhe në ditët që do vijnë do kemi arrestime, që janë në nivele të larta politike, si Monika Kryemadhi, Flamur Noka, etj”, deklaroi ai. Po ashtu, gazetarja Llabani komentoi edhe zërat se ka nisur një hetim pasuror ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. “Deri tani nuk është në hetim penal, unë këtë e them me përgjegjësi në burimet që kam. Unë nuk bëj interpretim ligji, as shoh ëndrra dhe të eci me bindje. Bindje politike nuk bëj se nuk jam as e askujt e nuk paguhem nga askush. Hetimi penal fillon kur personit i komunikohet akuza ose i komunikohet nga Prokurori dhe i thotë zotëri merr avokat se nga sot je i akuzuar. Kjo gjë nuk ka ndodhur”, nënvizoi Llabani.

Reagon Noka

Ndërkohë ka reaguar edhe deputeti i Rithemelimit, Flamur Noka. Ky i fundit ishte i ftuar në një media , ku teksa foli për hetimin pasuror që ka nisur SPAK-u ndaj tij, theksoi se e dinte që pas Sali Berishës radhën do ta kishte ai, pasi ka një listë politikë në duart e SPAK-ut që ai e quan SKAP. Deputeti i Rithemelimit thotë se nuk ka frikë nga SPAK-u pasi kurrë në jetë nuk i ka ndyrë duart në afera korruptive dhe tenderë. “Unë kam një jetë në politikë. Duart nuk i kam ndyrë kurrë në jetën time dhe ndaj dal ballëhapur kundër betejave. Presionin Flamur Nokës nuk ia bën dot as SKAP-i, as Zullapi, askush. Këtu duhet të jenë të qartë të gjithë. Nuk kam fare frikë. Po qe se do kisha ndryrë duart diku, nuk do më kishe kurrë përballë në beteja sepse do isha në punën time. Jam nga ata që i rri betejës në ballë sepse jam i pastër si kristali në çdolloj aspekti. Unë bëj me dije që në qeverinë 2005-2013 kishte një ligj që ndalonte ministrat të drejtonin apo të firmosnin procedura tenderimi. Ishin sekretarët e përgjithshëm ata që kishin çdolloj kompetencë. Pra Flamur Noka nuk ka firmosur kurrë në jetën e tij një tender. Nuk kam asnjë frikë, nga asgjë, veçse Zotit. As SKAP-i i Dumanit, as Zullapi i gjatë nuk më shqetëson”, deklaroi Noka.

Më të lexuarat