BREAKING NEWS

“Pas publikimit të reportazhit për marrëveshjen me Italinë, Rama ka telefonuar drejtorin e RAI 3”/ Prestigjiozja italiane zbardh prapaskenat e bujshme: Si u tërbua kryeministri shqiptar gjatë bisedës në telefon

“Pas publikimit të reportazhit për marrëveshjen me
x
BREAKING NEWS

Komisioni për Çështjet e Jashtme të Senatit amerikan miraton ligjin e “hekurt” që do të shkaktojë “tërmet” në Shqipëri, si do të “gjunjëzohen” nga drejtësia të gjithë personat “non-grata” dhe politikanët e zyrtarët e përfshirë në afera korruptive, fute...

Komisioni për Çështjet e Jashtme të Senatit amerikan
x
BREAKING NEWS

Brukseli mbështet reformën në drejtësi dhe inkurajon SPAK të çrrënjosë korrupsionin në Shqipëri, ambasadori i BE takon krerët e drejtësisë dhe merr në mbrojtje Altin Dumanin pas sulmeve të Ilir Metës e Sali Berishës

Brukseli mbështet reformën në drejtësi dhe inkurajon SPAK
x
BREAKING NEWS

“Ura lidhëse” e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me Moskën pyetet për afro katër orë në SPAK, a e ka fundosur Ralf Gjoni para prokurorëve çiftin më të akuzuar për korrupsion, ja akuzat dhe sulmet fizike ndaj tij nga ish-LSI

“Ura lidhëse” e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me
x
BREAKING NEWS

Bardhyl Reso: Ja çfarë fshihet pas sulmeve të Berishës dhe Metës ndaj Altin Dumanit, ish-presidenti po bën përpëlitjet e tij të fundit, ka nevojë urgjente për një konsultë me një psikiatër

Bardhyl Reso: Ja çfarë fshihet pas sulmeve të Berishës dhe
x
BREAKING NEWS

Ja kush fshihet pas sulmeve të “RAI 3” ndaj Olsi Ramës, si media ekstreme e majtë italiane u kthye në zëdhënëse të akuzave të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit

Ja kush fshihet pas sulmeve të “RAI 3” ndaj Olsi Ramës, si
x
BREAKING NEWS

Silva Caka sulmon Monika Kryemadhin, flet për tradhti brenda Partisë së Lirisë dhe ia bën të qartë se dy njerëz të një familjeje s’mund të qëndrojnë në parti, ja mesazhet e koduara

Silva Caka sulmon Monika Kryemadhin, flet për tradhti brenda Partisë
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë, Ismailaj kishte frikë se mund ta eliminonin në qeli, nëse ai ka dalë kundër ish-presidentit është hapur ‘Kutia e Pandorës’, nga pazaret që thurnin në ish-bllok, te bisedat në Pragë dhe mes...

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë,
x

Politike

E bujshme, javës tjetër “zbarkon” në tavolinën e SPAK dosja që ka përgatitur SHBA për Ramën dhe McGonigal me të gjitha provat përvëluese, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe bisedat e fshehta me zyrtarët shqiptarë, te dëmi i madh prej miliona dollarësh që i është shkaktuar shtetit, ja çfarë pritet të ndodhë

E bujshme, javës tjetër “zbarkon” në tavolinën e

Mesa duket “ethet” për kryeministrin Rama në implikimin e tij në dosjen “McGonigal” pritet të shtohen javës tjetër. Burime të  gazetës “SOT” bëjnë me dije se raporti që kanë përgatitur amerikanët  për kryeministrin shqiptar me të gjitha provat përvëluese pritet të dorëzohet në Prokurorinë e Posaçme. Ende nuk ka detaje se kush do të jetë personazhi që do dërgojë dosjen “e qepur” nga amerikanët, ku mësohet se prokurorët specialë të SPAK pritet të marrin në duar për herë të parë  faktet ku dalin në pah sekretet e ish-agjentit të FBI me vizitat në Tiranë, takimet dhe bisedat e fshehta me zyrtarët shqiptarë, përfshirë Edi Ramën dhe deri te dëmi i madh prej miliona dollarësh që i është shkaktuar shtetit shqiptar . Mësohet se në dosjen amerikane janë me emra se për cilin nga shërbimet e tij në Shqipëri u pagua me dollarët që i dha Agron Neza. Deri tani ai ka pretenduar se paratë, thjesht i mori borxh, por SHBA ia ka nxjerrë të gjitha që në arriti në fund t’i zbuste dënimin duke i hequr të gjitha pikat e tjera të rënda që mund ta dënonin me vite. Fakti është se gjykata federale e Uashingtonit dënoi 16 shkurt me 28 muaj burgim ish-zyrtarin e FBI-së  “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori nga shqiptaro-amerikani Agron Nezaj dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë me Ramën.

Faktet

Sipas prokurorëve të çështjes, zoti McGonigal jo vetëm nuk kishte deklaruar marrjen e parave, por kishte avancuar interesat e biznesit të zotit Nezaj dhe gënjeu FBI-në për aktivitetet e tyre të përbashkëta, duke fshehur kështu faktin që ai kishte konflikt interesi dhe interesa financiare private. “Kjo përbën në thelb korrupsion që minon transparencën dhe besimin në integritetin e Degës Ekzekutive të qeverisë. I pandehuri ishte betuar se do të hetonte dhe parandalonte krimet kundër Shteteve të Bashkuara dhe jo t'i kryente ato”, thuhet në dokument. Në shtator zoti McGonigal pranoi fajësinë në gjykatën federale në Uashington, në lidhje me të gjitha akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet e paraportuara me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe këshilltarin jozyrtar të kryeministrit, Dorian Duçka. Pranimi i fajësisë u bë në bazë të një marrëveshjeje mes prokurorëve dhe avokatëve të zotit McGonigal. Në këmbim të pranimit të fajësisë për një prej pikave të aktpadisë, atë për fshehjen e provave materiale, prokurorët hoqën dorë nga tetë pikat e tjera.

Hetimet në SPAK

Të gjithë menduan se kryeministri shqiptar mund t’ia hidhte pa u lagur në këtë çështje si me rastin e fotos me Barac Obamën. Madje ai u qetësua dhe më shumë kur “ortaku” i tij pranoi para amerikanëve marrëveshjen.  Por dosja amerikane që do të shkojë javën tjetër në SPAK pritet të hapë “Kutinë e Pandorës” dhe mund të shkaktojë “tërmet” në politikën shqiptare.  Thuhet gjithashtu se dëmi që ka pësuar shteti shqiptar është shumë i madh. Nga hetimet është mësuar se vendi ynë ka humbur 25 milionë dollarë të cilat janë përfituar me një kontratë nga zoti McGonigal. Bëhet fjalë për një pasuri dhe një kontratë të pashfrytëzuar padrejtësisht në Patos dhe tani është në emër të kompanisë së zotit Neza që ka blerë bashkë me disa persona të tjerë. Kjo kompania ka përfituar një kontratë në Patos prej 25 mln Euro të dhëna nga shtetit shqiptar pa prokurim, pa procedurë korrekte. Ky proces është duke u hetuar. SPAK ka thirrur për të dëshmuar dy nga personazhet e përfshirë në këtë aferë, Agron Nezën dhe Dorian Duçkën. Frika e Ramës sa vjen dhe shtohet pasi dyshohet se edhe ai është marrë në pyetje para disa ditësh për 5 orë nga SPAK për këtë aferë. Javës tjetër pritet me kureshtje të madhe, të shihet se cili do të jetë qëndrimi dhe hapi ligjor i radhës nga SPAK-u në Shqipëri, për këtë çështje. Për këtë situatë Altin Dumani ka pretenduar para disa javësh se nuk pyet për emra. “Për SPAK nuk ka rëndësi emri, por provat. Ne si strukturë jemi të vëmendshëm ndaj publikimeve në media. Shumë media në shkurt të vitit të kaluar e deri para 10 muajsh nuk kanë lënë kritika për aferën “McGonigal”. Kritikët duhet të ndihen të zhgënjyer sepse e kemi regjistruar që në janar të vitit 2022. Duhet të presim momentin kur të kemi diçka konkrete për ta publikuar. Në fakt nuk bëjmë publik çdo gjë që bëjmë. Natyra e punës tonë kërkon që të jemi diskretë. Presionet politike nuk na bëjnë përshtypje. E kemi zgjedhur ta bëjmë këtë punë. Mua nuk më shqetëson fare”, mësohet të jetë shprehur Dumani. Gazeta “SOT” ka raportuar gjithashtu dhe lajmin se Rama dyshohet se është marrë në pyetje për 1 orë e 30 minuta për çështjen “McGonigal” nga një prokuror dhe një zyrtar i FBI menjëherë sapo ai zbriti nga avioni në Neë York në vizitën e tij të fundit disa ditore për mbledhjen në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Më të lexuarat