BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Politike

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në

Në bashkëbisedimin pyetje përgjigje të improvizuar në podcast me pedagogun e gazetarisë Mark Marku kryeministri Edi Rama sqaroi dhe pozicionin e tij në raport me medien, ku nuk kanë munguar komentet e tij për kazanë mediatikë dhe fyerjet ndaj gazetarëve të ndryshëm. Kryeministri bëri një mea culpa në intervistën me Mark Markun.

Edi Rama e pranon dhe justifikohet me faktin  se e ka pasur problem këtë fakt dhe i ka ngelur si një farë “njolle në biografi” gjatë aktivitetit të tij si kryeministër dhe foli për një betejë të brendshme me veten mes ‘atij që dikur ka qenë gazetar’ dhe tani prej vitesh në anën tjetër si kryeministër i Shqipërisë.

Mark Marku: Raportet me median, një lloj agresiviteti diskursiv flas, nga ana e medias, përpjekje për të de legjitimuar mediat si aktorë shumë të rëndësishëm për transparencën e qytetareve, informimin etj. Nga vjen dhe a i ke bërë një analizë? Është temë shumë e gjatë.

Edi Rama: E para njëherë unë e shoh në vazhdimësi, jo se ma bëre ti këtë pyetje, se e vërteta është që unë prej shumë kohësh jam tërhequr nga kjo. Përpiqem maksimalisht që të jem disponibël por kjo mesa duket është një njollë që më ka ngelur. E kam menduar nga vjen dhe besoj që nuk gaboj kur mendoj që për mua ka qenë e pamundur ose nuk kam qenë i aftë që të ndaj njeriun që ka qenë në atë anë për shumë vite e që i ka bërë ato luftërat e veta si ka ditur, si ka mundur, por i ka bërë, me njeriun që duke qenë në këtë anë duhet të rrijë në këtë anë e të mos bëjë kompetentin dhe për anën tjetër, pavarësisht se mund të ketë të drejtë dhe kjo është si të thuash ai konflikti në objekt brenda meje që gjatë gjithë kohës unë e kam pasur të vështirë ta menaxhoj me sa kuptoj.

E dyta, që unë jam tip shumë i dhënë pas argumentit e dua patjetër të nxjerr veten fitues në një debat mirëpo nuk është e arsyeshme të angazhohesh me mediat në debat, sepse mund të angazhohesh sa të duash kur nuk je në këtë pozicion. Kur je në këtë pozicion është e pamundur që të të thuash, ti merru me argumentin, mos u merr, se unë jam kryeministër, sepse gjithsesi tjetri ndihet vetvetiu i trysnuar nga ajo çfarë ti përfaqëson. Kështu që jam përpjekur të korrigjohem sa mundem, por njolla më ka mbetur, nuk e di.

Mark Marku: Domethënë ka shpresë për zgjidhje përfundimtare.

Kryeminsitri Edi Rama: Po t’i vësh një studenti një punim që ndiqe pak e shihe sasinë e kundërvënieve, goditjeve në vite të këtij zotërisë që ka 10 vjet që nuk po na ndahet, do shohësh që të dhënat do jenë në përmirësim të vazhdueshëm në aspektin e asaj që ti je i interesuar, por problem. E di që është problem. Megjithatë një gjë është e sigurt që asnjëherë, në asnjë rast nuk shkon përtej atij momenti, pra nuk ndodh që një goditje, një reagim, ishte një periudhë në mandatin e shkuar ku unë i bëra kazan të gjithë, por përtej atij momenti nuk shoqërohej me asnjë ushtrim abuziv mos tejkalim të forcës duke përdorur pushtetin për t’i shkuar nga mbrapa asnjërit e tjetrit apo për të ngacmuar larg qoftë njërin e tjetrin. Kjo është pak por e sigurtë

Më të lexuarat