BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x
BREAKING NEWS

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë “flakën” Bashkisë së Tiranës, bandës i prin Argita Malltezi, djali i Fahri Balliut, Tedi Blushi dhe “socialisti” Belind Këlliçi, ja çfarë ndodhi në protestën kundër Erion Veliajt

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë
x
BREAKING NEWS

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha gjykatat i mbyllën dyert dhe e lanë në izolim, gati hapja e dosjeve të tjera nga SPAK për vrasje, grabitje të pronave dhe vjedhje

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta Xhaçkën, PS rrëzon kërkesën e opozitës, deputetja socialiste mbron bashkëshortin si investitor strategjik, debate dhe akuza mes palëve

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta
x
BREAKING NEWS

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e “non-gratës”, Bardhi kërkon futjen e Sali Berishës në grupin e PD, SHBA e nxorën nga dera, kryeministri e fut nga dritarja

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e
x

Politike

Edi Rama gati të braktisë qeverinë, nuk pranon mandat të katërt, ja arsyet pse kryeministri do largohet dhe kur do ta lërë postin

Edi Rama gati të braktisë qeverinë, nuk pranon mandat të

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar së fundmi në një intervistë tërheqjen e tij të papritur nga politika. Një lajm i bujshëm që pritet të sjellë një ndryshim shumë të madh në politikën shqiptare. Rama ka treguar se nuk do të garojë për mandat tjetër dhe zyra e kryeministrisë do të jetë e fundit, për karrierën e tij politike. “Mandati i tretë do të iki kur të vija dita e fundit në shtator të 2025-ës, e deri atëherë do të shihni plot punë e vepra të mira që do të marrin jetë. E kam të pamundur ta besoj se një zyrë e katërt në këtë karrierë do të më joshë dot më shumë se sa atelieja ime, ku kam shumë ide e fantazma të imagjinatës sime që më kërkojnë t’i nxjerr nga vetja dhe t’i sjell në jetë përmes syrit e dorës. Nuk më josh asnjë angazhim në politikën ndërkombëtare, siç nuk do të më kishte joshur dot as zyra e ministrit të kulturës së Francës, apo ajo e kryetarit të Bashkisë së Berlinit, sikur teorikisht ta fantazoja për një moment, duke u kthyer në kohën kur vendosa të hyj në të parën, apo të bëj fushatë për të hyrë e ndenjur 11 vjet në të dytën. Kjo e kryeministrit është zyra e tretë dhe e fundit e karrierës sime publike në politikë, tjetra do të jetë atelieja e “rrobaqepësisë” së ëndrrave të mia artistike, ku dua ta mbyll udhëtimin tim në këtë jetë me bindjen se çfarë mu dha nga Zoti e nga ata që më besuan, e ktheva sa dita e sa munda, pa u kursyer në asgjë dhe për asgjë, e me urimin që lashë mbrapa një kujtim të mirë. Unë përpiqem dhe bëj më të mirën. Unë jam përpjekur të bëjë më të mirën gjatë 10 viteve të fundit. Nuk them se gjithmonë kam pasur të drejtë. Natyrisht që jo. Ka pasur edhe gabime dhe gjëra që janë bërë gabim gjatë kësaj kohe. Por në fakt kur kthej kokën mbrapa dhe shoh dhjetë vjet që kaluan, unë besoj se ka shumë gjëra që janë bërë mirë”, ka treguar Rama për revistën Newsboomb.

Tërheqja e papritur dhe krijimi i një qeverie teknike

Kjo lëvizje është e papritur për të gjithë pasi, rikujtojmë se në zgjedhjet e fundit të vitit 2021, Rama shpalosi për herë të parë vizionin për qeverisjen në Shqipëri.  Ai u shfaq i sigurt në fitoren e Partisë Socialiste jo vetëm në këto zgjedhje por edhe për 10 vite të tjera. “Nuk kemi akoma 8 vite në qeveri, se kemi filluar në fillim të shtatorit të 2013. Ditët, javët dhe vitet tona janë mbushur me punë dhe kur të bëhen 8 do kemi bërë më shumë punë. Programi ynë është i ditur publikisht. Ne kemi vendosur shtyllat, dhe vazhdojmë të punojmë. Ne do bëjmë publike një platformë me një program pune. Do jetë një vizion pune për Shqipërinë deri në vitin 2030. Që të jeni të qartë deri në 2030 do jetë PS në pushtet”, tha Rama në vitin 2021. Mos vallë ky ndryshim planesh i Ramës vjen nga ultimatumet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe llogarive të hapura të tij me SPAK? Ka disa javë që kryeministri jep sinjale për zgjedhje të parakohshme. Tashmë deklarata e tij për largim nga politika hedh më shumë dritë. Ikja e Ramës nuk është thjesht në dorën, vullnetin, dëshirën apo fantazinë e tij. Këtë herë nuk varet nga ai. Goditjet nga SPAK, hapja e dosjes së tij “McGonigal” nga drejtësia e re, arrestimet dhe hetimet e bashkëpunëotrëve të kryeministrit, vizita “blic” e Blinken dhe mesazhet e tij për Prokurorinë e Posaçme, kanë bërë që t’i hapet rruga e krijimit të një qeverie teknike pa Ramën kryeministër.

Si do futet në fuqi marrëveshja “Mecallister”?

Në këtë situatë mund të përsëritet skenari i 2017, me marrëveshjen “Mecallister”. Amerikanët e kanë përgatitur terrenin njësoj si më 17 maj të atij viti.  Atëherë u bë një pakt në kurriz të LSI. Meta fillimisht deklaronte se nuk do i ndodhë asgjë LSI, por pastaj braktisi kostumin e presidentit dhe doli në fushatë duke sulmuar Ramën dhe Bashën. Ai e kuptoi se futja në zgjedhje pa koalicione ishte goditje ndaj LSI. Po ashtu, nga ai pakt u shpartallua Berisha. Basha ja hoqi nga Parlamenti të gjithë deputetët besnikë, nga Topalli e Bode, te Patozi, Bregu, Imami, e shumë emra të tjerë. Përmes tyre, Berisha e mbante nën kontroll Bashën, por me emrat e rinj që u futën, lideri demokrat e mori në kontroll partinë. Nga takimi shumë dashamirës mes tyre lindi qeveria e përbashkët, e cila do përgatiste zgjedhjet që po vinin. Demokratët morën drejtimin e disa ministrive kyçe të kësaj qeverie që vetëm de jure drejtohej nga Rama, i cili ato muaj pothuajse nuk u shfaq në godinën e Kryeministrisë duke lënë violinë të parë ish-zëvendës kryeministren e zgjedhur nga PD. Pakti prodhoi një fushatë elektorale të qetë, me tone të ulëta mes PD dhe PS dhe më një gjuhë të ashpër ndaj LSI së Ilir Metës, e cila në sytë e njerëzve po shfaqej si opozita e vetme. Por gjatë rrugës, Rama theu paktin me SHBA e Bashën dhe kjo bëri që opozita të “derdhej” rrugëve me protesta të dhunshme.  Këtë herë, çdo gjë është qepur mirë, pasi kryeministri Rama do të jetë jashtë kësaj marrëveshjeje dhe jashtë politike. Sali Berisha është me “arrest shtëpie”, ndërsa Ilir Meta po përgatitet për burg.

Situatë e nxehtë brenda PS

Kjo lëvizje e Ramës mund të tronditë Partinë Socialiste, pasi përtej buzëqeshjes para kamerës dhe tentativës për t’i paraqitur publikut harmoninë që ekziston brenda PS, aty më së shumti ka intriga, thika pas shpine dhe alarm se si do ja hedhin paq prangave të SPAK. Do të jetë e vështirë për një socialist që të marrë frenat e partisë pas largimit të Ramës, pasi PS me këto zhvillime dhe në situatën e vështirë që është mesa duket e ka mbyllur ciklin e artë të saj 33 vjeçar. Në situatën që e ka çuar Rama këtë parti, PS mund të ndahet në grupe dhe lufta për pushtet pritet të jetë shumë e egër. Klanet socialiste janë gati dhe të përgatitura mirë për tu aktivizuar më fort se kurrë kur të vijë momenti i zhvillimeve të mëdha. Si fillim është Erion Veliaj, lideri i mundshëm i PS, i cili ka pas vetes shumë figura të tjera si Etjen Xhafaj, Fatmir Xhafaj, Tonin Gogu, Etilda Gjonaj dhe shumicën e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS. Nga ana tjetër është Taulant Balla me mbështetësit e tij. Po ashtu është dhe Belinda Balluku në grup me Damian Gjiknurin. Po ashtu situatën brenda PS e ndezi Rama dhe me një deklaratë që bëri për Spiropalin pas fitores së zgjedhjeve vendore më 14 maj. “Luftën politike, duhet ta bëjnë ata që janë më të rinj se unë, me në krye Elisën”, tha Rama në konferencën e shtypit pas fitores. Po ashtu futja në lojë e Blendi Gonxhes është një sinjal i madh. A do ta përgatisë dhe promovojë Edi Rama për lider në PS? Një gjë është e sigurt, në selinë rozë është gati të bjerë një “tërmet” i madh që partia mbase nuk do ta marrë më veten kurrë.

Më të lexuarat