BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x

Politike

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta Xhaçkën, PS rrëzon kërkesën e opozitës, deputetja socialiste mbron bashkëshortin si investitor strategjik, debate dhe akuza mes palëve

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta

Shumica e majtë socialiste e kryeministrit Edi Rama vendosi dje të mos i bindet një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, duke shënuar rastin e parë të shpërfilljes së institucionit më të rëndësishëm të Drejtësisë në vend. Ishin 72 deputetë socialistë, të cilët votuan kundër dërgimit në këtë Gjykatë të çështjes së papajtueshmërisë së mandatit të deputetes dhe ish ministres së Jashtme Olta Xhaçka, përkundrejt 32 votave pro të deputetëve të opozitës që mbështetën dërgimin e çështjes së ish-ministres së Jashtme në Kushtetuese. Një akt i cili u interpretua nga opozita si një “puç ndaj Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese”. Socialistët nuk dhanë asnjë shpjegim konkret se përse nuk pranuan dërgimin e rastit në Gjykatë, por u përpoqën të bëjnë interpretime rreth dy vendimeve të Gjykatës për këtë çështje. Njëri që kishte të bënte me kërkesën e një të pestës së deputetëve, ku kërkohej gjykimi në themel i papajtueshmërisë së mandatit të zonjës Xhaçka, dhe tjetri që kërkonte zgjidhjen e konfliktit mes një të dhjetës së deputetëve të opozitës dhe Kuvendit, për rrëzimin e mocionit të tyre për dërgimin e rastit në Gjykatë. Ndërsa në rastin e parë Gjykata vendoi pushimin e çështjes, në rastin e dytë, ajo vlerësoi se Parlamenti kishte vepruar në shkelje duke rrëzuar kërkesën për t’ja çuar gjykatës rastin e zonjës Xhaçka, si i vetmi organ kompetent për këtë. “Gjykata Kushtetuese vlerëson se në rastin konkret, Kuvendi duhet të kishte pranuar mocionin e kërkuesit dhe të dërgonte çështjen për shqyrtim në këtë Gjykatë në mënyrë që aspektet e pretenduara si papajtueshmëri të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, t’i nënshtroheshin vlerësimit kushtetues, pasi gjatë gjykimit kushtetues, nuk u verifikua ndonjë pengesë juridiko-formale që mocioni të pengohej nga Kuvendi”, shprehej Gjykata në venndimin e saj. Por pavarësisht se e cituan dhe në seancë këtë vlerësim të Gjykatës, socialistët sërish e penguan dërgimin e çështjes së mandatit të zonjës Xhaçka. Sipas tyre vetëm në rastin e Komisioneve hetimore, Gjykata e bën “detyruese” ngritjen e tyre, ndërsa në këtë rast “është Parlamenti që vendos”.

Debatet

Sipas opozitës, zonja Xhaçka është në konflikt interesi, duke qenë se bashkëshorti i saj, ish deputeti socialist Artan Gaçi, ka përfituar statusin e investitorit strategjik, për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut. Vetë zonja Xhaçka deklaroi dje nga foltorja e Kuvendit se ajo nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike, dhe se statusi që ka përfituar bashkëshorti i saj nuk parashikon që diçka e tillë të ndodhë. Zonja Xhaçka akuzoi opozitën se e ka përdorur çështjen politikisht, me të pavërteta dhe shpifje. Por kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi, u kundërpërgjigj duke u shprehur se nëse zonja Xhaçka është e bindur se nuk është në konflikt interesi, nuk ka pse i druhet Gjykatës Kushtetuese, duke saktësuar se opozita po kërkon vetëm që të jetë Gjykata ajo që duhet ta vlerësojë.

Reagimet

Pas vendimit, zoti Bardhi foli për një ditë të zezë për Shqipërinë dhe për Parlamentin. Madje ai theksoi se reforma në drejtësi dështoi. Bardhi tha se ky është rast flagrant ku sipas tij, për shkak se preken interesat e kryeministrit Rama nuk respektohet një vendim i Gjykatës Kushtetuese. Deputeti i PD-së shtoi se ekziston rreziku që njësoj siç u soll me Gjykatën Kushtetuese, mazhoranca do të sillet nesër me prokurorinë antikorrupsion. Ai theksoi gjithashtu se në ditën e vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, u instalua një diktaturë e re, e cila sipas tij vepron me urdhër të Ramës. Më tej Bardhi ironizoi duke shtuar që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të shkarkohen, pasi sipas tij, nuk kanë asnjë vlerë përderisa në fund vendos kryeministri Rama.

Çfarë ka ndodhur?

Nga Gjykata Kushtetuese nuk ka një reagim mbi vendimin e marrë në mbrëmje nga parlamenti. Më herët, e pyetur për zvarritjen e rastit Xhaçka nga ana e parlamentit, kryetarja e Gjykatës, Holta Zaçaj, kishte deklaruar gjatë një interviste për Zërin e Amerikës se “është vërtet një situatë e pazakontë dhe e pamundur që të ndodhë në një shtet demokratik”. Sipas saj “vendimet e Gjykatës duhet të zbatohen, vendimet e Gjykatës nuk kanë ekuivok, nuk është lënë në çmim të politikës të vendosi se si dhe në ç‘mënyrë duhet të zbatojë vendimet. Vendimet janë të vetëzbatueshme. Kështu që çdo veprim që nuk përkon me atë që është thënë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, besoj që nuk është vendimi i duhur ose nuk janë veprime të duhura”. Çështja e mandatit të zonjës Xhaçka u rikthye në vëmendje ditët e fundit, edhe për një fakt tjetër që lidhej me bashkëshortin e saj dhe projektin e ndërtimit të hotelit në Dhërmi. Gjykata e Posaçme vuri nën sekuestro mbi 10 mijë metra katrorë sipërfaqe mbi të cilën parashikohet të ngrihet hoteli. Trualli i blerë nga zoti Gaçi, prej personave privatë, rezulton të jetë përfituar prej këtyre të fundit, përmes falsifikimit të dokumentave dhe se sipërfaqja ka qenë në pronësi të shtetit. Për rastin, pak javë më parë u arrestua dhe ish kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro.

Më të lexuarat