BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Politike

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe

Kryeministri Edi Rama ka shtyrë Kongresin Zgjedhor, i cili ishte i parashikuar të mbahej më 12 qershor. Lajmi është konfirmuar dje zyrtarisht nga sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi. Në një intervistë televizive ai u përpoq të shpjegonte këtë lëvizje surprizë të Edi Ramës duke ia veshur fajin kalendarit të takimeve me diasporën shqiptare. “Takimet me diasporën e kanë spostuar pak mbledhjen e Kongresit. Do të ndodhë para verës së këtij viti”, deklaroi Klosi. Por “lepuri” fle diku tjetër. Të gjithë e kemi parë se pas caktimit të datës nga PS në qershor, e cila u trumbetua me të madhe, bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës janë thirrur për të dëshmuar në SPAK. Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku janë paraqitur së fundmi në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë llogari për aferën e inceneratorit të Tiranës. Gjithashtu për këtë çështje në fund të muajit prill, u paraqit në SPAK dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili qëndroi afro 7 orë përballë hetuesve. Po ashtu drejtësia ka thirrur edhe kryebashkiaken e Durrësit, Emirjana Sako. Mesa duket kjo dosje është drejt fundit dhe zbarkimi i zyrtarëve të lartë të PS një nga një në SPAK ka futur në panik qeverinë, madje vetë Edi Ramën. Në këtë rast, për të mos marrë goditje para zgjedhjeve, kryeministri ka vendosur që të qëndrojë në heshtje, duke lënë SPAK që të bëjë punën. Një tjetër zhvillim që e shqetëson Edi Ramën është dhe mega-operacioni i SPAK për përgjimet e SKY ku u goditën personazhe të njohur të botës së krimit. Thuhet se aty kanë dalë dhe lidhje me politikën, përfshirë deputetë, ministra dhe zyrtarë të lartë të PS. Mësohet se drejtësia e re do të bëjë goditje “VIP”.

Paralajmërimi i Ramës

Shtyrja e kësaj date vjen pas sinjaleve të Ramës se do  të ketë ndryshime të forta në qeveri. Kryeministri iu ka mbyllur derën e kandidimit për në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 të gjithë zyrtarëve të lartë socialistë që janë përfshirë në afera korruptive e kriminale dhe që kanë llogari të hapura me drejtësinë (SPAK). “Po një minutë, se ky është një proces 10 vjeçar dhe këtu bëhet fjalë, se nuk dua fare t’i përmend ata njerëz sepse janë në hallet e tyre, dhe kanë mbaruar punë me mua dhe politikën dhe publikun, por bëhet fjalë për një numërim të caktuar që fillon ditën e parë, një. E dyta, pjesa më e madhe ose mos të tërë, kur kanë filluar të kenë probleme me drejtësinë, kanë qenë të larguar nga qeveria”, tha Rama së fundmi. Në këtë situatë Rama mund të presë dhe “kokën” e Veliajt. Ky i fundit po përballet me skandalet që kanë plasur në Bashkinë e Tiranës me dosjen “5 D”, si edhe me aferën e inceneratorit të Tiranës. Në media u raportua së fundmi se drejtësia ka nisur dhe hetim pasuror ndaj kryebashkiakut. Me këtë lëvizje duke shtyrë kongresin, Rama ka lënë të hapur mundësinë e ndryshimeve në qeveri, ku të rrezikuar janë ata që nuk kanë përmbushur pritshmëritë e kërkuara prej tij si dhe emrat që kanë llogari të hapura me drejtësinë. Gjithashtu ai ka premtuar se do të reformojë PS-në, të cilën duhet ta ketë gati për zgjedhjet që siç thonë burimet nga brenda selisë rozë, mund të ndodhin në çdo kohë.

Mesazhi për drejtësi të pavarur

Rama gjithë këtë kohë ka leshuar mesazhe të forta për të vetët. Sipas tij, kryebeteja e Partisë Socialiste është drejtësia e pavarur”. “Ndërkohë që kush nuk është në të drejtën e vet ta mendojë luftën tonë për këtë drejtësi të porsalindur si zgjatjen e atij bishti të ndyrë të historisë shqiptare të kontrollit politik mbi drejtësinë, janë pikërisht ata ndër ju këtu përpara që e dinë shumë mirë, ose të paktën duhet ta dinin shumë mirë, qysh nga minuta e parë e jetës së kësaj shumice qeverisëse nën udhëheqjen time se për mua dhe për ne, kjo për drejtësinë e pavarur nga orekset e politikës është kryebeteja e PS për Shqipërinë Europiane”, deklaroi ai. Gjithashtu Rama ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për punën e SPAK apo ndaj çdo organi të drejtësisë. Madje për të gjithë të korruptuarit, kryeministri u shpreh se nuk ka asnjë ndjenjë tjetër përveç neverisë. “Ma dëgjoni mirë këtë,  ju dhe socialistët që lëshojnë atë fjalën: Rama të lëshon, Rama s’të  mbron! Unë kam përgjegjësinë më të madhe, nuk është as të skuqem, as të kërkoj ndjesë e aq më pak të zbrapsem pse dikujt që i besoj një detyrë dhe e mbështes në këtë front, i merr mendjen pushteti e paraja dhe tradhton jo vetëm besimin tim e tuajin, por edhe flamurin e stërgjyrshërve dhe bebave të këtij vendi. Të cilin pastaj sipas atij mësimit të mbrapshtë historik që qarkullon në atë formën që thashë, pasi njëri e ka përdorur flamurin e PS si maskë për të  vjedhur, ne të tjerët u dashka për ta përdorur si letër higjienike për t’ia fshirë bajgat e korrupsionit me dorën e partisë. Jo, jo dhe jo! Përgjegjësia ime morale është të mos lë dy gurë bashkë brenda kësaj familjeje politike dhe jashtë saj, për ta ndëshkuar çdo lloj këlyshi të atij sojit të vjetër politik, pavarësisht ngjyrës. S’kam asnjë ndjenjë tjetër përveç neverisë, kushdo që më ka ngrënë mua pas shpine, këtë parti dhe një popull të tërë që na ka dhënë votën, jo që s’më shkon mendja të mbaj dhe baltën e kujtdo mes nesh, që fjalët e mia të stërpërsëritura sa në parti e qeveri, apo nëpër takime kokë më kokë…”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

Më të lexuarat