BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Politike

Edi Rama: S’kam ndryshuar qëndrim për paktin me Melonin, mediat italiane më kanë cituar fjalë që nuk i kam thënë

Edi Rama: S’kam ndryshuar qëndrim për paktin me Melonin, mediat

Kryeministri është përfshirë sërish dje në replika me mediat italiane. “La Republika” ka publikuar një shkrim që e titullon: Rama heq dorë nga Meloni, marrëveshja për emigrantët do jetë një dështim. Shkrim që i referohet një bashkëbisedimi që gazetari Gerardo Greco ka zhvilluar në një kafe në një hotel të njohur në Tiranë. Por kryeministri e përgënjeshtron jo vetëm deklaratën për marrëveshjen, por dhe faktin se ka dhënë intervistë, sipas tij ishte thjeshtë një bashkëbisedim miqësor. “Jo, as kam ndryshuar ide, as kam dhënë intervistë. Kam bërë shqiptarin që praktikon fenë e vet të lashtë të mikpritjes-shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, duke iu ofruar një kafe disa miqve të mirë që kishin ardhur në Tiranë nga Italia. Folëm për shumë gjëra në një atmosferë të bukur miqësore dhe, sigurisht, edhe për marrëveshjen Kurrë, ama, nuk e kisha menduar që do të përfundoja edhe njëherë në batakun e luftës politike italiane, duke më cituar me fjalë që nuk i kam thënë kurrë, të llojit “do jetë një dështim” ose “do duhej D’Alema” nën titullin “Rama heq dorë nga Meloni”, ku nuk e gjej aspak veten.” Gjithsesi, kryeministri siguron se nuk ka kthim pas për marrëveshjen me ngritjen e kampeve të azilkërkueseve në Gjadër. “Megjithatë, e përsëris: Edhe po të kthehesha një qind herë pas, sërish do ta bëja marrëveshjen për emigrantët me Italinë dhe me asnjë vend tjetër. E kam thënë gjithnjë që, sipas meje, është diçka e re që duhet të kalojë provën e realitetit. Pastaj, nëse për realitet merret një foto e publikuar nga një kantier orët e para të punës, shoqëruar me titullin “800 milionë të hedhura kot”, atëherë jetojmë në botë paralele dhe asgjë nuk mund të na afrojë.” Reagimin e tij, kryeministri shqiptar e mbyll me qëndrimin tij mbi sfidën që Europa ka në luftën ndaj emigracionit të paligjshëm.

Më të lexuarat