Edvin Kulluri ka komentuar zgjedhjet e ardhshme vendore të qershorit 2019.
Ai tha se PD nuk fiton dot më shumë se 7-8 bashki. Sipas tij, PD po shkon drejt një katastrofe elektorale.
"Sido që të jetë, PD nuk merr më shumë se 7 ose 8 bashki. Kjo do jetë një katastrofë elektorale. Basha nuk jep dorëheqjen as po të mbetet i vetëm në PD. Ta dinë demokratët, kjo e sotme na bindi plotësisht, se i vetmi synim i Bashës është për ta mbajtur PD-në në opozitë. Sa më shumë trembet Edi Rama, aq më shumë e mbyll PD-në Basha. Sa më i fortë bëhet Rama, aq më trim bëhet brenda PD-së Lulzim Basha. Le ta dijë, as të mos i shkojë në mendje të afrohet te studentët. E kanë bërë të qartë ata se nuk kanë besim te politika. Po të kishte besim te opozita, studentët nuk dilnin në shesh, por i bashkoheshin opozitës", tha Kulluri në Report Tv.