Angazhimet e Sali Berishës për të ngritur padi gjyqësore ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit duket se do të mbeten thjesht pretendime. Si një kundërpërgjigje ndaj vendimit të DASH, ish-kryeministri Berisha deklaroi të enjten se, ka angazhuar një ndër avokatët e njohur francezë Battonier Jean Yves Leborgne dhe se padia ndaj Blinken do të ngrihet para Gjykatës Korreksionale të Parisit, për shpifje publike. Por këtë plan e hedhin poshtë ekspertët e huaj për këto çështje. Një ndër ta është edhe eksperti amerikan i së drejtës ndërkombëtare, Paul Williams, profesor në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Amerikan në Uashington, i cili tha gjatë një interviste televizive se gjyqi që pretendon Berisha nuk do të ndodhë. Sipas tij, ajo padi nuk do të merret parasysh për dy arsye; e para, Bliken mbetet i pacenuar përballë çdo deklarate apo vendimi që jep në emër të Departamentit dhe arsye e dytë është se, Gjykata Franceze nuk ka kompetenca mbi këtë çështje. Williams shpjegon se, gjykata franceze nuk mund të marrë përsipër të shqyrtojë padinë e Berishës për aq kohë sa ky i fundit dhe i akuzuari nuk janë shtetas francezë. “Sekretari i Shtetit Antony Blinken gëzon imunitet për veprimet zyrtare. Në Shtetet e Bashkuara, gjykatat nuk ndërhyjnë në politikën e jashtme. Nuk e di se çfarë do të thoshin gjykatat franceze, përveçse që kjo është një mosmarrëveshje midis një jo-shtetasi dhe një shteti të huaj, kështu që ata nuk do të kishin juridiksion mbi një çështje të tillë. Në sistemin e drejtësisë franceze, Gjykata Korreksionale është thjesht një nga tre dhomat të cilat përbëjnë Gjykatën e Shkallës së Parë. Si e tillë mbetet e paqartë se çfarë klauzolash do të mund të shfrytëzoheshin për të hapur një proces, ku asnjëra nga palët, as paditësi dhe as i padituri nuk janë shtetas francezë, dhe kur asnjë element i çështjes nuk lidhet me Francën”, u shpreh Williams. Nga ana tjetër edhe detajet e publikuara mbi Gjykatën Korreksionale pohojnë arsyetimin e dhënë nga eksperti amerikan. Të dhënat tregojnë se, ky institucion nuk është një gjykatë ndërkombëtare që do të thotë se territori i çështjeve që mbulon është Parisi për krime që kryhen aty apo të prekur janë shtetas francezë.
E refuzoi ftesën për punë në Top Arena, Heidi zbulon troç arsyen
Prej kohësh në rrjet po qarkullonte lajmi se pas BBV, Ed Manushi i ofroi Heidit t’i bashkohej grupit të “Top...
Lexo më shumë