Ndonëse nuk e ka kuorumin e nevojshëm prej 5 anëtarësh, kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Endira Bushati, vijon përpjekjet për të arritur miratimin e akteve që lidhen me transmetimet numerike.
Kjo mbledhje është zhvilluar vetëm me operatorët lokalë, pasi televizionet kombëtare e kanë bojkotuar procesin. Edhe pse në mënyrë antiligjore vetëm me 3 anëtarë, AMA po çon përpara licencimin e rrjeteve për të cilën kërkohen firmat e 5 anëtarëve.
Sipas Bushatit, ndonëse në mënyrë jo ligjore, këto akte priten të miratohen në fillim të shtatorit."Ne mirëpresim çdo rekomandim dhe sugjerim tuajin për këto rregullore. Këto akte pritet që të miratohen nga fillimi i shtatorit. Shprehim keqardhje për mospjesmëarrjen e të tjerëve", u shpreh Bushati.