BREAKING NEWS

SHBA tërhiqet përballë Sali Berishës, vula e PD kthehet te Rithemelimi, nis skenari i 2005 për rikthimin në pushtet të familjes “Berisha”, ja surprizat që pritet të ndodhin në zgjedhjet ë 2025

SHBA tërhiqet përballë Sali Berishës, vula e PD kthehet te
x
BREAKING NEWS

Ja si do spastrohet politika shqiptare nga Sali Berisha, Spartak Ngjela zbardh prapaskenat e vendimit të Gjykatës së Apelit për kalimin e vulës dhe logos së PD te Rithemelimi

Ja si do spastrohet politika shqiptare nga Sali Berisha, Spartak Ngjela zbardh
x
BREAKING NEWS

Kalimi i vulës së PD në duart e Sali Berishës, lajm ogurzi për Ilir Metën, ja si do të dalë jashtë loje presidenti i PL dhe pse vendimi i Gjykatës së Apelit është politik, juristja Brizida Gjikondi zbulon të pathënat

Kalimi i vulës së PD në duart e Sali Berishës, lajm ogurzi
x
BREAKING NEWS

Edi Rama u prish qetësinë deputetëve dhe ministrave, paralajmëron furtunë në listat e zgjedhjeve të 2025, shtyhet për në shtator takimi me emigrantët në Londër e Gjermani, ja kur do të mbahet Kongresi i PS

Edi Rama u prish qetësinë deputetëve dhe ministrave,
x
BREAKING NEWS

50 urdhër-arreste në tryezën e prokurorëve specialë, ja 10 dosjet që po “kopsit” SPAK, gazetari zbardh emrat “VIP” të rrezikuar dhe tregon provat tronditëse që ka zbuluar drejtësia e re për disa deputetë të Kuvendit

50 urdhër-arreste në tryezën e prokurorëve specialë, ja
x
BREAKING NEWS

Del vendimi i detajuar, ja kur dhe sa do të rriten pagat për 130 mijë punonjësit e administratës në vend, zbardhet skema e re që do të ndiqet edhe për bashkitë

Del vendimi i detajuar, ja kur dhe sa do të rriten pagat për 130
x
BREAKING NEWS

Allajbeu i “Spitalit Amerikan” ka futur gruan e tij për të marrë para nga koncensioni i sterilizimit, dalin dokumentet, ja si u largua menjëherë pas thellimit të hetimeve nga SPAK

Allajbeu i “Spitalit Amerikan” ka futur gruan e tij për të
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbulon skenarin e “errët” të Sali Berishës që po thur nga banesa me besnikët e tij për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja vepra penale që ka kryer Flamur Noka për interesat e ish-kryeministrit

Romeo Kara zbulon skenarin e “errët” të Sali Berishës
x

Politike

Endri Hasa: Bashkimi i PD-së, një përrallë, Lulzim Basha lufton për parime dhe jo për interesa politike

Endri Hasa: Bashkimi i PD-së, një përrallë, Lulzim Basha

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Endri Hasa ka deklaruar në një media se bashkimi i kësaj force politike pas çarjes së saj, mbetet një utopi. Sipas Hasës, ai e ka konstatuar këtë qëndrim që pas përplasjes mes kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe liderit historik të së djathtës, Sali Berisha. “Në një moment të caktuar disa anëtarë të kryesisë i kërkuan z. Basha të bënte një hap pas për t’i dhënë mundësi një bashkimi hipotetik me ata që kishin humbur rrugën praktikisht në PD. Pasi Basha e bëri këtë hap pas, unë nuk e kam thënë në media, sot është dita ta them, kam qenë nga të vetmit anëtar i kryesisë që në ditën që është bërë mbledhja kam thënë që; “këto përrallat me bashkim mbeten përralla, sepse ndarja është ideologjike. Nuk ka bashkime mekanike dhe matematikore”, theksoi Hasa. Më tej Hasa vuri në dukje se bashkimi politik apo koalicionet bëhet për parime dhe jo për llogari në tavolinë. “Partia Demokratike është besimplotë se duke qenë në anën e duhur të historisë duke qenë me njerëzit dhe për njerëzit. Kjo nuk bëhet duke bërë llogari në tavolinë. Politika nuk bëhet duke bërë matematikë. Për këtë kam qenë i mendimit që nuk ka bashkime që mund të jenë mekanike sepse në politikë që të ngjizet diçka, madje kam qenë kundër koalicioneve që janë thjesht të ngjizura. Që të në ngjizet diçka në politikë duhet një reaksion kimik, është si kimi ose ka një qasje të përbashkët që ti të jesh të besueshëm. Nuk mund që një i ekstremit të djathtë të ngjizet me një të ekstremit të majtë dhe të prodhojnë dy. Bashkimet bëhen për parime nuk bëhen për numra”, u shpreh Hasa. Ndërkohë ai theksoi se kryedemokrati Basha ka punuar përgjatë kësaj kohe për një ofruar një alternativë të re për shqiptarët. “Z. Basha ka punuar përgjatë kësaj kohe për t’iu ofruar një alternativë shqiptarëve për të zgjedhur ekipe individësh në zonat e tyre, njerëz që janë në terren me qytetarët dhe që janë afër tyre, jo njerëz që duan të mbyllen brenda katër mureve të Parlamentit. Ky është prioriteti ynë. Prioriteti është që të ofrojmë diçka që njerëzit ta pranojmë. Njerëzit besojnë te individët e pastër dhe ne e kemi bërë për parime. Siç ndodhi edhe me Amnistinë. Kur ne dilnim dhe thoshim që do të lirohen zyrtarë të korruptuar, do të lirohen personat e dënuar nga Gjykata e Posaçme. Ata që miratuan amendamentet bënë një goditje ndaj reformës në Drejtësi, nxorën njerëz që ishin të dënuar nga SPAK dhe GJKKO”, nënvizoi Hasa.

Më të lexuarat