BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Politike

Çështja Beleri/ Gjermania 'shuplakë' Mitsotakis: Kërcënimet greke ndaj Shqipërisë, fjalë boshe...

Çështja Beleri/ Gjermania 'shuplakë' Mitsotakis:

Kërcënimet e Greqisë për të penguar hyrjen e Shqipërisë në BE thekson gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” janë fjalë boshe.

Kryeministri shqiptar Edi Rama thekson kjo gazete gjermane di shumë mirë se “e ashtuquajtura  perspektivë BE ” nuk është më asgjë më shumë se një iluzion.

“Kjo është arsyeja pse kërcënimi për të penguar një proces që nuk ka përparuar prej vitesh vështirë se do ta trembë kryeministrin e Shqipërisë.”

Ndërkaq gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” komenton vendosjen nga Mitsotakis te Fredi Beleri si kandidat për eurodeputet në listën Demokracisë së Re.

Sipas analisteve gemanë kryeministri grek ka dy synime me përzgjedhjen e Belerit. Së pari, Athina dëshiron qe të tërheqë sa më shumë vëmendjen e Brukselit për këtë çështje.

“Zgjedhja e Belerit duhet t’u bëjë të qartë burokrateve në BE se shkelja e shtetit ligjor në Shqipëri është një çështje panevropiane. Deri më tani kancelari gjerman Olaf Scholz dhe zyrtarët e Brukselit e kanë konsideruar çështjen e Blerit një çështje dypalëshe. Ndryshe  mendon kryeministri grek pasi për të çështja ka të bëjë me mënyrën se si Shqipëria i trajton pakicat etnike, se si funksionon drejtësia Shqiptare.

Rasti Beleri, thuhet nga qeveria greke se është një betejë e vlerave të perëndimit Evropës së bashkuar, në të njëjtën kohë duke emëruar Belerin, Partia Néa Dimokratía e Mitsotakis synon që të fitojë vota edhe nga ana e ekstremit të djathtë të spektrit politik grek. Si anëtar i burgosur i minoritetet grek në Shqipëri, Beleri është kandidati i ideal për këtë, përveç kësaj rezymeja e tij mund të tërheqë vota përtej qendrës së djathtë,” thekson  “Frankfurter Allgemeine Zeitung” duke iu referuar ndër të tjerave edhe përfshirjes së Belerit në organizatën MAVI.

Siç thekson gazeta gjermane Beleri mbeti pranë të djathtës edhe pas lirimit të tij nga burgimi në vitet 1990. Ai ishte pjesë e fraksionit neo-nazist grek Agimi i Artë, një lëvizje e ekstremit të djathtë.

Më të lexuarat