
“Vangjush Dako ishte lidhje direkte e Ramës”/ Artan Hoxha zbardh detaje të reja nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit: Janë bërë tentativa që...

“Fletë-arresti për Dakon u pre të premten”, Artan Hoxha zbulon detaje të reja: Ja pse nuk u zbatua menjëherë urdhri i SPAK

Plagosi bashkëshorten në Korçë, vetëdorëzohet autori

Kryeministri Rama takim me ambasadoren Yuri Kim pas arrestimi i Dakos nga SPAK (Detajet)

“Është i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë”/ Avokati zbulon ku ndodhej Vangjush Dako në momentin që doli urdhër-arresti

Arrestimi i Vangjush Dakos, analisti i njohur zbulon skenarin: Një situatë e tillë i intereson kryeministrit apo po detyrohet...

“SPAK nën trysnin e ndërkombëtarëve”/ Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon avokati i tij: Ja për çfarë akuzohet

Avokati Hazizaj zbardh detaje nga arrestimi i Vangjush Dakos me urdhër të SPAK: Masa e sigurimit me burg nuk është e duhura, ja çfarë rrezikon ish-kryebashkiaku

Çështja e minoritetit bullgar në Shqipëri (1912-1945) dhe përpjekjet për hapjen e shkollave në gjuhën amtare

Shkruar nga SOT.COM.AL 10 Shkurt 2021
Bullgarët e Shqipërisë janë një popull i vjetër. Ata datojnë këtu qysh në shekujt V-VII. Pavarësisht kapriçove të kohërave dhe fatit historik, sot në Shqipëri jetojnë njerëz që deklarojnë pa mëdyshje përkatësinë e tyre kombëtare bullgare dhe kanë mundur që gjatë shekujve, edhe pse larg shtetit amë, të ruajnë gjuhën dhe traditat e tyre. Gjithashtu edhe në Bullgari ka një numër të vogël shqiptarësh të cilët ruajnë gjuhen e vjetër shqipe në fshatin e Mandrices.
Marrëdhëniet e minoritetit bullgar me popullin shqiptar kanë qenë gjithnjë shumë të mira. Nga ana tjetër edhe shteti shqiptar, në dallim nga shtete e tjera të Ballkanit, ka lejuar dhe është kujdesur që ky minoritet të ruajë dhe zhvillojë identitetin e tij etnik dhe kulturor. Nga shteti shqiptar nuk ka pasur pengesa as për mësimin e gjuhës bullgare në shkollat e fshatrave ku jeton ky minoritet.
Minoriteti bullgar në Shqipëri njihet si një komunitet me njerëz të ndershëm dhe punëtorë, qytetarë të denjë të shtetit shqiptar. Përveçse duarartë ata njihen dhe si arsimdashës. Gjithmonë kanë dashur që të kenë shkolla në fshatrat e tyre, ku fëmijët të mësojnë edhe gjuhën amtare të trashëguar brez pas brezi. Përpjekjet në këtë drejtim nuk kanë munguar. Për realizimin e kësaj ëndrre shekullore ata kanë kërkuar mbështetje si nga shteti shqiptar ashtu dhe nga ai bullgar. Bullgaria menjëherë mbas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë (më 7 tetor 1913 është emëruar konsulli i parë bullgar në Vlorë, kurse në prill të vitit 1914 midis dy vendeve vendosen marrëdhënie zyrtare diplomatike) ka filluar përpjekjet për mbështetjen e kërkesave të minoritetit bullgar për shkolla në gjuhën amtare. Në nëntor të vitit 1913 ajo vendosi të dërgojë emisarët e vet për të ndihmuar në çështjen e shkollave. Edhe qeveria shqiptare mbështet këtë iniciativë të palës bullgare. Nga Sofja është dërguar një mësues në zonën e Gollobordës, ku dhe hapet shkollë në gjuhën bullgare. Një mision me mësues nga Bullgaria, të cilët ishin me origjinë nga bullgarët e Shqipërisë, në pranverën e vitit 1914 mbërrijnë në zonën e Korçës, ku janë pritur mjaft mirë si nga bullgarët, që jetonin në këtë zonë, ashtu dhe nga autoritetet vendore shqiptare. Puna e parë që bëjnë është organizimi dhe formimi i një komiteti që do merrej me çështjen e kishës dhe shkollave bullgare në Korçë. Në fshatin Drenovë, një fshat me popullsi bullgare në atë kohë (sot kanë ngelur shumë pak familje me origjinë bullgare. E njëjtë është situata edhe në fshatin fqinj, Boboshticë), më 11 maj të vitit 1914 në mënyrë solemne u festua dita e shenjtorëve sllavë Shën Kirili dhe Metodi. Për fat të keq kjo nismë e bukur e bullgarëve të Korçës, që gëzoi mbështetjen e plotë edhe të shtetit shqiptar, u ndërpre për shkak të shpërthimit të Luftës së parë Botërore. Korça dhe e gjithë Shqipëria e jugut pushtohen nga ushtria greke. Nga ana tjetër forcat serbe dhe malazeze pushtojnë pothuajse krejt pjesën veriore të saj. Në vjeshtën e vitit 1915 ushtria bullgare si pjesë e forcave të ushtrive Qendrore arrin deri në rrethinat e Dibrës. Në atë kohë fronti i luftës midis dy fuqive ndërluftuese kalon në Shqipërinë e Mesme. Kjo situatë mundësoi, që në periudhën 1916-1918, të rihapen disa shkolla bullgare në zonën e Dibrës. U bënë përpjekje për çelje të shkollave edhe në zonën e Gorës, por pa ndonjë sukses të konsiderueshëm, sepse kjo zonë ishte nën kontrollin e forcave austriake. Këtu vlen të theksohet se administrimi i këtyre territoreve shqiptare nga forcat bullgare nuk është pritur keq as nga popullsia shqiptare. Kjo gjë vërtetohet nga pjesëmarrja masive e shqiptarëve në radhët e ushtrisë bullgare. Sa për informacion, në frontin e Selanikut në radhët e ushtrisë bullgare luftojnë rreth 15 000 shqiptarë, një shifër kjo mjaft e konsiderueshme
Mbas Luftës se Pare Botërorë, për vite me radhë, zona e Korçës ngeli pjesë e Greqisë. Këto territore i kalojnë Shqipërisë në vitin 1924 mbas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve më 9 nëntor 1921 në Paris, e cila kishte vendosur që Shqipëria të kthehej në kufijtë e caktuar në vitin 1913. Duhet të kalonin disa vite mbas luftës që të rivendoseshin marrëdhëniet e mira diplomatike midis Shqipërisë dhe Bullgarisë. Zyrtarisht kjo ndodhi më 22 tetor 1922, ndërsa Legatat respektive filluan punë në janar të vitit 1925. Në atë kohë për shkak të viteve të vështira të luftës që kishte kaluar Shqipëria në zonat ku jetonte minoriteti bullgar nuk funksiononte asnjë shkollë në gjuhën amtare. Përfaqësuesi i misionit diplomatik bullgar ka kërkuar nga Tirana zyrtare emërimin e mësuesve në gjuhën bullgare. Kërkesa gjen mbështetje të plotë nga ana e qeverisë shqiptare pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme nga ana e qeverisë jugosllave për ta penguar këtë gjë.
Të parët që bëjnë kërkesë tek qeveria shqiptare për hapjen e shkollës në gjuhën e tyre bullgare kanë qenë banorët e fshatit Vërnik të qarkut të Bilishtit. Në një letër që mban datën 10 janar 1925 pleqësia e fshatit, e bazuar në një mbledhje të organizuar nga fshatarët dhe vendimin e marrë në të, i drejtohej Ministrisë së Punëve të brendshme të Shqipërisë që t’u jepej e drejta për çeljen e shkollës në gjuhën bullgare. Kërkesa e tyre nuk u plotësua me arsyen se mungonin mësuesit që të jepnin mësimet në gjuhën bullgare. Prefektura e Korçës propozoi që në Vërnik të hapej një shkollë shtetërore shqiptare dhe një mësues të jepte orët e mësimit në bullgarisht. Banorët e fshatit Vërnik ngelën të pakënaqur nga kjo zgjidhje dhe bënë ankesë në Legatën bullgare në Tiranë.
Në pranverën e vitit 1926 qeveria shqiptare miraton një ligj sipas të cilit mësuesit në këto zona duhet të jepnin mësim sipas programit arsimor shqiptar, në gjuhën shqipe dhe vetëm disa orë në javë në gjuhën amtare. Kjo situatë e re e vështirëson misionin e hapjes së shkollave bullgare, sepse duheshin gjetur mësues që të dinin njëkohësisht edhe shqip edhe bullgarisht, gjë që për kohën në fjalë ishte tepër e vështirë. Gjatë kësaj kohe disa bullgarë me origjinë nga fshatrat me kombesi bullgare të Shqipërisë që banonin në Sofje u munduan të ndihmonin vëllezërit e tyre në Shqipëri për të hapur shkolla dhe për të siguruar librat e nevojshme për to.
Ministria për Punët e Jashtme dhe Feve e Bullgarisë nga ana e saj dërgoi për minoritetin bullgar disa abetare për klasën e parë, bibla dhe mesharë në bullgarisht.
Gjatë vitit 1928 fshatrat e zonës së Korçës janë më aktivë në kërkesat e tyre për të drejta si minoritet bullgar. Disa nga fshatrat e Prespës së Vogël bëjnë lutje tek Ministria e Arsimit për hapjen e shkollave në gjuhën e tyre amtare. Një vit më vonë të njëjtën gjë bëjnë dhe bullgarët nga fshati Klenjë, Gollobordë. Në vitin 1931, banorët e Goricës (Prespë) i kërkuan Ministrisë së Arsimit çeljen e një shkolle bullgare. Ata u ankuan se fshati i tyre nuk kishte as edhe shkolla shqipe, megjithëse kishte një godinë shumë të mirë.
Duke parë interesimin në rritje të minoritetit bullgar për shkolla në gjuhën e tyre aktivizohet më shumë edhe Ministria për Punët e Jashtme dhe Feve e Bullgarisë duke krijuar dhe një dikaster në këtë ministri që do të merrej konkretisht me problemet që kishin të bënin me shkollën dhe kishën në fshatrat bullgare në Shqipëri. Për këtë u caktua dhe një inspektor, mësues me përvojë, i cili mbasi erdhi në Shqipëri dhe shkoi në të gjitha fshatrat bullgare, insistoi që ministria të dërgonte mësues në të gjitha fshatrat. Edhe qeveria shqiptare kishte një vullnet pozitiv për hapjen e shkollave bullgare. Autoritet vendore arsimore të Korçës propozuan hapjen e shkollave në disa fshatra të Prespës me qëllim që të plotësoheshin kërkesat e banorëve bullgarë. Shqipëria në këtë drejtim po krijonte një imazh të mirë në krahasim me disa shtete ballkanike, të cilët kishin kundërshtuar arsimin bullgar në zonat ku në vendet e tyre jetonte minoritet bullgar. Shqipëria ndjente dhe detyrimin moral të ndihmonte këto fshatra pasi ato kishin shprehur vullnetarisht dëshirën për të qenë pjesë e territorit shqiptar në kohën kur caktoheshin kufijtë me fqinjët. Por ky vullnet i qeverisë shqiptare ndeshte vështirësi, veçanërisht në sigurimin e kuadrit mësimor. Pavarësisht se në disa fshatra të Qarkut të Korçës funksiononi shkolla shqipe, në to nuk mësohej gjuha bullgare për arsyen e vetme se mungonin mësuesit që mund ta jepnin atë. Për këtë qëllim Qeveria u kishte akorduar bursë në Shkollën Normale të Elbasanit dy nxënësve me origjinë bullgare, që mbas diplomimit t’i emëronte si mësues të gjuhës bullgare në këto shkolla. Përpjekjet e qeverisë shqiptare për zgjidhjen e çështjes së shkollave u vlerësuan mjaft pozitivisht nga pala bullgare, e cila e shikonte si një hap pozitiv në konsolidimin e marrëdhënieve tradicionalisht të mira që ekzistonin midis dy vendeve.
Më 9 janar 1932 delegacioni shqiptar dhe ai bullgar nënshkruan në Sofje një protokoll sipas të cilit njihnin juridikisht ekzistencën e pakicave shqiptare e bullgare në vendet respekive. Ajo që është më e rëndësishmja, ato angazhoheshin të ndërmjetësonin pranë qeverive të tyre që ato të hapnin shkolla shqipe dhe bullgare, në ato fshatra ku jetonin minoritetet përkatëse. Në këto shkolla mësimet do të zhvilloheshin në gjuhën amtare të pakicave, ndërsa gjuha zyrtare ishte e detyrueshme.
Në nëntor të vitit1933 në Legatën bullgare në Tiranë dërgohen dhe dy punonjës të rinj të cilët do ndihmonin dhe kujdeseshin për nevojat arsimore dhe fetare të minoritetit bullgar në Shqipëri. Nga ana e saj kisha shqiptare lejonte që shërbesat fetare të mbaheshin edhe në gjuhën sllavo-kishtare në ato fshatra bullgare ku kishte priftërinj. Kjo politikë e ndërmarrë nga ana e shtetit bullgar inkurajon bullgarët e këtyre anëve duke shpresuar për një mbështetje më serioze.
Në vitin 1935 çështja për të drejtat e minoriteteve në Shqipëri diskutohet dhe në Organizatën e Kombeve. Shqipëria merr vendimin për hapjen e shkollave për pakicat. Shteti bullgar tregohet i mefshtë dhe vonon me ndihmën për hapjen e shkollave në gjuhën bullgare.
Në vitin 1939, kur Shqipëria ndodhet nën pushtimin italian, një përfaqësi e zgjedhur nga 19 fshatra bullgare i dërgojnë një letër mbretëreshës bullgare Joana që me influencën e saj të ndërhyjë pranë autoriteteve italiane në Tiranë për hapjen e shkollave bullgare në fshatrat e tyre. Por dëshira e tyre ngelet vetëm një ëndërr e bukur, sepse filloi Lufta e dytë Botërore.
Mbas luftës qeveria komuniste shqiptare i kërkon qeverisë bullgare të dërgojë mësues në Shqipëri për shkollat në fshatrat bullgare, por Sofja zyrtare jo vetëm që nuk pranon, por e la fatin e bullgarëve në dorën e Beogradit dhe Shkupit të cilët e shfrytëzuan këtë dobësi të Sofjes për interesat e veta.
Njohja e minoritetit bullgar në Shqipëri dhe hapja e shkollave në gjuhën amtare
Në statistikat e shtetit shqiptar të vitit 1932 dhe nga një statistikë e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë të vitit 1935 gjendja e minoritetit bullgar në Shqipëri paraqitet si vijon: Në prefekturën e Korçës ka 3400 banorë, në Prefekturën e Dibrës ka 7841 banorë. Pra gjithsej 11 241 banorë. Në këto statistika nuk është përfshirë popullata në fshatrat e Gorës se Kukësit. Në ditët e sotme minoriteti bullgar në Shqipëri jeton në disa fshatra me popullsi kompakte në zonat e Gorës (Kukës), Gollobordës (Dibër) dhe Prespës së Vogël (Korçë), gjithashtu një numër i konsiderueshëm me origjine nga këto zona jetojnë dhe në qytetet kryesore të Shqipërisë, ku një pjese e tyre e kane humbur gjuhen dhe traditat e tyre. Kjo popullsi me kombësi bullgare është më së shumti e besimit mysliman (zona së Gorës dhe pjesa më e madhe e banorëve të Gollobordës) dhe më pak e besimit ortodoks (zona e Prespës së Vogël dhe një numër i vogël banorësh të Gollobordës). Numri i saktë i tyre nuk dihet. Numërimi i popullsisë që pritet të bëhet së shpejti në Shqipëri do tregojë dhe gjendjen aktuale të minoritetit bullgar në vendin tonë.
Mbas vitit 1990 në Shqipëri ndodhën ndryshimet e mëdha demokratike dhe u kthye liria e mohuar e fjalës dhe mendimit. Për popullin shqiptar dhe për vetë bullgarët e Shqipërisë po hapej një perspektivë e re. Këta të fundit menjëherë kthyen sytë nga shteti amë, nga Bullgaria. Ata filluan përpjekjet për të arsimuar fëmijët e tyre në gjuhën amtare. Shumë të rinj nga ky komunitet me dëshirën e prindërve të vet shkuan në Bullgari për të mësuar dhe studiuar. Në vitin1993 në Bullgari shkuan me studime studentët e parë shqiptare me kombësi bullgare. Edhe sot e kësaj dite shumë veta vazhdojnë shkollën dhe studimet e larta në universitetet bullgare. Përveç kësaj në disa qytete të Shqipërisë me popullsi bullgarofone filluan të funksionojnë dhe kurse për mësimin e gjuhës bullgare. Një pjese e studenteve te cilët kishin mbyllur studimet e larta ne Bullgari u bënë mësues të nxënësve të cilët si pjesëtarë të minoritetit kishin dëshirë të mësonin gjuhën dhe të vazhdonin studimet e mëtejshme në qytete të ndryshme të Bullgarisë.
Përfaqësuesit e minoritetit bullgar krijuan dhe shoqatat e tyre kulturore. Qëllimi i tyre kryesor është të ruajnë traditat, kulturën, gjuhën dhe identitetin e minoritetit bullgar në Shqipëri. Që në fillimet e krijimit të tyre ata u përpoqën që të hapin shkolla për mësimin e bullgarishtes. Fryt i këtyre përpjekjeve është hapja e shkollave në Tiranë, Korçë dhe Bilisht. Këto shkolla funksionojnë vetëm ditëve të shtuna dhe të diela, ku nxënësit të grup moshave të ndryshme mësojnë në bullgarisht, duke filluar nga mësimi i abetares për nxënësit e vegjël dhe lëndëve gjuhë dhe letërsi bullgare dhe histori për grupet më të avancuara.
Shkolla e parë e këtij lloji u hap në Tiranë më 15 tetor të vitit 2015 me iniciativë të Shoqatës „Prosperitet Golloborda“. Shkolla mban emrin e heroit kombëtar bullgar Hristo Botevit. Këtu, nxënësve të kryeqytetit me origjinë bullgare, u krijohet mundësia për të mësuar në gjuhën amtare. Sot janë rreth 100 nxënës që frekuentojnë orët e bullgarishtes në këtë shkollë. Ata janë të moshave të ndryshme, nga parashkollor deri në klasë të 12-të të shkollës së mesme. Në vitin 2017 me iniciativë të “Shoqatës për miqësi bullgaro-shqiptare“ u hap një kurs mësimor i gjuhës edhe në qytetin e Korçës ku jeton një komunitet i konsiderueshëm bullgar. Kjo shoqatë një vit më vonë hapi një kurs edhe në qytetin e Bilishtit. Ne rangun kohor te 3 viteve nxënësit e këtyre kurseve u shtuan nga 10 veta ne vitin e pare ne 70 nxënës ne vitin e trete, ku 90% te tyre vazhduan studimet e larta ne universitetet Bullgare. Mësues në këto kurse mësimore janë shtetas shqiptare me kombësi bullgare që kanë kryer studimet e larta në Bullgari.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë siguron për këto shkolla ndihma me libra që botohen posaçërisht për shkollat bullgare të diasporës. Përveç ndihmës së institucioneve shtetërore, shoqatave ju ofroj edhe ndihme nga organizata studentore nga universitete te ndryshme bullgare, ku te cilat organizuan ndërgjegjësim publik për dhurime librash në diaspore. Një nga donatoret i cili siguroi bazën materiale për klasat mësimore ishte edhe filantropi i shquar bullgar Dr. Milen Vrabevski, i cili është vlerësuar nga Komisioni Europian me çmimin “Qytetar europian i vitit” për iniciativat e ndryshme te cilat ai organizon.
Shteti shqiptar si gjithnjë nuk ka penguar zhvillimet pozitive tek minoritetet që jetojnë në Shqipëri. Edhe manifestimi i vetëdijes bullgare nuk përndiqet nga autoritetet shqiptare. Tre vjet më parë, më 12 tetor 2017, Parlamenti shqiptar miratoi një ndryshim në “Ligjin për Mbrojtjen e Minoriteteve”, me të cilin Shqipëria njohu zyrtarisht pakicën bullgare. Ky është një moment historik për bullgarët e Shqipërisë. Si rezultat i kësaj, më 28 janar 2019, për herë të parë në historinë e minoritetit bullgar, Televizioni Kombëtar Shqiptar transmetoi lajme në bullgarisht ne permijet te cilave kjo popullsi bullgarofone në territorin e Shqipërisë ka mundësi të informohet në gjuhën e vet amtare.
Në kushtet e reja, me mundësitë që ofron Kushtetuta e Shqipërisë për minoritetet, për minoritetin bullgar hapen perspektiva të reja për mësimin e gjuhës bullgare dhe ruajtjen e traditave te ketij populli si vlere e shtuar e shtetit Shqiptar.
Prof. As. Dr. Raqi Bello & MSc. Ervis Taluri
Më të lexuarat


Nga Vangjush Dako e deri tek Lefter Alla, zbuloni cilët janë kryebashkiakët socialistë që kanë përfunduar pas hekurave (Emrat)

Pas arrestimit të Vangjush Dakos, Këlliçi i bën thirrje SPAK: Mos luaj me dy porta...

Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon avokati Gjokutaj dhe zbardh prapaskenat e forta: Një show politik, ja pse nuk do të dënohet

SPAK lëshoi urdhër arrest me burg për Vangjush Dakon, vjen reagimi nga Nisma Thurje

Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon deputeti i PS: Peshk i madh është Berisha dhe Meta

Berisha plas deklaratën ‘bombë’ dhe bën denoncimin e fortë: Urdhër-arresti i Dakos u firmos para 4 ditësh, ja kush e bllokoi

“I kam duart akullore, s’më përballon dot njeri, jam supermen”/ Ja si mbrohej Vangush Dako kur akuzohej për korrupsion

Urdhër-arresti i SPAK për Vangjush Dakon, reagon Salianji

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, vjen reagimi i parë nga opozita

Mbledhja e kryesisë së PD-së, Tabaku refuzon postin e kryetares së komanduar, ja çfarë propozon
