BREAKING NEWS

Zarfi i "ëmbël” fundos zyrtaren e lartë, zbardhet dëshmia e Sekretares së Përgjithshme e Shëndetësisë

Zarfi i "ëmbël” fundos zyrtaren e lartë, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Tensionet në veri, gazeta gjermane trondit me artikullin: Politikat e Kurtit, në përputhje me planet serbe për destabilizimin e rajonit

Tensionet në veri, gazeta gjermane trondit me artikullin: Politikat e
x
BREAKING NEWS

"Po flitet minutat e fundit"/ Eksperti Ervin Karamuço del me deklaratën 'bombë': Së shpejti do të arrestohet një ish-kryebashkiak

"Po flitet minutat e fundit"/ Eksperti Ervin Karamuço del me
x
BREAKING NEWS

Shkatërohet banda shqiptare në Itali/ Kush është trafikanti i shumëkërkuar që bashkëpunonte me “Ndraghetan” (emri)

Shkatërohet banda shqiptare në Itali/ Kush është trafikanti
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh me euron? Pëson rënie dhe merr 'goditjen' më të madhe në historinë e këmbimit valutor

Çfarë po ndodh me euron? Pëson rënie dhe merr
x
BREAKING NEWS

Shpërthen zjarr pranë SPAK, dalin detajet e para

Shpërthen zjarr pranë SPAK, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Mjekët e Lefter Allës zbarkojnë në GJKKO

Çfarë ndodhi? Mjekët e Lefter Allës zbarkojnë në
x
BREAKING NEWS

Morën ryshfet për një tender, GJKKO merr vendimin për dy zyrtaret e ministrisë së Shëndetësisë

Morën ryshfet për një tender, GJKKO merr vendimin për dy
x

Politike

Çështja “McGonigal”/ Berisha takim me krerët e degëve, hedh akuza të forta ndaj Ramës: Rasti më i rëndë që prej kohës së Enver Hoxhës! Ka punuar që nga 2017-a për...

Çështja “McGonigal”/ Berisha takim me krerët e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur sot pasdite në takim krerët e degëve të Partisë Demokratike në të gjithë vendin.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se që prej vitit 2017, ka punuar fshehtazi për të shkatërruar Partinë Demokratike dhe opozitën në Shqipëri.

Sipas kreut të PD-së, rasti “McGonigal”, është skandali më i rëndë për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane që prej kohës së Enver Hoxhës kur diktatori ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me SHBA-në.

Berisha: Mblidhemi sot në një moment shumë të veçantë. Në një moment kur para gjithë shqiptarëve, është bërë përfundimisht e qartë se Edi Rama, të cilin ne me të drejtë, me fakte dhe argumente, e kemi shpallur prej kohësh një armik të lirisë, armik të votës, armik të qenies sonë, faktohet se nga viti 2017 deri më sot, ky demon pushteti, njeri pa asnjë princip dhe vlerë morale, pa asnjë normë e standard, ka punuar fshehtas dhe haptaz për shkatërrimin e Partisë Demokratike dhe opozitës në Shqipëri.

Ka mobilizuar fonde, ka blerë dhe korruptuar, për faqen e zezë të tij, individë ndër më të fuqishmit në tokë në fushën e sigurisë. Siç është rasti i ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal. Vendi që udhëheq NATO-n dhe është përgjegjës për botën e lirë, del jashtë çdo lloj imagjinomi që të bëhet nga një fuqi tjetër përveçse armiqve të SHBA-së dhe NATO-s. E vërteta është se midis rekrutimit me korrupsion që Edi Rama i ka bërë McGonigal, përdorimit të tij kundër opozitës, vendosjes së monizmit në Shqipëri, investimeve të mëdha të Deripaskës në Tiranë, ka një lidhje të pazgjidhshme.

Ajo ç’ka si forcë politike pro perëndimore, na bie si detyrë largimi i menjëhershëm nga pushteti i këtij njeriu, që me abuzimin e tij, në thikën pas shpine që u futi marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, më të keqen që nga ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike nga Enver Hoxha, është një barrë e rëndë për çdo shqiptar në këtë vend. Është një barrë e rëndë morale dhe jo vetëm morale.

Në fillim të takimit, deputeti Flamur Noka foli për protestën e 11 shkurtit. Ai tha se pas kësaj proteste, do vazhdohet me përshkallëzimin e situatës, por pa specifikuar asgjë konkrete.

Noka: Kryesia e PD ka vendosur të thërrasë një protestë. Protesta do jetë në datë 11 shkurt në orën 12:00. Ne do vazhdojmë përshkallëzimin e situatës në vend. Shqiptarët nuk pranojnë që të kenë një njeri që nxiu imazhin e Shqipërisë, një individ që ka punuar gjatë gjithë kohës për të minuar demokracinë.