BREAKING NEWS

Autoriteti i Konkurrencës rrëzon marrëveshjen e Drejtorisë së Transportit dhe Tatimeve për rritjen e çmimit të patentës, e cilëson në kundërshtim me ligjin dhe paralajmëron se do monitorojë tregun 1 vit

Autoriteti i Konkurrencës rrëzon marrëveshjen e Drejtorisë
x
BREAKING NEWS

Qeveria shkarkon nga detyra Lefter Allën, opozita zbulon se ish-kreu i bashkisë Bulqizë u arrestua pasi prishi pazaret e Belinda Ballukut

Qeveria shkarkon nga detyra Lefter Allën, opozita zbulon se ish-kreu i
x
BREAKING NEWS

Çfarë do bëhet me fatin e emigrantëve ilegal në Britani? Çuçi ultimatum Bravernan dhe zbardh bisedimet e takimit: Të amnistohen shqiptarët të cilët punojnë në...

Çfarë do bëhet me fatin e emigrantëve ilegal në
x
BREAKING NEWS

Vrasja e dy vëllezërve Bilali në Shkodër, “Apeli” dënon me 25 vite burg Arsen Stojkun, autori është mik i Licëve, ja si ndodhi ngjarja

Vrasja e dy vëllezërve Bilali në Shkodër,
x
BREAKING NEWS

E pabesueshme, por e vërtetë! Policia mësyn me ‘ultimatum’ në banesën e të shumëkërkuarit në Durrës, por ‘surprizohet’ nga ajo çfarë i gjen babait të tij

E pabesueshme, por e vërtetë! Policia mësyn me
x
BREAKING NEWS

Media e njohur gjermane plas skandalin që po trondit Beogradin: Ja si presidenti Vuçiç bashkëpunoi me hakerat izraelitë për të eliminuar nga politika liderin opozitar

Media e njohur gjermane plas skandalin që po trondit Beogradin: Ja si
x
BREAKING NEWS

Ndizen sirenat e alarmit në Ukrainë: Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë rrezikon të shpërthejë, ja si mund të përsëritet katastrofa “Fukushima”

Ndizen sirenat e alarmit në Ukrainë: Termocentrali më i madh
x
BREAKING NEWS

Kreu i Wagner ngre alarmin: Ukraina më e fuqishme se kurrë, po përgatitet për tre sulme “vdekjeprurëse” kundër Rusisë, ja plani i fshehtë për marrjen e Krimesë

Kreu i Wagner ngre alarmin: Ukraina më e fuqishme se kurrë, po
x

Politike

Çështja McGonigal- Rama/ Presidenti përkrah opozitën për hetimin nga SPAK: Shumë mirë që i është drejtuar institucioneve ligjzbatuese

Çështja McGonigal- Rama/ Presidenti përkrah opozitën

Presidenti Bajram Begaj u rezervua të japë një vlerësim personal për çështjen McGonigal, ish-shefin e zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në New York, i cili është nën akuzë për fshehjen e takimeve me kryeministrin Rama dhe për pastrim parash.

Ai pohoi në emisionin “Pa Censurë” se nuk kishte biseduar me kryeministrin për këtë çështje, por është njohur nga media. “Pres që të bëjnë analizat dhe deduksionet e tyre institucionet kompetente dhe më pas të dal me opinionin tim personal”, tha Presidenti, i cili vlerësoi kërkesën e opozitës në SPAK për të hetuar këtë çështje dhe përfshirjen e Kryeministrit në dyshimet për të korruptuar zyrtarin e lartë të FBI-së.

“Shumë mirë që opozita i është drejtuar institucioneve ligjzbatuese në vend për t’u marrë me procesin. Dhe kështu duhet të jetë. Duhet të kemi besim tek institucionet”, pohoi Presidenti i Republikës.

PJESË NGA INTERVISTA
Opozita ka paralajmëruar protestë që e lidh me aferën e ish zyrtarit të FBI-së dhe dyshimet se ai u korruptua nga qeveria e Shqipërisë. Si e keni përcjellë këtë lajm? I keni kërkuar kryeministrit ndonjë sqarim apo prokurorisë të hetojë?

Ju thashë dhe pak më parë. Jam një lexues dhe vëzhgues i rregullt i raporteve, si i atyre në vend, ashtu edhe i raporteve ndërkombëtare. Po kështu, jam informuar rreth çështjes që ju sapo përmendët, përmes medias dhe nëpërmjet informimit nga burime të hapura. Duke qenë një lexues i vëmendshëm, pres që të bëjnë analizat dhe deduksionet e tyre institucionet kompetente dhe më pas të dal me opinionin tim personal.

Për cilat institucione kompetente e keni fjalën?
Kjo është një çështje nën hetim dhe, sa kohë është një çështje nën hetim, ne duhet të presim derisa ajo të mbarojë.

Nën hetim është në SHBA.
Po, atje ka filluar.

Ka edhe një kërkesë nga opozita. A duhet të hetohet këtu?
Shumë mirë që opozita i është drejtuar institucioneve ligjzbatuese në vend për t’u marrë me procesin. Dhe kështu duhet të jetë. Duhet të kemi besim tek institucionet.

Më të lexuarat