Partia Demokratike ka 7400 delegatë, nga të cilët 5200 kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit Kombetar nesër.
Emër për emër, delegatët vërtetuan se kanë firmosur formularin. Por sot, në një dalje për media edhe sekretari i PD Gazment Bardhi doli dhe lexoi një pjesë të emrave të delegatëve që sipas tij kishin firmosur për Kuvendin e 18 dhjetorit. Ndonëse me firma të falsifikuara, edhe Bardhi pretendon se ka mbledhur 5200 të tilla.
Ish anëtari i Kuvendit Kombëtar Edvin Kulluri mes ironisë u shpreh se Gazpamendi duhet të dijë që 5200 plus 5200 nuk bëjnë 7400.
“Gazpamend Bardhi duhet të dijë se 5200+5200 nuk bëjnë 7400!
Kaq”, shkruan Kulluri.