Aktivistja e njohur, Evi Kokalari ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri. Në një reagim të fundit në rrjetin social “Facebook”, Kokalari zbulon intrigat që po thuren brenda opozitës. Ajo beson se ish-presidenti Ilir Meta po përgatit që të vendosë në krye të opozitës kushëririn e vet, deputetin demokrat Ervin Salianji, për të luftuar për t’u bërë kryeministër. Në fund sipas saj, Meta do të tentojë të bëhet sërish president. “Ky varianti që Meta ka propozuar Saljanin për Kryeministër, ka shumë mundësi të jetë e vërtetë dhe do të shpjegonte çfarë kam thënë shumë herë, madje herën e fundit tek “Zone e Lirë”, kur Çani pyeste kush është mbas Lapajt. Specifikisht kam thënë që personat mbas grupimit të Lapajt janë Ilir Meta, Saljani, Irfan Hysenbelliu e disa të tjerë. Ai që cenohej më shumë nga lëvizja ime është pikërisht LSI dhe Meta. Ai u cenua kur kam publikuar të gjithë skenarin e tij për të marrë PD nëpërmjet një bashkimi përtej koalicionit dhe të një shkrirjeje të mundur nëpërmjet figurave pa shtyllë kurrizore si Këlliçi, qe ai e donte kryetar të PD. Fodullëku i Këlliçit shiti lojën e Metës. Mbasi Çim Peka mundësoi kthimin e dy figurave më të pështira të PD-së, Duma-Salianji, Meta po del direkt aty ku do, kryeministrinë Saljanit dhe vete ndoshta sërish Presidencën”, shkruan Kokalari.
Prapaskenat
Gjithashtu, aktivistja ka treguar se kush fshihet pas partisë së re që ka hapur Adriatik Lapaj. Ajo hedh nga ana tjetër dhe dyshime se disa arrestime “VIP” po bllokohen në SPAK. Kokalari kërkon ndërhyrjen nga drejtësia për emra si Rama, Meta, apo Berisha për shkak se këta politikanë po përdorin partitë politike si biznese private. “Monika Kryemadhi është mjeshtër për organizim turmash, siç beri me teatrin. Edlira Çepani është afër dhe me Vokshin dhe me Kryemadhin, dhe është me origjinë nga një fshat me Metën. Ndërkohë Ervin Saljani është kushëri i Ilir Metës. Irfan Hysebelliu u dogj nga Edi Rama me historinë e tritolit, pikërisht se u bë grup me Arben Ahmetajn dhe Ilir Metën, dhe është shume afër me Saljanin. Minimumi që mund të bënte ishte të promovonte një idiot si Lapaj, dhe ky ishte debati im me Hysenbelliun. I kërkova mos promovonte një sharlatan, dhe sigurisht ai m’u turr si idiot, deri në sharje Ja pse ‘Shqipëria Behet” hidhte paranë pa teklif dhe nuk kishin nevoje të ngrinin fonde nga populli. Të harxhosh rreth 150,000 euro që muajin e parë është shumë dhe me standardet e fushatave në Amerike. Grupi i Lapajt me shokë është kulmi i hipokrizisë. Të dalësh me moto ‘Shqipëria behet” dhe të financohesh nga ata që Shqipërinë e kanë ç’bërë, është kulmi i padrejtësisë ndaj këtij populli. Dhe për sulmet e Ylli Rakipit, e kam thënë ai sulm u bë me urdhër. I vetmi qe dëmtohej nga ulja ime me Bashën ishte Ilir Meta, se Berisha e di shume mirë që unë nuk shitem. Por një bashkim i mundesh midis dy grupeve te PD-së, do nxirrte jashtë loje pikërisht Ilir Metën. Ndërkohë, ku është SPAK? Dhe kush po i bllokon arrestimet e radhës? Politika në Shqipëri duhet të pastrohet urgjentisht. Ilir Meta, por dhe Berisha e të tjerë nuk e kuptojnë që partitë politike nuk janë biznes private, dhe më shumë i përdorin si të tilla, me keq do jete fati i tyre. Sigurisht qe ata janë të lirë të hyjnë ne gara, por kur ke një rekord qe blen dhe vjedh vota siç bën Meta dhe Edi Rama, ke cenuar lirinë e atyre që duan votime të ndershme, dhe drejtësia duhet të veprojë. Sërish-ÇFARE PO PRET SPAK?”, përfundon ajo shkrimin.