BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e vjetër e Ilir Metës, manovrat e tij me përjashtimin e Monika Kryemadhit dhe prapaskenat e forta që po ndodhin brenda ish-LSI, nga largimi i bashkëpunëtores së tyre të kasafortave, te shkërmoqja ...

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e
x
BREAKING NEWS

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e “çmendur” e Agron Zhukrit, si u bë milioner nga gruaja e tij që nuk i justifikon dot të gjitha të ardhurat e saj me pagat dhe aktivitetin privat, zbardhen “flamujt e kuq” në KPK...

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve, nga indeksimi, kompensimet, ndryshimet në fshat dhe qytet dhe deri tek kontributet për të vetëpunësuarit në bujqësi

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë
x
BREAKING NEWS

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do t’i qepem Dumanit brez pas brezi, nëse është trim le të...

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do
x
BREAKING NEWS

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit, dosja e tyre e “e zezë” e pastrimit të parave drejt fundit të hetimeve, Altin Dumani dhe Sotir Kllapi po bëjnë gati fletë-arrestet, zbardhen provat dhe dëshmitarët që kanë plasur “bom...

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit,
x

Politike

Çfarë ‘surprizash’ priten nga Këshilli Kombëtar i PD? Ja si përgjigjet Luçiano Boçi

Çfarë ‘surprizash’ priten nga Këshilli

Luçiano Boçi, Nënkryetari i Partisë Demokratike, ka zbuluar gjatë një intervistë televizive, se çfarë ndryshimesh statutore priten në këtë parti duke filluar që nga mbledhja e paralajmëruar e Këshillit Kombëtar të PD-së si edhe çfarë rëndësie do të kenë ato.

“Para mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ka një mbledhje të Kryesisë, sepse Këshilli Kombëtar do të marrë në shqyrtim vendimet e Kryesisë që kanë të bëjnë me ndryshimet që i përkasin Statutit të PD-së dhe për shkak të së drejtës që ka Këshilli Kombëtar, e drejtë e sanksionuar në ndryshimet që u përcollën nëpërmjet Kuvendit Kombëtar të PD-së, ai vendos që këto ndryshime statusore të bëhen apo të mos bëhen”, sqaroi Boçi.

“Në momentin kur vendoset më pas për ndryshimet statutore, ato përcjellin efektet e tyre në riorganizimin e PD-së, ç’ka do të thotë se pjesa drejtuese pasurohet me pjesën e drejtimit të Grupit Parlamentar dhe të drejtimit të parlamentit në përgjithësi, sikurse Kryesia afektohet nga ndryshimet statutore për shkak se një pjesë e drejtuesve, ajo që është drejtuese e komisioneve parlamentare apo është nën drejtimin e komisioneve parlamentare, pra nën pozitën  Kryetar dhe Nënkryetar i komisioneve përkatëse, bëhet në mënyrë automatike pjesë e Kryesisë së PD-së.

Kjo është pjesa sa i përket mbledhjes së Këshillit Kombëtar dhe mbledhjes së Kryesisë. Është ndryshimi statusor ai që jep edhe pasojën pozitive në mënyrën se si fuzionon edhe politikisht partia, që demonstron një fuzion bashkimi të mëtejshëm politik midis tendencave që u shfaqën përgjatë këtyre dy viteve dhe tashmë kanë marrë formë përfundimtare dhe unifikuese, në fillim brenda Grupit Parlamentar dhe pritet që ky bashkim të përcillet edhe në strukturat e PD-së”, shtoi ai.

Z. Boçi, mund të themi që do të ketë nënkryetarë të rinj? Janë ndarë pozicionet? A pritet të kemi shtim postesh në këtë pikë?

Boçi: Në qoftë se Kryesia vendos që këto ndryshime statusore do t’i përcillen Këshillit Kombëtar dhe Këshilli Kombëtar i miraton, shtohen dy nënkryetarë përkatës në bazë të pozicioneve që kanë në parlamentin  Shqipërisë, sikurse shtohen edhe anëtarët e Kryesisë, në bazë të drejtimit të komisioneve parlamentare që ekzistojnë sot në parlament. Pra, është një koptim i vendeve në Kryesi sikurse shtohen edhe dy nënkryetarë për shkak të pozicioneve të tyre.

Ndërsa unë dhe z. Bylykbashi jemi të zgjedhur, të dy nënkryetarët e tjerë do të jenë në atë detyrë për shkak të funksioneve parlamentare të përfaqësimit politik që i bëjnë PD-së në nivelin parlamentar. Një metodë e tillë ka ekzistuar në traditën e PD-së; është një lloj rikthimi. Ka interpretime të ndryshme. Unë them që përtej interpretimeve, është një moment shumë i rëndësishëm që do t’i shërbejë bashkimit të PD-së.

Shpesh është ngritur kjo pikëpyetja, po, ekzistojmë dhe jemi të bashkuar brenda Grupit Parlamentar, po si do të fuzionohet në strukturën e PD-së? Dhe është vetë Statuti i partisë ai që lejon që ky fuzionim të jetë brenda kuadrit politik, të angazhimit të elitës politike të PD-së dhe të asaj çkanë kërkuar prej vitesh , anëtarët e PD-së që ky bashkim të mos jetë i kufizuar brenda Grupit Parlamentar, por të jetë i shtyrë më tej në strukturën drejtuese të PD-së. Dihet që deputetët kanë një rol specifik brenda strukturës politike, jo thjesht për përfaqësimin e tyre në parlament, por edhe rolin që luajnë brenda strukturave më të imta të PD-së, të nivelit të Kryesisë, të Këshillit Kombëtar, të grupseksioneve, të degëve dhe pse jo edhe të seksioneve.”

Ndiqni intervistën e plotë në video me z. Boçi, i pyetur po ashtu edhe për protestat e ardhshme të PD-së si edhe gjykimin e tij mbi Samitin për Ukrainën që u mbajt kohët e fundit në Tiranë, pjesëmarrjen e Presidentit të Serbisë, qendrimin e Kryeminstrit të Shqipërisë, etj.

 

Më të lexuarat