BREAKING NEWS

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të
x
BREAKING NEWS

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk
x
BREAKING NEWS

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta:
x
BREAKING NEWS

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve
x
BREAKING NEWS

Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Aksident  me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e
x
BREAKING NEWS

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon
x

Politike

Fatbardh Kadilli: Nuk rrëzohet qeveria dhe Rama me intriga, Berisha nuk është alternativë, ja ‘receta’ që opozita të dalë nga kriza

Fatbardh Kadilli: Nuk rrëzohet qeveria dhe Rama me intriga, Berisha nuk

Demokrati Fatbardh Kadilli është shprehur dje në një media se opozita në Shqipëri nuk po funksionon dhe sipas tij ky trend nuk ka nisur në momenti që Basha përjashtoi Berishën më 9 shtator 2021, por në kohën kur ata mbështesnin njëri-tjetrin për të gjitha defektet që kishte opozita. “Mosfunksionimi i opozitës nuk fillon më datën 9 shtator, kur përjashtoi Berishën, por fillon ditën kur Basha humbi për herë të dytë. Kur Berisha i dha mbështetje Bashës dhe Basha Berishës për të gjitha defektet e opozitës”, deklaroi ai. Më tej zoti Kadilli theksoi se pushteti dhe kryeministri Edi Rama nuk rrëzohet nga pushteti me intriga dhe përmbysje, por duke krijuar alternativë. “Ndarja e PD ka krijuar shqetësim të madh për politikën dhe për qytetarët. Opozita duhet të ishte e përqendruar në alternativë, model më të mirë, dhe për sa kohë si bën këto, ne kemi dalë nga misioni ynë si opozitar. Nuk e zëvendëson Ramën me intriga dhe as me përmbysje, ne si opozita harxhojmë energji me njëri tjetrin dhe jemi në politikë dhe duhet të prodhojmë alternativë. Po nuk pati alternativë, sepse edhe rotacioni nuk do prodhonte asgjë. Nëse rotacioni nuk prodhon qeverisje më të mirë, e humbet kuptimin politik”, u shpreh ai. Për Kadillin, opozita duhet të ndryshojë vetvete dhe nëse nuk e bën këtë, përballja me pushtetin aktual do jetë e pamundur. “Për sa kohë që opozita se kupton se duhet të ndryshojë, ka dalë nga misioni i saj. Po këta njerëz, para dhjetë vitesh ranë nga pushteti, dhe duhet t’u përgjigjen pyetjeve, a kishte korrupsion, dështime në reformë dhe kishte konsum politik? Po nuk u dha përgjigje për këto, për këtë mangësi që mbart mbi vete, ne nuk kemi kuptuar se duhet të ndryshojmë”, nënvizoi Kadilli.