Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka reaguar ditën e djeshme përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me gjyqin që po zhvillohet në kuadër të hetimeve për çështjen “Gërdeci”. Përmes një postimi në rrjete sociale Mediu shprehet se deri më tani, asnjë dëshmitar i pyetur për Gërdecin sipas tij nuk ka folur kundër tij. “Këto ditë, por veçanërisht sot, pas seancës gjyqësore, ka patur një interesim të medias që duan të njihen me vlerësimin tim për procesin me aktakuzën e shpërdorimit të detyrës më çështjen e Gërdecit. Nuk ka asnjë interes politik, proces, shpërblim apo ndëshkim që zhbën tragjedinë, ku humbën jetën 26 persona dhe kjo ka qenë arsyeja që kam dhënë dorëheqjen si Ministër i Mbrojtjes. Por drejtësia nuk mund të jetë kurrë e drejtë, nëse bën një padrejtësi të re. Deri tani, procesi gjyqësor kundër meje është përqendruar tek dëshmitë e familjarëve që kanë humbur të afërmit apo ish të punësuarve, specialistëve ish-ushtarakë në fabrikën e Gërdecit. Dëshmitarët janë thirrur nga akuza, por, deri tani, asnjë dëshmitar nuk ka bërë qoftë edhe dëshminë më të vogël kundër meje.” “Dëshmitarët e akuzës kanë provuar se nuk kam patur asnjë lidhje me zbatimin e procesit. Ata kanë pohuar se nuk kam qenë kurrë në fabrikën e demontimit apo të kem pasur lidhje, qoftë edhe spontane me ata që janë marrë me këtë proces.” Mediu thotë se gjatë detyrës së tij si ministër i Mbrojtjes nuk ka shkelur ligjin, ndërsa e cilëson këtë proces gjyqësor të paligjshëm. “Zero përgjegjësi! Sepse si Ministër i Mbrojtjes nuk kam shkelur ligjin, nuk kam favorizuar askënd, kam respektuar opinionin e ekspertëve ushtarakë, dhe Shefit të Shtabit. Në detyrën time jam drejtuar nga interesi publik shtetëror, jo nga interesi privat. Në lidhje me (pa)ligjshmërinë e procesit dua të vë në dukje se drejtësia nuk mund të bëhet kurrë e tillë, kur qëllimi i saj bëhet politika apo manipulimi i opinionit publik dhe jo zbatimi i ligjit dhe i Kushtetutës. Për këtë do të kemi rast të flasim më gjatë një herë tjetër. Jam i vendosur të mbroj vendimet e mia të drejta dhe të ligjshme.”
E bullizoi për pamjen fizike, Mikela ‘bën për ujë të ftohtë’ ndjekësen (Foto)
Ish konkurrentja e BBV, Mikela Pupa ndodhet në pritje të ëmbël dhe herë pas here ndan foto të saj me...
Lexo më shumë