BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Fatmir Xhafaj: Grupe brenda dhe jashtë vendit po tentojnë destabilizimin e vendit, në verë ngrihen SPAK dhe BKH, ja roli që do të ketë FBI

Fatmir Xhafaj: Grupe brenda dhe jashtë vendit po tentojnë

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka deklaruar dje se vendi është kërcënuar nga disa grupe brenda dhe jashtë vendit. Në një intervistë për gazetarin Denis Minga në “Report TV”, ai tha se këto grupe po tentojnë destabilizimin e vendit. Ministri u ndal dhe te protesta e opozitës, duke deklaruar se PD dhe LSI po tentojnë të bllokojnë integrimin e vendit. Xhafaj foli dhe për reformën në drejtësi, duke thënë se në verë SPAK dhe BKH do të jenë gati.

-Si e shihni reagimin e opozitës pas protestës mbi taksën në Rrugën e Kombit?

Opozita ka dashur dhe shtyn fort përplasjen dhe krijimin e tensionit dhe konfliktit politik. Sepse opozita ka gjetur rrugën e gabuar për të adresuar problemet. Për të vendosur komunikimin dhe fajësuar njerëzit që ajo mendon se i përfaqëson dhe sepse dëshiron që të rrisë tensionin për shkak se Shqipëria është përballë ngjarjeve siç është hapja e negociatave.

-A ka pasur gjatë kësaj jave tentativa për destabilizim?

Të bëjmë një dallim mes protestës së ligjshme ose dëshirës së qytetarëve për të protestuar dhe interesave të grupeve të caktuara politike brenda dhe jashtë vendit për të destabilizuar situatën. Ka interesa të caktuara që reflektohen në një sërë mënyrash dhe aspektesh, që do dëshironin të krijonin destabilitet. Padyshim dhe nga jashtë. Agjenci të policisë dhe agjenci të shërbimit sekret kanë përballuar parandalimin e disa ngjarjeve të rënda.

-Kur thoni ka pasur ndërhyrje të huaja, kujt i referoheni?

Deri këtu është e mjaftueshme

-Ky bashkëpunim ka ardhur me partitë?

Nuk mund ta them këtë. Nuk ka lidhje me opozitën. Unë nuk e besoj këtë të jetë jo më... S’ka lidhje.

-Rreziku ka kaluar apo jemi ende vigjilentë?

Sot jemi të angazhuar në një operacion të policisë, të SHISH dhe agjencive të tjera që janë të përfshira në këtë proces, në parandalimin apo vëmendjen e shtuar për të qenë të kujdesshëm për të parandaluar mundësi për ngjarje të rënda.

-Policia ka proceduar krerët e opozitës...

Policia ka bërë detyrën. Ka identifikuar kush janë organizatorët dhe ja ka referuar prokurorive përkatëse. I takon prokurorisë të bëjë detyrën.

-Është mësuar që policia e bën, por do të ndodhë realisht diçka tani?

Në tubimet e mëparshme ka pasur referime dhe rreth 40 persona të ndëshkuar për pjesëmarrje në tubime të paligjshme. Nëse nga gazetarët tuaj do shohin procedimet e mëparshme, ka pasur jo vetëm referime, por dhe masa penale.

-Fleckenstein tha se nëse unë bllokoja rrugët do më vrisnin. Nesër Basha, Kryemadhi e bllokojnë sërish. Çdo bëjë policia?

Do zbatojë kompetencat që i njeh ligji. Në varësi me pasojën dhe kufijtë çfarë parashikon ligji.

-Dua t’u pyes në cilësinë e politikanit. Kryeministri ka thënë një koment për taksën e rrugës. Si e menaxhoi qeveria, e cila u tërhoq?

Nuk ka tërheqje, por është reflektim. Kryeministri e tha se do duhej një fazë përgatitore shumë më e mirë në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, gjë që nuk ndodhi. Nuk pamë të kishte komunikim intensiv me komunitetin dhe aktorët që përfitojnë drejtpërdrejt. Apo kanë lidhje dhe efekte të mëdha nga vendosja e kësaj tarife. Kjo ishte gjë që duhej të ishte bërë më mirë. Ajo u reflektua dhe të reflektosh është forcë.

-Fokusohemi te vizita juaj në SHBA. Vizitë e rëndësishme. Për çfarë ishte?

Ishte një vizitë pune me ftesë të homologëve të SHBA të agjencive ligjzbatuese. Ishte një ftesë për të parë nivelin e bashkëpunimit dhe për të parë mundësi të tjera për konkretizimin dhe thellimin e bashkëpunimit. Ishte një vizitë që ishte e suksesshme, vizitë gjatë së cilës ku ne patëm takime në DASH, në Departamentin e Drejtësisë, tek FBI dhe DEA dhe një sërë takime të tjera në Kongres dhe agjenci të SHBA. Ishte vizitë pa lobim dhe pa paguar asgjë.

-Me interes nga SHBA...

Me interes nga të dyja palët. Diskutuam çështje me rëndësi në luftën kundër krimit, drogës, çështje që lidhen me vetingun në polici dhe integritetin e policisë. Për nevojën për një bashkëpunim më të mirë. Folëm dhe për operacione të përbashkëta dhe çështje që kanë interes dhe agjencitë amerikane. Jam ndjerë mirë nga kjo vizitë për faktin se kemi dëgjuar vlerësime pozitive për çfarë është duke u bërë. Por kemi marrë dhe premtime dhe angazhime për thellimin e bashkëpunimit. Kemi dëgjuar aq fjalë të mira sa në vendin tonë nuk i kemi dëgjuar.

-Çfarë kemi bërë që të meritoni ka shumë?

Nuk besoj se agjenci të tilla vlerësojnë pa fakte dhe pa u mbështetur në punë dhe rezultate. Në qendër ka qenë mënyra si jemi impenjuar, angazhimi dhe rezultatet në “Forca e Ligjit”. Njëkohësisht dhe disa operacione që kemi pasur me partneret amerikanë. Operacioni më i fundit ishte ai që lidhet me çështjen e trafikut të qenieve njerëzore dhe falsifikimin e dokumenteve. Ishte operacion mes SHBA, policisë shqiptare dhe disa polici në vende të BE. E gjitha kjo për muaj e muaj të tërë me teknika të pavarura të hetimit dhe me një sukses të plotë në identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës.

-Si do jetë bashkëpunimi me FBI?

Aktualisht kemi një bashkëpunim. Zyra e FBI në Sofje ka komunikim të drejtpërdrejtë me policinë për 3 muaj pranë policisë ka qenë një ekspert i FBI, i cili ka parë nga afër dhe ka asistuar drejtpërdrejt në procesin e ngritjes së “Forca e Ligjit’ dhe task-forcës qendrore dhe rajonale. Ka ndihmuar për trajnimin e tyre dhe identifikimin e problematikave që ka dhe hapësirave për vijimin e bashkëpunimit të mëtejshëm. Zyra e FBI ka komunikim permanent jo thjesht interaktiv, por dhe përmes prezencës së agjentëve që ata herë pas herë vizitojnë Tiranën. Ne kemi prezantuar kërkesën për të pasur një zyrë ose agjent të përhershëm të atashuar pranë policisë. Drejtuesit e lartë të FBI e kanë vlerësuar këtë kërkesë dhe janë duke e shurrur dhe shumë shpejt do kemi shpjegime.

-Po Byroja e Hetimit do ketë varësi nga FBI?

Ato janë institucione shqiptare dhe kanë autonomi dhe përgjegjësi sipas ligjit shqiptar. Do ketë asistencë nga FBI. Së pari, në këshilla, për ngritjen dhe përzgjedhjen e njerëzve, për trajnimin e tyre dhe për bashkëpunime në operacione.

-Në takimin me zyrtarët e DEA a është folur dhe për kokainën që u kap në Durrës?

Po dhe morëm vlerësime maksimale nga zv/drejtori i DEA mbi atë operacion, i cili rikonfirmoi deklaratën e bërë publike prej tyre që ishte operacion i suksesshëm i policisë shqiptare.

-Hetimet në këtë ngjarje kanë përparim?

Besoj që po. Ka hetim të gjerë, jo vetëm me personat e bërë publikë, por dhe të tjerë. Për këtë hetim po kryhet dhe nga task-forca speciale, por gjithmonë nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe janë angazhuar DEA, EUROPOL dhe agjenci të vendeve të tjera.

-Dje ka folur një mik i shqiptarëve dhe i juaji, ambasadori Donald Lu. Ai ka folur për peshqit e mëdhenj, ku flet dhe për Balilin. Ku ndodhet Balili?

Nuk më takon mua ta them. Nëse unë e dija, policia e dinte para meje dhe do shkonte ta kapte. Besoj se është çështje që i takon policisë dhe i përket jo vetëm policisë, por dhe agjencive të tjera të angazhuar, të cilat janë duke punuar me partnerët amerikanë dhe jo vetëm. Ka një bashkim forcash të disa agjencive për ta identifikuar vendndodhjen e tij.

 

-Pse po zgjat kapja e tij?

Është e vështirë për rrethana të caktuara. Ka kohë që punohet. Nuk është se janë operacione të dështuara se ka kriminelë që zgjasin me vite të tera. Jo vetëm te ne, por dhe në vende të tjera, përfshirë dhe SHBA. Nuk është e lehtë. Siç organizohen agjencitë tona që kanë disa çështje, ashtu organizohen dhe grupe kriminale që duan t’i shpëtojnë drejtësisë. Është çështje që punohet me task-forcë të posaçme.

-Kudo që flet ambasadori, ka goditje.

Ambasadori foli për çfarë kanë ndodhur. Hetimet nuk ngrihen për ato që thotë ambasadori. Nuk është ky roli i ambasadorit dhe mesa dëgjova dhe ai nuk e pa pozicionin në këtë. Ambasadori ishte i qartë kur tha se ne mbështesim, ne bashkëpunojmë.

-Ju keni pasur kontakt me të pas ngjarjeve të fundit?

Kam pasur. E tha qëndrimin e vet publik ai për protestat. Diskutuam një sërë çështjesh, të cilat janë pjesë e asaj që po bëjmë bashkërisht në këto ditë. Vetë ambasadori disa i ka bërë publike. nuk më takon mua të komentoj ambasadorin.

-Ju keni thënë javë më parë se janë 40 grupe kriminale. Mund të themi sa janë goditur?

Nga grupet e listuara, të cilat kanë rrezikshmëri shoqërore të caktuar krahasuar me grupe të tjera që veprojnë, ne deri më tani kemi goditur 7 grupe dhe ka hetim për disa grupe të tjera. Është hapur çështje penale për të gjitha grupet. Është duke u hetuar nga task-forca qendrore dhe rajonale. Rezultate do jenë shumë shpejt. Shumë shpejt do ketë disa godite të rëndësishme.

-Si e shihni vetingun në drejtësi. Sot kemi dy rezultate?

Ajo që nuk pritej për një pjesë të mirë të qytetarëve dhe ajo që dëshirohej nga shumica, ndodhi. Vetingu filloi dhe besoj se ka filluar përsëmbari.

-Kush nuk pritej ?

Ju e dini sa luftë u bë për ligjin e vetingut. PD e çoi në Kushtetuese edhe Venecia. Një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurove ishin tejet agresivë. Deri ditët e fundit disa prej tyre nuk besonin se ligji do të realizohej. Kjo ishte arsyeja që nuk respektuan mundësinë që të tërhiqeshin nga vetingu. Sepse nuk e besonin këtë gjë.

-Unë di vetëm një emër që sipas ambasadorit, e pengoi reformën dhe ai është Llalla.

Nuk besoj se ambasadori do dilte me listë. PD ka qenë kundërshtare e këtij procesi, e çoi në Kushtetuese. Dhe çfarë ndodhi? Për ta penguar e çoi. Ligji nuk ishte gjë tjetër veçse reflektim i asaj që kishte votuar PD te dispozitat kushtetuese.

-Kur pritet të ngrihet SPAK, në verë siç tha ambasadori?.

Besoj se në verë do të jetë gati.

Më të lexuarat