BREAKING NEWS

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode janë futur në “listën e zezë” të SHBA, ja çfarë po përgatitin amerikanët

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e opozitës janë të trembur nga SPAK, Partia Socialiste është ndarë në fraksione, ja plani i Ramës për të ‘bllokuar’ emrin e zëvendësuesit të tij, ju tregoj se çfarë po ndodh brenda selisë rozë...

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e
x
BREAKING NEWS

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë të UDB në Shkodër, infiltrimi i ish-spiunëve në PD e Sali Berishës, bazat ku u stërviten dhe urdhrat e fshehta që merrnin nga qeveria fashiste e Beogradit, studiuesi i ish-komunizmit për artin dhe muzik...

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë
x
BREAKING NEWS

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin përplasjet dhe sherret, besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha”, në rrezik edhe Bujar Spahiu, zbardhen kërcënimet me jetë për drejtuesin e Komunitetit Mysliman...

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet hapur, nga dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, te arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ja çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani i Ramiz Alisë për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, si i liruan në fshehtësi bulonat, infiltrimi i Berishës dhe roli i Hekuran Isait, shumica e studentëve të dhjetorit ’90 ...

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani
x
BREAKING NEWS

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës rrëfen të pathënat: Ja çfarë ndodhi më 20 shkurt 1991, nga telefonata alarmante e Adil Çarçanit për zhdukjen e videos, roli i Sali Berishës, Ramizit, Nexhmijes, infiltrimi i sigurimsa...

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,
x

Politike

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argita Malltezit

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka zbardhur disa pjesë nga “dosja e zezë” voluminoze e Sali Berishës, e mbushur me fakte prapaskenash, konfliktesh, përçarjesh të shqiptarëve dhe vrasjesh. Gjatë një interviste televizive, zoti Klosi teksa ka komentuar mosparaqitjen e ish-kryeministrit këtë të hënë para SPAK në zbatim të vendimit të gjykatës për masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ dhe ndalim për të dalë jashtë vendit në kuadër të hetimeve për çështjen e kompleksit Partizani, tha se këtë gjë Berisha ka vite që e aplikon. Ish-kreu i SHISH ka kujtuar vitet e errëta të '97-'98 ku Berisha edhe pse kreu krime të rënda i shpëtoi pa u lagur drejtësisë. “Ai i ka shkelur këto gjithmonë, sa herë i është shmangur. S’është punë frike por ai do të hiqet mbi prokurorinë, nëse ata do shkojnë më tutje me masën e sigurisë më pas mund të detyrohet që të shkojë. Ai sillet kështu se mendon se si bënë dot me gjë njeri, deri sa të bindet se nuk është më ajo drejtësi që ka qenë më para. Berisha ka bërë shumë zullume në këtë vend. Ka qenë ’97 kur hapi depot e armëve. Ishte urdhri i tij. Ishte ’98. Për këto krime nuk u thirr Berisha, por u thirrën të tjerë më të vegjël. Por edhe gjykata edhe prokuroria nuk donin që të merreshin shumë me të sepse kishte militantë. Edhe në ngjarjen e 28 nëntorit  atëherë kur u sulmua komisariati i Tropojës, që e morën dhe e mbajtën në nja dy orë në polici, por u tremb. E lanë të lirë më pas sepse e quajtën një sqarim edhe tani do trembet nëse prokuroria do të tregohet e fortë. Unë shpresoj që të tregohet e fortë sepse gjërat kanë ndryshuar shumë”, u shpreh Fatos Klosi.

Kaosi në Kuvend

Gjithashtu ish-kreu i SHISH ka folur dhe për kaosin që po shkakton Sali Berisha në Kuvend. Sipas tij, kjo do të çojë në asgjësimin e “Foltores” që ai drejton. Fatos Klosi ka përmendur dhe skenarin e fundit që ka Berisha për t’i shpëtuar drejtësisë.  Në fund, Klosi shprehet se Berisha do të shkojë në grevë urie dhe vetëm deputetët e tij besnikë do t’i bashkohen. Do të jenë mjekët sipas tij që do t’i shpëtojnë dhe Berisha do ta përdorë këtë si pretekst. “Kjo çon në asgjësimin e Partisë Demokratike asaj pjese që komandohet nga Berisha. Berisha deklaroi në verë se nuk do ndalonin me protesta dhe nuk do ndalonte, por ja që nuk u bënë. Tani jemi në fund të vitit dhe nuk kishim asnjë protestë. Ata që i shkojnë nga pas janë gjithmonë e më pak. Tani kanë nxjerr këtë mosbindjen civile, që të bëjnë luftë me shtetin. Ata s’ kanë se ca bëjnë tjetër, nuk i bënë dot protestat tani janë të sigurt se nuk do ti mblidhet kush prandaj po e bëjnë deputetët këtë kaos në Kuvend. Mosbindja civile është një gjysmë revolucioni për të shkelur çdo rregull deri në atë kufi që s’të arrestojnë. Por, të fitoj mosbindja civile duhet të kesh më shumë se gjysmën e popullsisë dhe sa kanë ata është dukur fare qartë. Atyre nuk u shkuan njerëz as në protesta, kështu që ta them unë se ca do të ndodh në fund, vetëm më deputetët do bëjnë grevë urie dhe do t’i shpëtojnë mjekët dhe do thonë na nxorën mjekët. Ata po luftojnë me çdo mjet dhe e quajnë luftën me qeverinë kështu. Unë do i këshilloja që të merren me zgjedhjet e ardhshme se këtë qeveri nuk e rrëzojnë dot”, tha ndër të tjera Fatos Klosi.

Dalja në skenë e Argitës dhe vrasjet e 21 janarit

Prania e Argita Malltezit në Kuvendin e Rithemelimit, është pare nga të gjithë se ajo ka ambicie t’i hyjë politikës, madje shumica e konsideruan si sinjal se Berisha po përgatitet që t’i lërë “fronin”. Por ndryshe e shikon Fatos Klosi. Sipas tij, ajo ishte e pranishme për shkak të mungesës së bashkëshortit të saj, Jamarbër Malltezi. “Ajo foli në emër të të shoqit. Nuk e pash si disa që u shprehën se do marrë vendin e Berishës. Ajo erdhi meqenëse i shoqi nuk është më duke qenë se është përfaqësues i PD. Nuk besoj se do  ta lërë të bijën si zëvendësuese ai”, tha Klosi. Gjithashtu ish-kreu i SHISH komentoi dhe prapaskenat e vrasjeve në 21 janar 2011. Për Klosin, fajtori kryesor është Sali Berisha, pasi ai dha urdhrin për të qëlluar. Ai foli dhe për zhdukjen e provave. Sipas tij askush nuk do qëllonte pa urdhrin e Berishës. Është urdhëruesi, asnjëri tjetër nuk e bënte përveç tij. Nuk e bënte askush, ata njerëz që qëlluan e dinë shumë mirë rregulloren, që nëse gjuan mbi turmën është gafë e rëndë dhe dënohesh rëndë. Berisha këtë plan kishte. Meqënëse se ishte folur se edhe nga PS do të kishte veprime të dhunshme ai kishte parashikuar se do bënte  vrasje për të dhënë mesazhin se unë e bëjë zap këtë popull edhe me vrasje. Protesta po mbaronte, në kohën që janë bërë qitjet. Garda qëlloi me urdhër të Berishës. Askush nuk do qëllonte pa urdhrin e Berishës dhe u ka siguruar atyre që bëjeni këtë dhe nuk do ju ndodh asgjë. Por, Berisha çdo gjë që është regjistruar e fshiu. Berisha e ka planifikuar atë vrasje, e ka urdhëruar atë vrasje”, u shpreh Klosi.

Vrasja e Azem Hajdarit

Një tjetër ngjarje e mistershme që u komentua nga Fatos Klosi ishte dhe ajo e Azem Hajdarit. E fshehura e errët për vrasjen enigmë të ish nismëtarit të PD Azem Hajdari, vazhdon të zbulohet me  grimca, grimica të cilat herë e zbardhin dhe herë e njollosin edhe më tej. Përsa përket vrasjes së ish-liderit demokrat, Klosi shprehet se gjithçka ka ditur e ka thënë në Prokurori, por nëse do të kërkohet sërish dëshmia e tij, është i gatshëm. Ai bën dhe akuzën e fortë teksa thotë se Berisha ndihmoi vrasësit dhe nuk i parandaloi. “Nuk e kam deklaruar këtë në fakt. Por, megjithatë mua askush s’më ka thirrur për vrasjen e tij. Azemi duhet që të ruhej nga policia dhe na falënderoj para se të vritej. U mbyll ashtu si u mbyll u dënuan ca njerëz që kishin bërë vrasjen, por Berisha ndihmoi që ajo vrasje të funksiononte, nuk e ndaloi, ai e dinte se kush do ta bënte vrasjen”, tha Fatos Klosi.