Zëvendëskryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj, priti ditën e djeshme në një takim delegacionin e OSBE, të kryesuar nga Vesa Häkkinen, ambasador në Misionin e Përhershëm të Finlandës pranë OSBE. Ky takim u zhvillua në prag të marrjes së Presidencës të OSBE nga Finlanda. Në fillim të takimit, Felaj falenderoi delegacionin edhe në emër të Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, si edhe për interesin e shprehur për realizimin e këtij takimi konstruktiv për të dyja palët, si edhe për mbështetjen që Finlanda i jep Shqipërisë në rrugën e integrimit drejt BE. Zëvendëskryetarja, në fjalën e saj të hapjes vlerësoi mbështetjen që Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i jep Kuvendit të Shqipërisë, duke vënë theksin tek Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, për të cilin OSBE ka dhënë një kontribut të vlefshëm. Po ashtu, nënvizoi se personalisht është edhe pjesë e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, duke dhënë kështu kontributin e saj për çështje të ndryshme të adresuara në takimet përkatëse. Ambasadori Vesa Häkkinen, nga ana e tij falënderoi zëvendëskryetaren Felaj për pritjen në këtë takim, si edhe theksoi mbështetjen e mëtejshme për Kuvendin e Shqipërisë.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë