NATO ka uruar dje Shqipërinë për Festën e Pavarësisë. “Ripostoni për t’u bashkuar me ne për të festuar Aleatin tonë Shqipëri në Ditën e Pavarësisë së tyre”, thuhet në postimin e NATO-s në X, dikur Twitter, që shoqërohet me një foto të një ushtari shqiptar në misionet paqeruajtëse të aleancës me një flamur kuqi e zi në duar. Shqipëria festoi dje 111 vite Pavarësi. 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e shtetit shqiptar. Anëtarësimi i vendit tonë në NATO, 13 vjet më parë, më 1 prill 2009, është një ndër ngjarjet më të rëndësishme për të gjithë kombin shqiptar. Aktualisht Shqipëria e sheh sigurinë e saj pazgjidhshmërisht të lidhur me sigurinë e territorit që mbulojnë prerogativat e Traktatit të Atlantikut të Veriut. Nisur nga roli themelor i NATO-s në sigurinë e përbashkët të territorit aleat, Shqipëria mbështet aktivisht unitetin e Aleancës dhe rëndësinë thelbësore të lidhjes Transatlantike, në mënyrë që NATO të mbetet kolonë stabiliteti për gjeneratat e ardhshme.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë