Deputeti i Rithemelimit Flamur Noka i ka ndërprer fjalën kolegut socialist Vullnet Sinaj. Teksa Sinaj mori fjalën nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, Noka ka shkuar me zhurmuese në mikrofonin e tij, duke i pamundësuar që të vazhdonte fjalën.
Protesta e “Berishistëve” po vazhdon prej muajsh në Kuvend, pasi sipas tyre mazhoranca nuk po i lejon që të zhvillojnë të drejtën, për të ngritur komisione hetimore.