BREAKING NEWS

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode janë futur në “listën e zezë” të SHBA, ja çfarë po përgatitin amerikanët

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e opozitës janë të trembur nga SPAK, Partia Socialiste është ndarë në fraksione, ja plani i Ramës për të ‘bllokuar’ emrin e zëvendësuesit të tij, ju tregoj se çfarë po ndodh brenda selisë rozë...

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e
x
BREAKING NEWS

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë të UDB në Shkodër, infiltrimi i ish-spiunëve në PD e Sali Berishës, bazat ku u stërviten dhe urdhrat e fshehta që merrnin nga qeveria fashiste e Beogradit, studiuesi i ish-komunizmit për artin dhe muzik...

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë
x
BREAKING NEWS

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin përplasjet dhe sherret, besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha”, në rrezik edhe Bujar Spahiu, zbardhen kërcënimet me jetë për drejtuesin e Komunitetit Mysliman...

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet hapur, nga dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, te arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ja çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani i Ramiz Alisë për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, si i liruan në fshehtësi bulonat, infiltrimi i Berishës dhe roli i Hekuran Isait, shumica e studentëve të dhjetorit ’90 ...

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani
x
BREAKING NEWS

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës rrëfen të pathënat: Ja çfarë ndodhi më 20 shkurt 1991, nga telefonata alarmante e Adil Çarçanit për zhdukjen e videos, roli i Sali Berishës, Ramizit, Nexhmijes, infiltrimi i sigurimsa...

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,
x

Politike

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin

Ditët e “tmerrit” për Shkëlzen Berishën me përballjen me SPAK sapo kanë nisur.  Procesi për tragjedinë e “Gërdecit” ka hyrë në fazën e dëshmitarëve kryesorë pas përballjes së ish-ministrit Fatmir Mediu me disa prej tyre në gjykatën e Posaçme të enjten më 30 nëntor. Në këtë seancë, ish-punonjësja e ministrisë së mbrojtjes Anila Lala (Gjergji) pranoi se faksi i Aldo Bumçit në vitin 2007 me shënimin “për Shkëlzen Berishën”, kishte mbërritur në atë formë në Ministrinë e Mbrojtjes. Dëshmitarët e radhës, që janë në listë për tu pyetur në seancën e 7 dhjetorit dhe një javë më pas, duket se kanë të bëjnë pikërisht me këtë dokument, të shkëmbyer mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes në vitin 2007 lidhur me projekt-vendimin e qeverisë për ngritjen e fabrikës së demontimit në Gërdec. Mësohet se Plarent Ruka, Sokrat Papadhima, Liza Maksuti, Alma Zili e Anjola Agolli, janë dëshmitarët e radhës të thirrur në seancën e 7 dhjetorit. Anjola Agolli është ish-sekretarja e ministrit të Drejtësisë të kohës, Aldo Bumçi, e cila në hetimet paraprake, ka pranuar se për çështjen Gërdeci janë nisur fakse nga Ministria e Drejtësisë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe kjo ka ndodhur konkretisht nga Drejtoria e Kodifikimit. Pas Agollit, në listën e dëshmitarëve të prokurorisë renditen Aldo Bumçi me numër rendor 51 dhe Shkelzen Berisha me numër 52 të cilët sipas kalendarit të seancave, pritet të paraqiten në gjykatën e posaçme më 14 dhjetor.

Dëshmia që fundos Shkëlzenin

Ish-sekretarja e Ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi, ka pranuar para prokurorëve se ajo ka dërguar faksin me shënimin “Për Shkëlzen Berishën…” në një numër faksi të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe kujton se Shkëlzen Berisha erdhi në zyrë dhe u takua me ministrin para se të niste faksin. Anjola Agolli shpjegon procedurën si e ka protokolluar faksin dhe si është dërguar ai në Ministrinë e Mbrojtjes. Bëhet fjalë për një faks privat që ish-ministri Aldo Bumçi i ka dërguar për informim Shkëlzen Berishës, për ti kujtuar se ja ka firmosur “Memo”-n që aprovonte biznesin e tij në Gërdec. Kopja origjinale kishte shkuar me post në Ministri, ndërsa faksi për Shkëlzen Berishën ishte dërguar në një zyrë të një njeriu të besuar të tij që ja dorëzonte. Dëshmia e Sekretares së Ministrit të Drejtësisë është marrë brenda gjithë rregullave nga prokuroria por Shkëlzen Berisha nuk u thirr kurrë për shkak të presionit të Berishës. Nëse Agolli i qëndron sërish këtyre fjalëve, Shklëzen Berisha dhe Aldo Bumçi rrezikojnë prangat. 

Djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Pozitat e djalit të Berishës më 14 dhjetor mund të tronditen, pasi për këtë faks, SPAK e pyeti Shkëlzen Berishën më 26 janar 2023, një muaj para dërgimit të dosjes në gjyq. Pas asaj dëshmie, Shkëlzen Berisha, pranoi se shënimi me emrin e tij në letrën e ministrit të drejtësisë ishte një mister 15 vjeçar, por vetë nuk kishte një shpjegim. “S’kam asnjë lidhje me të. Prokuroria duhet t’i thotë publikut se kush e ka bërë atë shënim. Unë nuk kam asnjë lidhje. Prokuroria t’i thotë publikut se e kujt është kaligrafia, nëse nuk është falsifikim. Që unë të futem në Ministrinë e Drejtësinë nuk do të thotë që unë marr vendime”, tha Shkëlzen Berisha në janar. Por me dëshminë që i mori Aldo Bumçit dhe daljes para SPAK në datë 7 dhjetor të ish-sekretares së Ministrit të Drejtësisë hetimet mund të marrin një kthesë tjetër.

Detajet sekrete për faxin

Për këtë dokument avokati Idajet Beqiri ka zbuluar detaje të forta. Ai ka thënë se “në kohën që do merrej licenca Shkëlzen Berisha shkon 5 herë te ministri i Mbrojtjes, 3 herë te ministri i Drejtësisë. Mediu s’ka qenë pjesë e atij korrupsioni, s’e ka lënë Shkëlzeni. Ju e patë atë shënimin ‘për Shkëlzen Berishën’, që e mohoi Aldo Bumçi. S’është falsifikim atë e ka bërë Viktor Guma. Është çuar në ekspertim dhe ka dalë e tija, SPAK-u ta ketë në konsideratë”, tha ai.

Kush është Viktor Guma?

Nga viti 2009 deri në vitin 2013, Viktor Gumi ka qenë deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërsa aktualisht angazhohet si avokat, emri i tij u përmend sërish në vitin 2018, pasi u përfol si një nga ekspertët e mundshëm të Reformës Zgjedhore. Viktor Gumi ka qenë mes anëtarëve të PD-së në Komisionin e Ligjeve të ‘ndëshkuar’ nga Sali Berisha për një nen të ligjit të përgjimeve. Ata e rrëzuan këtë nen, pasi shumëfishohej me 29 herë mundësia e përgjimeve të qytetarëve. Gumi asokohe sqaroi se pas këtij veprimi të tyre, Berisha i përjashtoi nga kandidimi për zgjedhjet e 23 qershorit të 2013 të gjithë deputetët demokratë të Komisionit të Ligjeve. Gjithashtu, emri i tij është përmendur edhe në librin e kryeministrit Edi Rama “Kurban”, ku cilësohej si një nga juristët më të mirë që ka Shqipëria. 



Më të lexuarat