Në intervistë për gazetën e njohur “Financial Times”, kryeministri Edi Rama ka hedhur dritë mbi faktin se ish-kryeministri Boris Johnson ishte lideri i parë që i kishte kërkuar atij transferimin e të gjithë azilkërkuesve në territorin shqiptar. Por kërkesa e britanikëve ishte refuzuar. “Boris Johnson më tha se e vlerësonte udhëheqjen time dhe më sugjeroi që të bënim diçka së bashku. U shpreh se mund të arrinim një marrëveshje që Britania e Madhe të sillte emigrantë të paligjshëm në Shqipëri për t’i mbajtur dhe për t’i përpunuar. I thashë, më fal, kjo nuk është e mundur.“ Ndryshe nga marrëveshja italiane, e cila është për strehimin deri në 3,000 njerëz, thekson Rama, oferta e Mbretërisë së Bashkuar nuk ishte “një numër fiks”. “Oferta ishte për të pranuar në territorin shqiptar gjithë që shkonin në Britaninë e Madhe…si tranzit. I thashë se kjo nuk pranohej.” “Më pas kemi pasur kërkesa edhe nga vende të tjera ndër ato më të pasura në Evropë për të negociuar të njëjtën marrëveshje si ajo me homologen italiane Meloni, por që i kemi refuzuar. Unë ju thashë jo, sepse ato propozime nuk kishin kuptim për mua. Italia është shumë e veçantë për ne, kemi më shumë se një marrëdhënie strategjike me ta. Është një miqësi e rrënjosur thellë. Dua t’u them se marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për emigrantët është unike.” Rama shprehet se është kundër trajtimit të migracionit si problem sigurie pasi kjo çështje nuk mund të trajtohet nga qeveritë që e transferojnë problemin. “Përveç Shqipërisë, do të mund të ndihmonin edhe vendet e tjera të Ballkanit nëse ky proçes do të strukturohej mirë dhe do të ruhej në të drejtën ndërkombëtare. Evropa e ktheu atë në një çështje ideologjike, elektorale dhe harroi faktin se do t’i duheshin njerëz për të shmangur një “dimër demografik” dhe si rezultat një rënie ekonomike.”
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë