BREAKING NEWS

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të
x
BREAKING NEWS

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk
x
BREAKING NEWS

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta:
x
BREAKING NEWS

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve
x
BREAKING NEWS

Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Aksident  me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e
x
BREAKING NEWS

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon
x

Politike

“Foltorja” e pashpresë, kërkesë KQZ të njohë komisionerët e saj për zgjedhjet e 14 majit, Celibashi pranon vetëm Lulzim Bashën si kryetar të PD, alarmohet Berisha

“Foltorja” e pashpresë, kërkesë KQZ të

Duke injoruar vendimin final të Apelit për fatin e Partisë Demokratike, “Foltorja” ka dorëzuar dje në KQZ listën e emrave të anëtarëve të KZAZ, pavarësisht se ky komision njeh pasuesit e Lulzim Bashës si PD zyrtare. Ndonëse KQZ nuk i njeh zyrtarisht, Berisha kishte deklaruar se do të çonte në KQZ listën me anëtarë. Lista me emrat e anëtarëve të KZAZ-ve është firmosur nga Flamur Noka. “Në vijim të shkresës nr. 186 prot., datë 16.01.2023 si dhe bazuar mbi parashikimet e nenit 29 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, si dhe Vendimit nr. 06. dt. 09.01.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve 'Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët dhe sekretarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet për organet e Qeverisjes Vendore të datës 14 maj 2023", lutem gjeni bashkëlidhur listën e plotë dhe dokumentacionin përkatës të komisionerëve dhe sekretarëve propozime të Partisë”, thuhet në shkresën e firmosur nga Noka. Nga ana tjetër mësohet se PD zyrtare dhe LSI pritet t’i dërgojnë këto emra nesër ose të hënën. KQZ pati sugjeruar si afat 29 janarin për dorëzimin e listave. 

Pse KQZ nuk mund t’i japë dot të drejtë Berishës?

Berisha shpreson se KQZ do t’i japë të drejtë atij. Por pse një gjë e tillë nuk mund të ndodhë? Gjyqtari Agron Zhukri njohu më 25 mars të vitit 2022 statutin e depozituar nga Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës. Sipas vendimit të zbardhur, gjyqtari Zhukri është shprehur se grupimi i Berishës është organi i që drejton PD deri në Kongresin e 30 prillit. Mirëpo, pavarësisht kësaj në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës, Lulzim Basha figuron ende si kryetar i Partisë Demokratike. Do të jetë Basha në letra ai që do të përballet me kryeministrin Rama në zgjedhjet e 14 majit. Duke qenë se nuk është hapur procesi për kryetarin e ri, Basha vijon të figurojë zyrtarisht në letra si drejtues i partisë. Vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri nuk është reflektuar pasi ai është apeluar nga Enkelejd Alibeaj. Pra ai është nul. Kështu që të gjitha vendimet e marra nga Berisha, Kuvendet e thirrura prej tij apo edhe Këshilli Kombëtar janë ilegjitime, kjo edhe për faktin se vendimi Zhukrit nuk ka dhënë asnjë efekt ligjor dhe nuk është i formës se prerë. Pra duke qenë se Gjykata nuk ka vendosur ende për kreun e PD-së, KQZ ka vijuar punën me dokumentet e vjetra që ka, ku kreu i PD-së rezulton ende Lulzim Basha, i pasuar nga Alibeaj. Sali Berisha ka mbetur pa komisionerë në zgjedhjet lokale të 14 majit, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve caktoi PD-në e Enkelejd Alibeajt si grupimin që ka të drejtë të propozojë komisionerët për zgjedhjet vendore.

Çfarë thotë KQZ?

Debati në këtë rast për PD është se kë do të regjistroje KQZ si listë zyrtare. “Organin që drejton një parti nuk e vendos KQZ. Deri në momentin që flasim, përfaqësues i PD në KQZ është Marash Logu dhe Indrit Sefa. Kemi komunikime të karakterit profesional qoftë me Ivi Kason dhe përfaqësues të tjerë të PD. Ne do të vlerësojmë legjitimitetin e atij që përcjell dokumentacion në KQZ, është apo nuk është ky person me tagër për të sjellë në emër të PD-së kërkesa të ndryshme, propozime. Autorizimi që ata kanë është në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Ky legjitimitet është i verifikueshëm nga dokumentacioni që KQZ merr nga Gjykata e Tiranës”, tha pak ditë më parë Celibashi. Berisha e ndjen se nuk ka rrugë tjetër dhe fundi i tij politik është shumë afër. Ai vazhdon të sulmojë çdo ditë institucionet duke i akuzuar si të kapura nga kryeministri Rama.