Analisti i njohur, Frrok Çupi ka komentuar situatën politike në vend, teksa e ka ndalur theksin tek vizita e Sekretarit Amerikën të Shtetit, Antony Blinken të enjten që shkoi në Tiranë, situatë në opozitës dhe situata në të cilën ndodhet ish-kryeministri, për të cilin hodhi një lumë akuzash. I drejtëpëdrejtë në atë që thoshte, zoti Çupi zbuloi gjatë një interviste se amerikanët investuan te Sali Berisha në fillim, ndërsa tregoi edhe të vërteta tronditëse ata që mësuan kur e futën në skaner pas vitit ’94, duke nga përplasja me senatorët e SHBA, te akuzat për luftë civile në 1997. Sipas tij, situata në PD është si pasojë e autoritarizmit të ish-kryeministrit Sali Berisha të mbështetur nga korrupsioni. Madje ai shprehu bindjen se Uashingtoni do ta shpallë ‘non-grata’ Rithemelimin njësoj si Sali Berishën. Ndërkohë analisti Çupi u shpreh se me vizitën e Blinken, Shqipëria u nda nga jeta e pasigurisë në atë përkrah fuqive të mëdha. Më poshtë pasqyrojmë të gjithë prononcimin e zotit Çupi.
Ja prononcimi i analistit Frrok Çupi
Vizita e Blinken në Tiranë
Bilanci i kësaj ngjarjeje do marrë shumë kohë për të treguar se çfarë ka ndodhur sot. Do duhet kohë për të bërë analizën e çdo elementi, jo se ishte e gjatë, por ishte e ngarkuar. Kjo ishte vizita që do të mbahet mend gjithë jetën si një moment që e ndau jetën e Shqipërisë nga një jetë pasigurie, në një politike tashmë të përcaktuar me dinjitet përkrah fuqive të mëdha. Ndërkohë mendoj se vizita e Blinken ishte e veçantë, krahasuara me ato që kanë zhvilluar paraardhësit e tij amerikanë. Të gjitha vizitat kanë pas një pjesë kortezie, i vetmi që s’ kishte kortezi, ishte kjo vizitë. Blinken ka dhënë një kontribut në teorinë e demokracisë. Parullat e opozitës se Shqipëria është narkoshtet është goditje jo vetëm për shtetin, por edhe për Amerikën që e konsideron vendin tonë si aleatin më të rëndësishëm , por sipas atyre Amerika ka aleat narkoshtetin, diktaturat, krimin. Nëse ka dallim mes Blinken dhe të tjerëve u duk se Blinken e mbylli paketën e gabimeve të SHBA ndaj Shqipërisë. Bejker kur erdhi në Shqipëri tha se u mahnit, sepse në atë kohë SHBA ishte e izoluar dhe ne ndaj tyre. Nuk kishin informacione për vendin tonë dhe pas disa vitesh ja ku jemi. Gjërat ndryshuan shumë.
Gabimet e opozitës
Sigurisht, me këtë rast është ajo që Amerika u nda prej Partive Demokratike. Unë pres që hap pas hapi Amerika ta konsiderojë edhe Partinë Demokratike një parti ‘non-grata’ siç edhe është shefi. Janë dy çështje, vet Berisha është urë lidhëse mes sistemit komunist me këtë që u quajt demokraci. Që pas ’94, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kontrolluar në distancë dhe me imtësi Sali Berishën. Fillimisht e morën si antikomunist dhe më pas kuptuan që është komunist. Erdhi ’97 Berisha i nxori jashtë senatorët amerikanë, i akuzoi si projektuese e luftës civile, por gjatë gjithë kohës ata e kanë monitoruar atë. Ata e kanë quajtur edhe burrë shteti. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë duart Berishës, sepse iu kishte ngelur në dorë, e përkëdhelnin. Kjo e tërë rruga që kanë ndjekur Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Sali Berishës. Një investim aq i madh që kishte bërë Amerika ndaj Berishës dhe në fund arritën në një tjetër përfundim. Hajdutëria e Berishës është një fakt. Amerikanët e kanë monitoruar mirë Sali Berishën deri edhe te parullat e tij.