BREAKING NEWS

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Flamur Noka, Genc Ruli dhe Ridvan Bode janë futur në “listën e zezë” të SHBA, ja çfarë po përgatitin amerikanët

Idajet Beqiri zbardh prapaskenat e bujshme nga vizita e Blinken: Ilir Meta,
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e opozitës janë të trembur nga SPAK, Partia Socialiste është ndarë në fraksione, ja plani i Ramës për të ‘bllokuar’ emrin e zëvendësuesit të tij, ju tregoj se çfarë po ndodh brenda selisë rozë...

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime “VIP”: Krerët e
x
BREAKING NEWS

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë të UDB në Shkodër, infiltrimi i ish-spiunëve në PD e Sali Berishës, bazat ku u stërviten dhe urdhrat e fshehta që merrnin nga qeveria fashiste e Beogradit, studiuesi i ish-komunizmit për artin dhe muzik...

Në dosjet e ish-sigurimit “figurojnë” 600 agjentë
x
BREAKING NEWS

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin përplasjet dhe sherret, besimtarët tentojnë të përzënë myftiun e Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha”, në rrezik edhe Bujar Spahiu, zbardhen kërcënimet me jetë për drejtuesin e Komunitetit Mysliman...

Fillon “tmerri” për gylenistët në Tiranë, nisin
x
BREAKING NEWS

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet hapur, nga dënimi i Sali Berishës, burgosja e Fredi Belerit, te arratisja e Arben Ahmetajt dhe hetimet e SPAK ndaj Ilir Beqajt, ja çfarë pritet të ndodhë me dosjet “përvëluese”

Ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj flet
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani i Ramiz Alisë për të rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, si i liruan në fshehtësi bulonat, infiltrimi i Berishës dhe roli i Hekuran Isait, shumica e studentëve të dhjetorit ’90 ...

Muharrem Xhafa zbardh prapaskenat e forta nga 20 shkurti i vitit 1991: Ja plani
x
BREAKING NEWS

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës rrëfen të pathënat: Ja çfarë ndodhi më 20 shkurt 1991, nga telefonata alarmante e Adil Çarçanit për zhdukjen e videos, roli i Sali Berishës, Ramizit, Nexhmijes, infiltrimi i sigurimsa...

Njeriu i vetëm që filmoi pamjet e rrëzimit të bustit të
x
BREAKING NEWS

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta, i cilëson sulmet e tij shpifje dhe i kërkon të bëhet burrë e të përballet me drejtësinë

Arben Ahmetaj e akuzoi se fshihet pas inceneratorit të Tiranës,
x

Politike

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

 

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane të drejtuara nga binomi Bardhi-Berisha. Edhe pse në pamje të parë janë përpjekur që të tregojnë se nuk ka ndodhur ndonjë “hata”, bashkimi Berisha-Bardhi, duket se ka marrë një çarje të madhe. Kjo pasi grupi i deputetëve të grumbulluar rreth Gazment Bardhit, bojkotuan dhe injoruan në mënyrë demonstrative dhe pa dhënë ndonjë arsye të qenësishme Kuvendin e Berishës, i cili e rikonfirmoj kryetarë të Rithemelimit dhe njëkohësisht doli me një rezolutë kundër SPAK dhe drejtësisë së re. Vetë Berisha në fjalën e tij në këtë Kuvend dërgoj një përshëndetje të ftohtë “për deputetët që nuk ishin aty”, kurse edhe sot pas seancës-rrëmujë në parlament në daljen para gazetarëve kur u pyet tha thjesht, se ja në luftën brenda Kuvendit jemi “bashkë”. Nga ana tjetër Gazment Bardhi para, gjatë dhe pas Kuvendit të Berishës nuk ka thënë asnjë gjysmë fjale, duke injoruar krejtësisht këtë Kuvend të rëndësishëm të Berishës, duket nga frika se edhe përball ndërkombëtarëve do të shfaqet zbuluar përfundimisht si patericë e Sali Berishës në kohën që ai ka probleme të rënda familjarisht, me drejtësinë dhe posaçërisht më SPAK dhe Gjykatën e Posaçme. Edhe këtë të hënë kur u pyet për arsyet e bojkotit që bëri së bashku me grupin e deputetëve rreth tij, ai dha një përgjigje duke mos thënë asnjë gjë: Është një proces.

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha

Prapaskenat

Por pavarësisht nga kjo qetësi e rreme, duket se nga ana e krahut berishist ka nisur hakmarrja e ftohtë. Edhe në aksionin e djeshëm brenda Kuvendit me përmbysje karrigesh, përplasje me gardistët dhe flakadanë, ndryshe nga herët e tjera u pa një ftohtësi e madhe nga deputetët e Berishës kundrejt atyre të Gazment Bardhit. Ky i fundit duket i komplekësuar dhe duke e ditur se çfarë mund ta presë pas injorimit që i bëri Kuvendit të Rithemelimit, i rrinte prapa Flamur Nokës kur përleshej me gardistët, duke bërtitur që të dëgjohej sa më shumë: Mos e prekni, mos e prekni. Edhe brenda në seancë kur nisi aksioni me flakadanë dhe tentativa zjarri, u pa që Flamur Noka konsultohej vetëm me Berishën, Palokën dhe Albana Vokshin. Bardhi dhe deputetët rrotull tij, u lanë mënjanë dhe ndryshe nga seancat e tjera luftarake, deputetëve si Saimir Korreshi, Dashnor Sula, Bledjon Nallbati, nuk ju la nga Noka roli i protagonistit. Kjo luftë e ftohtë ndaj gazbardhistëve pati si kulm, “Facebookun” e Sali Berishës pas seancës. Kreu i Rithemelimit ka hedhur në faqen e tij live prononcimin për mediet të Gazment Bardhit, por është kujdesur që në shënimin shoqërues të mos e quajë më “Kryetar i Grupit Parlamentarë të PD”, por thjesht deputeti Gazment Bardhi.

Duket se Sali Berisha përfundimisht e ka shkarkuar nga kryetar grupi Gazment Bardhin të cilin deri dje, (shih foton më poshtë) e quante “Kryetar të Grupit Parlamentarë të PD”, kurse dje e ka zhgraduar në deputet të thjeshtë.

 

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha

Mediat pranë Berishës sulmojnë Judën e Bashës

Por më pas, po gjatë kësaj dalje të Bardhit “hakmarrja e ftohtë” u bë e nxehtë, kur në mënyrë të papritur gazetarja e televizionit pro Berishë Syri Tv, i bëri një pyetjen retorike ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD (Judës së Bashës), nëpërmjet së cilës aludonte se pavarësisht asaj që duket në këto “përleshje në Parlament”, ai dhe grupi i tij jashtë vendit, merren vesh dhe bashkëpunojnë me deputetët e mazhorancës Rama, raporton “alfapress.al”. “Zoti Bardhi, si ka qenë raporti juaj me mazhorancën në udhëtimet që keni zhvilluar në Bruksel? Pse kur jeni brenda Shqipërisë nuk arrini ta gjeni gjuhën, por jashtë shtetit ju keni arritur mesa duket të merreni vesh me mazhorancën, sepse keni pasur disa foto në rrjetet sociale?”, ishte pyetja retorike dhe “me spec” e gazetares së Syri Tv, të cilën Bardhi e tejkaloj me një përgjigje justifikues të tipi “as mish as peshk”. “Është një proces që ka nisur prej shumë kohësh dhe 2 dhjetori ishte një fazë e këtij procesi”, deklaroi shkurtimisht Bardhi.

 

Më të lexuarat