Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka përkujtuar 248 vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” ish-ministri ka ironizuar garën presidenciale mes Joe Biden dhe Donald Trump duke theksuar se dyshja zihen kush do të jetë aleat me kryeministrin Edi Rama.
Postimi i plotë i Manjanit:
4 korrik 2024.
Dy pleq zihen për të drejtuar Amerikën.
Në sytë e mi modestë, janë dy pleq që zihen se kush do të jetë aleat me Ed Ramën.
Njëri krenohet që, së bashku me NATO ka bërë një bazë ushtarake në Kuçovë, tjetri se, së bashku me dhëndrin, do bëjë një bazë turistike në Zvërnec-Sazan.
Ndërkohë që Amerika e pleqve ka shpallë aleancën me Shqipërinë që po shpopullohet frikshëm, armiku Putin po imponon një rend të ri botëror duke ndërtuar aleanca me shtete që janë gjysma e popullsisë së botës.
Putin po prodhon raketa e armë të reja bërthamore, pleqëria kanë bazën e Kuçovës dhe duan edhe një bazë për pushime…
*****
Nejse a ta bëjm dhe ne 28-29 Nëntorin me 4 korrik?
Mbledhim mendjen nga ky makthi i dy datave për të njëjtën gjë, pavarsinë të cilën nuk e kemi. De fakto e kemi dorëzuar te 4 korriku….
E duam Shqipërinë sa korçarët Amerikën, o hej!
Moderatorja e njohur bën deklaratën e papritur: Më është rritur barku këto kohë…
E ftuar në një emision televiziv mbrëmjen e sotme ka qenë moderatorja e njohur Argjira Spanca. Gjatë bisedës së saj...
Lexo më shumë