BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Garë e fortë mes PS dhe PD qarkun e Fierit, ja kush pritet të bëjë diferencën dhe si parashikohet ndarja e mandateve

Garë e fortë mes PS dhe PD qarkun e Fierit, ja kush pritet të

Koalicioni opozitar duket se ka sulmuar mandatin e dhjetë të socialistëve në qarkun e dytë më të madh të Shqipërisë, përmes kandidimit të një përfaqësuesi të PDIU në vend të pestë. PS duket se i është përgjigjur duke hedhur në fushëbetejë ish-deputetin e LSI-së, Robert Bitri.

Qarku i Fierit ka gati 400 mijë votues në listën e zgjedhësve dhe dërgon në Kuvendin e Shqipërisë 16 deputetë, duke qenë qarku i dytë më i madh pas Tiranës. Fieri është një zonë që ka votuar historikisht në shumicë Partinë Socialiste por surprizat nuk kanë munguar. Për shembull, kundër të gjitha pritshmërive, në vitin 2015, bashkia e Mallakastrës u fitua nga kandidati i PD, Agron Kapllanaj ndërsa Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila në zgjedhjet e kaluara garonte më vete dhe doli pa mandat në këtë qark, ka demonstruar se është në gjendje të marrë mijëra vota, të cilat, kësaj here mund të ndihmojnë koalicionin e PD-së.

Në zgjedhjet e vitit 2017, Partia Socialiste mori 10 nga 16 mandate në qark me 57% të votave, pasi përmirësoi edhe rezultatin që pati marrë më 2013. PDIU arriti të marrë 6 mijë vota dhe zero mandate në qark, por nëse ajo do t’i kalojë këto vota te PD, mandati i dhjetë i socialistëve mund të rrezikohet. PD mori vetëm 4 mandate në Fier në zgjedhjet e kaluara dhe ka kandiduar Nustret Advullën, një biznesmen nga Fieri dhe përfaqësues i PDIU, në vend të pestë. Avdulla, 59 vjeç, ishte kandidati i PDIU më 2017 në Fier ku arriti të marrë 6 mijë votat.

Megjithatë socialistët kanë sërish shanse të mbajnë mandatin e dhjetë edhe nëse PD arrin të marrë të pestin pasi Lëvizja Socialiste për Integrim mori herën e kaluar dy mandate ku i dyti ishte me rezultat shumë të ngushtë. Socialistët e kanë vënë Robert Bitrin, ish-deputet të PS-së në vend të njëmbëdhjetë, menjëherë pas Gramoz Ruçit, i cili është pozicionuar i dhjeti me supozimin se kështu do të mbrohet rezultati i katër viteve më parë dhe rrjedhimisht, maxhoranca e socialistëve.

Nëse LSI-së i bie njëri prej mandateve, socialistët janë përfituesit potencial të tij ndërsa nëse PD-së nuk i rriten votat, nuk është çudi që socialistët të marrin mandatin e njëmbëdhjetë duke zgjedhur Robert Bitrin si deputet. Në këtë kontekst, votat e komunitetit çam të Fierit, të cilat në vitin 2013 shënuan kulmin me 9 mijë për PDIU-në, përbëjnë kësaj here çelësin për të caktuar mandate të rëndësishme jo vetëm për rezultatin e Fierit, por edhe për rezultatin e zgjedhjeve në rang kombëtar.

Në vitin 2009, Partia Socialiste fitoi në Fier 9 mandate me 48% të votave ndërsa demokratët dhe aleatët e tyre morën 6 mandate me 36% të votave. Fieri i dha një mandat LSI-së në atë kohë. Më 2013, PD dhe aleatët e saj humbën një mandat, të cilin e fitoi Lëvizja Socialiste për Integrim ndërsa më 2017, PS mori mandatin e dhjetë, duke i lënë PS-së 4 dhe LSI-së 2./BIRN

Më të lexuarat