BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x
BREAKING NEWS

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë “flakën” Bashkisë së Tiranës, bandës i prin Argita Malltezi, djali i Fahri Balliut, Tedi Blushi dhe “socialisti” Belind Këlliçi, ja çfarë ndodhi në protestën kundër Erion Veliajt

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë
x
BREAKING NEWS

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha gjykatat i mbyllën dyert dhe e lanë në izolim, gati hapja e dosjeve të tjera nga SPAK për vrasje, grabitje të pronave dhe vjedhje

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta Xhaçkën, PS rrëzon kërkesën e opozitës, deputetja socialiste mbron bashkëshortin si investitor strategjik, debate dhe akuza mes palëve

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta
x
BREAKING NEWS

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e “non-gratës”, Bardhi kërkon futjen e Sali Berishës në grupin e PD, SHBA e nxorën nga dera, kryeministri e fut nga dritarja

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e
x

Politike

Gati goditja surprizë ndaj zyrtarëve të korruptuar, SHBA sjell specialistët e OPTAD dhe prokurorët kroatë që arrestuan Sanaderin për të asistuar SPAK, një “peshk i madh” pritet të arrestohet

Gati goditja surprizë ndaj zyrtarëve të korruptuar, SHBA sjell

Lufta kundër korrupsionit në nivele të larta në Shqipëri pritet të kalojë në një stad tjetër. Vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, mbështetja e tij e hapur për Prokurorinë Speciale (SPAK) për t’i dhënë fund pandëshkushëmërisë, marrëveshja e rëndësishme e firmosur dy ditë më parë mes drejtorit të Agjencisë Kombëtarë Kundër Krimit të Britanisë së Madhe, Graeme Biggar dhe kreut të SPAK, Altin Dumani për luftën ndaj pastrimit të parave, ardhja prokurorëve specialë kroatë dhe amerikanë japin sinjale se një goditje e madhe pritet të ndodhë ditët në vijim. Në Shqipëri pritet të ndodhë skenari kroat, ku disa vite më parë falë vendosmërisë së USKOK, e cila është homologia e SPAK në Kroaci u arrestua ish-kryeministri Ivo Sanader. Hetimi ndaj ish-kryeministrit ka nisur nga informimi proaktiv i vazhdueshëm në media. Gazetarët raportonin që Sanader mbante ora dorë shumë të shtrenjta, një prej të cilave vlente mbi 100.000 Euro. Hetimi ka nisur pas indicjeve të para dhe ishte shumë i vështirë grumbullimi i provave. Hetimi u krye nga një skuadër, që konsistonte nga 7 Prokurorë dhe që punonin 16 orë në ditë përfshi të shtuna dhe të diela. Është arritur të merren fakte të rëndësishme, që çonin në konkluzionin se ish-kryeministri ishte përfshirë në aktivitete korruptive kriminale. Dëshmitarë të ndryshëm janë kontaktuar ku kanë dhënë fakte shumë të rëndësishëm veçanërisht për fillimin e procesit. Ai është arrestuar në Austri më 10 Dhjetor 2010 dhe u dënua me 8 vjet burg. Por një rast i ngjashëm si Sanader, pritet të ndodhë edhe në Shqipëri. Përfaqësues të Lartë të Zyrës për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar së Kroacisë (USKOK) dhe përfaqësues të OPDAT në Shqipëri dhe Kroaci zhvilluan dje një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorë të tjerë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Sipas njoftimit të shprndarë për mediat nga SPAK, takimi kishte për qëllim bashkëpunimin dhe shkëmbimin e eksperiencave në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Fokusi kryesor ishte tek trajtimi i rasteve të pastrimit të parave si dhe analizua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet SPAK dhe USKOK të nënshkruar më 27 nëntor 2020. Së fundmi, homologët shqiptarë dhe kroatë ndanë njohuritë e tyre mbi reformat legjislative të ndërmarra nga Kroacia në kuadër të procesit të pranimit në Bashkimin Europian. Kjo do të thotë se pritet goditja surprizë ndaj zyrtarëve të korruptuar në Shqipëri, duke qenë se SHBA-të kanë sjell specialistët e OPTAD dhe prokurorët kroatë që arrestuan Sanaderin për të asistuar SPAK.

Ja njoftimi i plotë i SPAK:

Takimi

Pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, në datat 21-22 Shkurt 2024, u zhvillua një vizitë me Përfaqësues të Lartë të Zyrës për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Kroacisë (USKOK), me përfaqësues nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (OPDAT) në Shqipëri dhe Kroaci, me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Zotin Altin Dumani dhe Prokurorë të kësaj Prokurorie. Kjo vizitë kishte si qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Rëndësia e kësaj vizite, qëndroi në diskutimet rreth forcimit të bashkëpunimit dhe lehtësimit të shkëmbimit të eksperiencave më të mira, sukseseve dhe sfidave me të cilat përballen  të dyja institucionet në përpjekje të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.

Pastrimi i parave dhe korrupsioni

Fokusi kryesor ishte edhe shkëmbimi i informacionit, veçanërisht në trajtimin e rasteve te pastrimit të parave në Kroaci, sidomos transaksionet e pasurive të paluajtshme, që përfshijnë kompani guaska dhe fonde që vijnë nga ose kalojnë përmes Shqipërisë, si dhe diskutime lidhur me çështjet aktuale për të cilat SPAK dhe USKOK, do të bashkëpunojë në ardhmen. Në këtë takim u analizua edhe Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet SPAK-USKOK, i nënshkruar më datë 27 nëntor 2020, ku kryesisht u diskutua rreth vendosjes së pikave të caktuara të kontaktit dhe proceseve për zbatimin e tij. Takimi u fokusua në rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i cili kishte si qëllim identifikimin e hapave të veprimit për një bashkëpunim më të fortë dypalësh, duke nxjerrë njohuri nga përvojat e përbashkëta. Gjithashtu, përfaqësuesit e Zyrës për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Kroacisë (USKOK), ndanë njohuritë e tyre mbi nismat kryesore të politikave dhe reformat legjislative të ndërmarra si pjesë e procesit të pranimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian.

Më të lexuarat