Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ftuar në emisionin “Kjo Javë” nga Nisida Tufa në Neës 24, u pyet nëse Gazment Bardhi mund të jetë pasardhës i Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike. Edhe pse jo me pohim të drejtpërdrjetë, Tabaku ka pranuar Berishën si kryetar për sa kohë njeh Bardhin si kryetar grupi, ndërkohë që ky i fundit mban postin e nënkryetarit të Berishës, të sanksionuar si non grata nga SHBA dhe Britanie e Madhe për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë.
“Ne jemi në kohën që nuk mund të vazhdojmë me përjashtime, me anulime, me largime. Nuk e kemi luksin të përsërisim të njëjtën retorikë. Unë kam një konflikt interesi se Bardhin e kam edhe mik. Është një politikan me integritet. Ka dhënë shumë kontribute në Partinë Demokratike.
Jemi miq! Kemi luksin që me njëri-tjetrin të biem dakord edhe të mos biem dakord. Shumëkush nuk e di që shumë gjëra që janë prodhuar në PD, i ka prodhuar Bardhi. Ka qenë në prapaskenë, ka qenë modest, tani është në krye. Kam edhe luksin t’i them nëse diçka nuk shkon”, tha ajo.