BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e vjetër e Ilir Metës, manovrat e tij me përjashtimin e Monika Kryemadhit dhe prapaskenat e forta që po ndodhin brenda ish-LSI, nga largimi i bashkëpunëtores së tyre të kasafortave, te shkërmoqja ...

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e
x
BREAKING NEWS

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e “çmendur” e Agron Zhukrit, si u bë milioner nga gruaja e tij që nuk i justifikon dot të gjitha të ardhurat e saj me pagat dhe aktivitetin privat, zbardhen “flamujt e kuq” në KPK...

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve, nga indeksimi, kompensimet, ndryshimet në fshat dhe qytet dhe deri tek kontributet për të vetëpunësuarit në bujqësi

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë
x
BREAKING NEWS

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do t’i qepem Dumanit brez pas brezi, nëse është trim le të...

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do
x
BREAKING NEWS

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit, dosja e tyre e “e zezë” e pastrimit të parave drejt fundit të hetimeve, Altin Dumani dhe Sotir Kllapi po bëjnë gati fletë-arrestet, zbardhen provat dhe dëshmitarët që kanë plasur “bom...

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit,
x

Politike

“Gjatë ditës, Pëllumbi rrinte te lokalet pranë punës”/ Klodiana Lala zbardh dëshminë e Blerina Metës për vrasjen e burrit: Mora në telefon shokët e punës dhe…

“Gjatë ditës, Pëllumbi rrinte te lokalet pranë

Klodiana Lala në një emision televiziv, ka trajtuar mbrëmjen e sotme rastin e vrasjes së Pëllumb Metës në Shinavlash të Durrësit nga fëmijët e tij. Hetuesit e ngjarjes kanë marrë në pyetje edhe bashkëshorten e viktimës, Blerina Meta.

Duket se i tyre ishte një betim, një fjalë nderi të cilin vetëm ata duhet ta dinin dhe që askush prej tyre nuk duhet ta shkelte, sa kohë që kjo heshtje do të duhet të ishte për ta guri i rëndë që duhet t’i mbante të bashkuar, pavarësisht se ajo që kishin kryer ishte një vrasje e tmerrshme. Ku jo vetëm kishin qëlluar mbi babain e tyre, por edhe e groposën të hedhur në një kasolle bagëtish.

Krimi që do të rrëfehet jo vetëm sot, por edhe për shumë kohë. Se si fëmijët u bënë bashkë dhe vranë prindin e tyre, por edhe e përçudnuan trupin e tij. Kjo është historia tronditëse e familjes Meta në fshatin Shënavlash të Durrësit. Ku në një natë me hënë, tre fëmijë, pasi vranë babain e tyre, u bënë bashkë dhe vendosën t’i humbnin gjurmët, duke krijuar një rrëfenjë, e cila pavarësisht fundit të shkurtër, tronditi çdo kënd që e dëgjoi.

Një histori e gjatë urrejtje brenda familjes Meta, e cila mesa duket kishte kohë që konsumohej. Por që kulmin e pati më datë 10 shkurt 2024. Kur djali i madh i familjes, vetëm dy orë pasi babai i tij kishte mbërritur në banesë, ndërsa kishte lënë turnin e tij të punës në një parking makinash, vendosi ti jepte fund jetës së tij me katër plumba. Të një pistolete pa leje që kryefamiljari mbante në shtëpi.

Ndërsa ai po pushonte në sallonin e katit të dytë të banesës. Një histori e cila më tej pason me alibi të rreme, gënjeshtra që kërkojnë të mbulojnë të vërtetën dhe përfshirjen e të gjithë familjes, në aktin e fshehjes së trupit të kryefamiljarit të tyre.  Por si ndodhi vrasja e babait në fshatin Shënavlash në Durrës? Çfarë motivi duhet t’i shtynte tre fëmijë të bëheshin bashkë në këtë krim dhe t’i jepnin një tjetër drejtim të vërtetës? Apo të sajonin largimin e tij të beftë nga familja, për të humbur gjurmët te policia?

Sipas hetimeve të kryera, në mënyrë kronologjike, gjithçka duket se nis më datë 13 shkurt 2024. I pari që paraqitet në Drejtorinë Vendore të Policisë në Durrës, është Hysen Meta, djali i madh i familjes. Ai që kallëzon në këtë drejtori humbjen e babait, Pëllumbit, që sipas tij ishte larguar në mënyrë jo të zakontë nga familja që më datë 10 shkurt 2024.

“Më datë 13 shkurt 2024, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u paraqit shtetasi Hysen Meta, banues në fshatin Shënavlash të Durrësit, i cili kallëzoi se babai i tij Pëllumb Meta, nuk ka ardhur në banesë dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Kjo pasi edhe telefoni i tij del i fikur. Babai ka marrë me vete edhe mjetin tip ‘Citroen’ me targa AA125YO”, sqaronte policia.  Por ndërsa kaluan disa ditë nga ky kallëzim, çuditërisht asnjë nga familjarët e Pëllumb Metës, nuk u paraqit më në polici. Qoftë edhe për të thënë nëse babai i tyre ishte kthyer në banesë shëndoshë e mirë, apo vazhdonte të ishte i humbur.  Vetëm katër ditë më pas, pas kontrolleve të vazhdueshme, policia mundi të gjejë jo shumë larg banesës automjetin tip ‘Citroen’ që përdorte, personi deri në këtë moment i shpallur i humbur nga familja.

“Më datë 17 Shtator 2024, rreth orës 15.00, pas kërkimeve dhe kontrolleve të shumta të kryera nga policia, u bë e mundur që në fshatin ‘Sektori Rinia’, në zonën e pishave pranë bregdetit, të gjendej i fikur, i padëmtuar dhe i mbyllur, automjeti tip ‘Citroen’, në pronësi të shtetasit Pëllumb Meta. Pasi u gjet automjeti, vijoi kontrolli në zonë me anë të dronit, por nuk u gjet asnjë gjurmë nga shtetasi i humbur dhe as ndonjë provë që të lidhej me ngjarjen. Pasi automjeti u gjet i mbyllur, grupi hetues në vendngjarje, vendosi që të bëjë transportimin e makinës për në drejtorinë vendore të policisë”, thuhet më tej. Aty ku u përball me provën e parë, që do të ngrinte dyshimin se ngjarja nuk ishte ashtu sikundër ishte raportuar nga familjarët, por një vrasje e dyshuar.

Nga këqyrja e jashtme dhe e brendshme e automjetit nuk janë gjendur gjurmë papilare. Tek koka e sediljes së pasagjerit është gjetur një fije floku që është dërguar për ekzaminim si dhe janë përdorur tamponë sterilë për përfitimin e provave biologjike, në disa vende në automjet. Personat e parë që u pyetën në lidhje me zhdukjen e të afërmit të tyre, ishin bashkëshortja, fëmijët dhe vëllai i Pëllumb Metës, por jo vajza e tij, Hygerta. Ata deklaruan se familjari i tyre punonte si roje nate në një parking te tregu i makinave.

“Bashkëshorti im punon si roje nate në një parking te tregu i makinave nga ora 14.00 deri në orën 7.00 të ditës së nesërme. Zakonisht ai punon edhe gjatë ditës duke ndihmuar tregtarët në larjen e makinës, kundrejt pagesës. Ditën e shtunë më datë 10 shkurt, ai ka ardhur në banesë paradite dhe pasi ka ngrënë drekën ka lëvizur për në punë. Të nesërmen ai nuk ka ardhur në shtëpi, as ditën e hënë, ku nuk ka shkuar në punë. Kam folur me shokët e punës, por edhe ata më thanë që nuk ka ardhur në punë, dhe as nuk e hapte telefonin që dilte i fikur. Pëllumbi nuk kishte konflikte, as marrëdhënie me ndonjë femër tjetër”, mësohet të ketë deklaruar në policia gruaja e Pëllumb Metës.

Po ndërsa dha këtë dëshmi, ku me interes është fakti që sipas bashkëshortes së tij, ai nuk ishte kthyer në banesë pasi kishte konsumuar edhe drekën, ajo u kujdes të tregonte për grupin hetues se kjo nuk ishte hera e parë që bashkëshorti i saj largohej nga banesa dhe se ai shpesh humbiste vetëdijen. “Gjatë ditës, Pëllumbi rrinte te lokalet pranë punës, te një furrë buke që kishte edhe lokal. Para disa vitesh ai ka shfaqur probleme të shëndetit mendor dhe është larguar pa vetëdije nga banesa dy herë. Ku njëherë ka shkuar në Krujë ku e ka gjetur policia dhe një rast tjetër ku ka dalë deri në Shetaj të Ishmit. Por që në këto raste telefonin e kishte hapur dhe nuk merrte asnjë mjekim për sëmundjen që shfaqte”, ka deklaruar Blerina Meta.

 

Më të lexuarat