Avokati i Evis Berberit, Gentian Rumano ka zbuluar për mediat ditën e sotme se klienti i tij do të mbetet në burg.
GJKKO ka vendosur të lërë në burg ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberin dhe dy biznesmenët, Valter Begaj dhe Ervis Lami.
Ata janë akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa pas përfundimit të seancës, për mediat është ndalur të flasë avokati i Berberit, i cili u shpreh se Berberi nuk ka përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender.
Fjala e avokatit Gentian Romano:
Në qëndrimin tonë e kishim kundër akuzave që janë dhënë nga prokuroria. Akuzat e prokurorisë e them me bindje janë akuza të cilat vetëm kërkojnë që të shtrëngojnë gjykatën në dhënien e masës “arrest me burg”.
Si është e vërteta me tenderat?
Nuk është përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender nga ana e Evis Berberi.
A është berberi zotërues i kompanisë “DAAM shpk” ku janë dhene tendera nga ARRSH ?
Zotërues të kompanisë janë të tjerë. Berberi e ka shitur kompaninë në persona të tjerë. Nuk është më pronar.
Si ka mundësi që ka vazhduar të marrë para ?
Këtë informacion e keni të gabuar. Nuk e keni lexuar dosjen, ajo që pretendoni është e gabuar dhe ju ftoj mos ta vazhdoni.
Këto vlera janë të pavërteta dhe të pa analizuar nga anë e strukturës së posaçme. Abuzohet në mënyrë të papërshtatshme me vlerat ekonomike. Këto gjëra do të sqarohen në vijim.
Nuk ka vlera ekonomike të përfituara nga Berberi në favor të tij nga shoqëritë që pretendohet. Një proces, juridik, civil dhe tregtar e kthyen në cështje penale.