BREAKING NEWS

Gati goditja surprizë ndaj zyrtarëve të korruptuar, SHBA sjell specialistët e OPTAD dhe prokurorët kroatë që arrestuan Sanaderin për të asistuar SPAK, një “peshk i madh” pritet të arrestohet

Gati goditja surprizë ndaj zyrtarëve të korruptuar, SHBA sjell
x
BREAKING NEWS

Edi Rama gati të braktisë qeverinë, nuk pranon mandat të katërt, ja arsyet pse kryeministri do largohet dhe kur do ta lërë postin

Edi Rama gati të braktisë qeverinë, nuk pranon mandat të
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri kallëzon në SPAK Ulsi Manjën, një prokuror dhe dy gjyqtarë, ja 3 veprat e rënda penale që kanë kryer, zbardhen detaje nga dosja, si po mbahet në burg pa ligj “tmerri i italianëve” 

Idajet Beqiri kallëzon në SPAK Ulsi Manjën, një prokuror dhe
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh strategjinë që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga arresti me burg dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991, ja si Berisha ka qenë kundër rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, si u largua atë ditë nga bulevardi me një makinë të Si...

Ilir Demalia zbardh strategjinë që po ndjek Ilir Meta për të
x
BREAKING NEWS

Ilir Beqaj drejt arrestimit, hetimet për ish-ministrin e Shëndetësisë janë shtrirë deri në Poloni për transferta të dyshimta parash, hetuesit futin në “sitë” lidhjet klienteliste, favorizimet me kompanitë të ndryshme farmaceutike, ja çfarë është gjendu...

Ilir Beqaj drejt arrestimit, hetimet për ish-ministrin e
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja “perlat” që dyshohet se janë gjetur në celularin e sekuestruar në shtëpinë e nënës së deputetes së PL, hetuesit vizita “blic” nëpër institucione të ndryshme, skaner banesave të bashkëpunëtorëve të...

Rëndohen pozitat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja
x
BREAKING NEWS

Berisha u ka futur bërryla atyre që i shihte si rrezik, disa i largoi jashtë vendit dhe të tjerët i ka ekzekutuar, ja njerëzit që po përdor për të zgjidhur hallet e tij me SPAK, Ilir Meta është hajduti i famshëm i floririt, Fatos Mahmutaj zbardh prapas...

Berisha u ka futur bërryla atyre që i shihte si rrezik, disa i largoi
x
BREAKING NEWS

Britanikët tronditin pushtetarët shqiptarë, mbërrin grup i posaçëm në Tiranë për pastrimin e parave, nënshkruhet pakti mes SPAK dhe NCA, nisin procedurat për të dorëzuar dosjet për llogaritë në Londër

Britanikët tronditin pushtetarët shqiptarë, mbërrin grup i
x

Politike

Gjykata e Apelit kërkoi hetim ndaj Autoritetit të Dosjeve, juristja Gjikondi: Meta kërkon të intimidojë strukturat që merren me çështjen

Gjykata e Apelit kërkoi hetim ndaj Autoritetit të Dosjeve, juristja

Gjykata e Apelit urdhëroi Prokurorinë të nisë hetime ndaj Autoritetit të Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, pas kallëzimit të bërë kundër këtij institucioni nga ish-presidenti Ilir Meta. Ky i fundit pretendon se anëtarët e Autoritetit të Dosjeve kanë falsifikuar dokumentet ku thuhej se Ilir Metaj kishte qenë pjesë e ish-sigurimit. Analistja dhe juristja Brizida Gjikondi, e ftuar dje në një studio televizive theksoi se ky vendim ka për qëllim që të intimidojë strukturat që merren me hetimin e personazheve që kanë qenë pjesë e ish sigurimit të shtetit. Gjikondi e lidhi vendimin e sotëm me persona të afërt me Ilir Metën. “Ky vendim kërkon të intimidojë strukturat që merren me hetimin dhe zbulimin e personazheve që në të shkuarën kanë qenë mëkatarë, fajtorë dhe pjesë e përçarjes dhe vëllavrasjes që ka ndodhur çka ndalohen me ligj të jenë pjesë e politikës aktive tani. Gjithmonë politika shqiptare është kujdesur që të tregojë me gisht të tjerët por gjithmonë gjynahet dhe inkriminimet e saj t’i fshehë. Kjo kujdesej përfshin për ta bllokuar të gjithë sistemin e drejtësisë ku në çdo lloj strukture dhe hallke kanë të afërmit dhe zgjatuesit e tyre. Komisioni Bezhani, të cilin Meta e tund si certifikatë pastërtie, familjarë të ngushtë të zotit Bezhani, kanë qenë gjithmonë krah të djathtë të Metës në politikën e tij. Edhe në vendimin e dhënë sot nga Gjykata e Apelit, kupton se lëviz në shtratin e lidhjeve farefisnore të partisë së Ilir Metës”, tha Gjikondi. Më tej, Gjikondi tha se ish presidenti kërkon që të intimidojë Gentiana Sulën me kallëzimin e bërë ndaj saj. Megjithatë, analistja tha se vendimi i Gjykatës së Apelit nuk mund ta ndalojë institucionin për t’i shkuar çështjes deri në fund. “Këtë kallëzim që ka bërë për zonjën Genta Sula dhe dy ndihmësit e saj, e ka bërë për ti intimiduar si falsifikator, shpifës për t’i komplekësuar që të mos vazhdojnë më për të gjetur prova indirekte për të vërtetuar se ky personazh që në vitet ’90 nuk e ka merituar të jetë e politikës pasi ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit në mënyrë aktive. T’i mund ta zhdukësh dosjen tënde por aktiviteti si ish-sigurims reflektohet në shumë dosje të të tjerëve. Edhe emaili anonim i dërguar pranë këtij institucioni ka dhënë indicie të sakta që janë verifikuar dhe kanë dalë si të mirëqena”, nënvizoi Gjikondi.

Më të lexuarat