Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani në një konferencë për mediat thekoi dje se nuk ka një plan B për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Gjatë fjalës së tij, ministri Hasani ka deklaruar se kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme duke vënë theksin dhe tek marrëdhëniet me Italinë dhe kontributet që ka dhënë për shtetin dhe popullin shqiptar. “Nuk dua të komentoj vendimet e gjykatave. Gjykatat kanë detyrimin kushtetues dhe ligjor që të japin vendimet që ato gjykojnë si të arsyeshme. Marrëdhënia me Italinë është shumë e rëndësishme. Marrëveshja e nënshkruar midis 2 qeverive është një maksimum i të gjithë atij kontributi që shteti italian ka dhënë për shtetin shqiptar dhe për popullin shqiptar ndër vite. Është një angazhim serioz që ne tregojmë në raport me partnerët tanë ndërkombëtarë duke përmbushur detyrimet e një vendi anëtar të BE-së dhe duke mos qenë ende një vend anëtar. Për asnjë moment nuk ka një plan B, ne vazhdojmë me përgatitjet përmbushëse të detyrimeve të bazuara në marrëveshje duke pritur që gjykata të shprehet në rastin më të parë me ato që ka për t’u shprehur. Shpresoj që gjykatat të mos ndikohen nga emocionet politike, por të marrin vendimin më të mirë që ata gjykojnë”, deklaroi Hasani.
Vende luksozë dhe poza s*ksi me bikini, destinacionet që kanë zgjedhur Vipat për pushime
Ditët e nxehta të verës kanë mbërritur dhe kush më mirë se VIP-at tanë dinë sesi t’i shijojnë. Jemi të...
Lexo më shumë