BREAKING NEWS

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e politikanëve shqiptarë me kriminelët, vjen sot në Tiranë Lord Dingeman,  trajnime prokurorëve të SPAK për pastrimin e parave dhe sekuestro pronave, ja emrat “VIP” të rrezikuar, zbardhet projekti b...

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e
x
BREAKING NEWS

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si bandat shtetërore të drejtuara nga gjenerali Agim Shehu na zunë pritë tek Ura e Dajlanit, Spartak Braho kujton dhunën e ’96-ës dhe zbulon bisedën brenda makinës me zyrtarin e lartë të PS...

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si
x
BREAKING NEWS

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit ’96: Si u dhunuan, gjakosën dhe torturuan socialistët me urdhër të Sali Berishës, SPAK të hetojë ngjarjen

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit
x
BREAKING NEWS

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi, Berisha-Bardhi kundër rezolutës, por bëhen pjesë e komisionit special për të shpëtuar nga qelitë e SPAK

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi,
x
BREAKING NEWS

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK, i hapet rruga profesoreshës së njohur

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin
x
BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x

Politike

Gjylameti në Asamblenë Parlamentare të KiE: Të votojmë pro anëtarësimit të Kosovës, vota për Kosovën është votë për stabilitet dhe prosperitet në Ballkan


Gjylameti në Asamblenë Parlamentare të KiE: Të votojmë

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, po diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KE).
Përpara anëtarëve të Asamblesë Parlamentare, deputetja shqiptare Blerina Gjylameti, njëheresh dhe Zv. Presidente e Asamblesë bëri thirrje për mbështetjen e kërkesës se Kosovës për anëtaresim. “Le t'i tregojmë botës se përkushtimi ynë ndaj vlerave tona themelore është i palëkundur dhe se jemi të gatshëm të mbështesim të gjitha kombet që aspirojnë këto ideale.
Ju bëj thirrje, anëtarë të nderuar, të votoni në favor të këtij projekt-opinioni që Komiteti i Ministrave të shqyrtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim.Le të përqafojmë këtë mundësi historike për të forcuar strukturën e unitetit evropian dhe për të ndërtuar një të ardhme ku çdo komb mund të lulëzojë në paqe dhe harmoni”, theksoi Gjylameti.?
Zv. Presidentja e Asamblesë së Këshillit të Europëa nënvizoi se pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është vetëm një gjest simbolik, por dhe një dëshmi e njohjes së progresit të bërë nga njerëzit e saj. “Sot, ne qëndrojmë në një moment kyç të historisë, jo vetëm për Kosovën, por për vetë idealet që mbështet Këshilli i Evropës.
Duke e konsideruar këtë kërkesë të Kosovës, ne nuk po vendosim vetëm për një opinion për aplikim për anëtarësim; ne po afirmojmë përkushtimin tonë ndaj parimeve të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës.Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është vetëm një gjest simbolik.
Është një dëshmi e njohjes së progresit të bërë nga njerëzit e saj drejt ndërtimit të një shoqërie që pasqyron vlerat tona të përbashkëta evropiane”, tha ajo.
Gjylamenti u shpreh se një votë në favor të këtij opinioni është një votë për forcimin e shtetit të së drejtës në një rajon që ka parë shkatërrimet e konfliktit dhe sfidat e rindërtimit.

“Është një votë për forcimin e demokracisë në një komb të ri që ka treguar qëndrueshmëri dhe vendosmëri në rrugëtimin e tij demokratik.
Dhe është një votë për avancimin e të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke siguruar që çdo individ pavarësisht kombësisë të jetojë me dinjitet dhe liri nën cadrën e kësaj organizate .Deputetja socialiste deklaroi në Asamblenë e KiE-së se vota pro Kosovës është një mesazh i qartë se “Evropa qëndron e bashkuar, se ne jemi më të fortë së bashku dhe se nuk do të lëkundemi në mbështetjen tonë për ata që kërkojnë t'i bashkohen komunitetit tonë të kombeve, një komuniteti vlerash të përbashkëta.Të mos harrojmë se Këshilli i Evropës u themelua mbi hirin e luftës, me vizionin e një kontinenti të bashkuar në paqe dhe solidaritet. Sot, ndërsa përballemi me sfida të reja, le ta ringjallim atë vizion duke e mirëpritur Kosovën në gjirin tonë”.

 

Më të lexuarat