BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x

Politike

Guvernatori i Bankës thirret në SPAK për mafien e mikrokredive, pjesë e skemës korruptive-kriminale dhe Sali Berisha, ja si miliona euro dolën me çanta jashtë Shqipërisë dhe u çuan në Europë e “Parajsa fiskale”

Guvernatori i Bankës thirret në SPAK për mafien e mikrokredive,

Skema e piramidale e mashtrimit me mikrokreditë e zbuluar nga Prokuroria e Tiranës është vetëm maja e ajsbergut, ndërkohë që hetimet për këtë megaskandal kanë shkuar deri tek Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe madje dyshohet se i përfshirë në këtë aferë korruptive-kriminale është edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Këto detaje dhe të tjera, janë zbuluar nga gazetarët e njohur, Anduena Llabani dhe Adriatik Doçi dhe. Fillimisht ishte zonja Llabani, e cila teksa ishte e ftuar në një studio televizive, bëri me dije se Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko është thirrur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për këtë megaskandal. “Në dijeninë time ka patur një proces që ka nisur nga SPAK-u. Ka patur një seancë të marrjes në pyetje të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Sejkos. E konfirmoi edhe Dumani në Komisionin e Ligjeve, ku tha se ka një proces hetimor në lidhje me këtë. Genti Sejko ka dëshmuar në SPAK në lidhje me një procedim hetimor që na nisur, ku mbase mund të jenë futur edhe bankat. Ka patur disa kallëzime që janë bërë shkak për nisjen e një procedimi të tillë, por flasim për të gjithë këto kompani të cilat japin kredi me këste 0, ose japin disa fonde me të cilat operojnë, siç është Fondi Besa, Iute Credi-t, Credo.al, Final, të cilat janë hapur në masë. Ka dhe disa emra fondesh të cilat qytetarët nuk i kanë dhe shumë të dëgjuara”, deklaroi Llabani.

Roli i Berishës

Ndërkohë gazetari Adriatik Doçi shprehet se ka dyshime se pjesë e pjesë e skemës korruptive-kriminale të mikrokredive është edhe ish-kryeministri Sali Berisha. “Kjo është një organizatë me natyrë kriminale dhe e organizuar, pra është një grup i strukturuar kriminal dhe në këtë këndvështrim duhej trajtuar nga Prokuroria e Tiranës ku dosja të referohej për SPAK e jo të çohej vetëm për vjedhje. Këtu kemi elemente të përsëritur të veprës penale të shtrëngimit për të marrë pasurinë, të shantazhit, të mashtrimit me pasoja të rënda dhe shumë vepra të tjera penale. Kanë çuar në krizë dhe në tragjedi dhjetëra familje shqiptare me këtë lloj skeme, duke u pasuruar një grup i vogël. Skemë e cila besohet të ketë prodhuar dhjetëra milionë euro që kanë qarkulluar prej gati 9 vitesh dhe në bankë është gjetur një shumë e vogël parash. Ende nuk kemi asnjë lloj iniciative nga ana e Prokurorisë, të paktën publikisht pasi mund të zbatohet. Por nga vepra penale nuk mund të zbatohet për sekuestrimin e tyre pasi varet dhe nga vepra. Nuk kemi as sekuestrim të parave dhe as sekuestrim të aseteve të këtij grupi pasi problemi është se ku i kanë çuar paratë. Ata shqiptarë të cilët kanë paguar më shumë duke e paguar kredinë me 1000%, edhe me 5000%, jashtë çdo lloj logjike. Është një skemë grabitje jo si e 96’-tës por e ngjashme me skemat e firmave piramidale. Dhe jo rastësisht një personazh që del në ballkon dhe sulmon SPAK-un dhe këto që i del përpara, nuk e përmend kurrë këtë lloj skeme, mbase i kujton dhe skemat e tij që ka bërë në 96-ën. Unë kam informacion që është i lidhur me këto pasi ka interesa të fuqishme, e kam fjalën për Sali Berishën”, deklaroi dje Doçi teksa ishte i ftuar në një media.

Në skemë edhe zyrtarët të tjerë

Por nuk ndalet me kaq, pasi gazetari Doçi beson se të arrestuarit janë vetëm zbatues, ndërsa kokat janë të tjerë. Madje shkon deri atje sa thotë se të implikuar në këtë skemë piramidale të mikrokredive janë dhe përfaqësues të BSH e politikanë e ish ministra. Këta personazhet janë vetëm disa punonjës e zbatues që u ka ngelur vula e fundit në dorë, por nuk janë koka e skemës piramidale. Koka e kësaj skeme janë çifti Arben Meskuti dhe Ernela Çuberi dhe Elda Ibro e Olsio Ibro. Vetëm këta të fundit janë në masë sigurie nga prokuroria. Kjo është koka e zbatimit të zhvatjes së qytetarëve. Ndërsa të implikuar janë krerë bankash, përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, përfaqësues politik, por dhe ish ministra”, u shpreh ai. Po ashtu, Doçi theksoi se viktimat e kësaj skeme që është e ngjashme me piramidat e 1996 mendohet se janë 100 mijë qytetarë. “Është pranuar nga BSH se numri i kredive të këqija që i kanë kaluar këtyre kërpudhave financiare, financiare është rreth 100 mijë”, tha ai.

U tentuan të zhdukeshin provat

Nga ana tjetër, gazetari denoncon se është ndërhyrë në arkivën e ministrisë së Drejtësisë për të vjedhur dosje për të zhdukur këtë skemë piramidale. “Një fakt komprometues është se 60 mijë dosje kanë qenë në Ministrinë e Drejtësisë dhe unë kam të dhëna që është ndërhyrë dhe në arkivën e ministrisë së Drejtësisë dhe janë vjedhur për të zhdukur këtë skemë piramidale.  Një fakt tjetër është që vetë ministria e Drejtësisë e ka denoncuar në shkurt 2020 dhe prokuroria pas 3. 5 viteve ka marrë këto masa sigurie por është për të larë duart, sepse kokat e grupit nuk janë. Kam të dhëna që paratë janë çuar me çanta jashtë në Europë e në vende offshore e në banka janë gjetur 3 mln euro që nuk justifikohen me veprimtarinë e këtyre kompanive”, theksoi gazetari Adriatik Doçi.

Si ranë në grackë qytetarët?

Sakaq, duke sjellë shembull si një qytetar ra në grackë, gazetari Doçi tha se në disa raste veç sekuestrimit, pronat janë shitur në ankande fiktive dhe më pas janë rishitur dhe blerë nga i njëjti grup. Madje ai thotë se nuk bëhet fjalë për dhjetra miliona euro të zhvatura e jo 3 mln euro sa ka gjetur prokuroria. “Një familjari që ka 1 mln lekë borxh një banke të nivelit të dytë, i ka kaluar MCA e Arben Meskutit dhe Olsi Ibros e MCA në mënyrë arbitrare e kalon në 4 – 8 milionë lekë në mënyrë arbitrare. Më pas merret hapi shantazhues e shtrëngues. Që do të thotë pasuritë që ka ai në emër të tij apo familjarëve të tij i ka kaluar në emër të subjektit të mikrokredisë. I mbahet prona peng. Ka pasur raste kur janë bërë ankande fiktive dhe të fshehtë. Psh një banesë që mund të ketë kushtuar 100 mijë euro është shitur në ankand fiktiv dhe të fshehtë për 7 mijë euro dhe e ka blerë i njëjti grup. Pastaj shtëpia është shitur me vlerën që ka patur dhe paratë janë marrë. Një pjesë shumë e vogël është futur në sistemin bankar, se prokuroria ka bërë verifikime e ka gjetur 3 mln euro. Besohet se janë dhjetra miliona euro të zhvatura nëse prokuroria do të hapë të gjitha dosjet”, nënvizoi gazetari Doçi.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës

Ndërkaq kujtojmë se me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata firmosi dy ditë më parë masa arresti për nëntë persona të dyshuar për veprën penale “Skema mashtruese dhe piramidale” administratorë dhe përmbarues nga institucionet financiare Micro Credit Albania, ADCA, si dhe shoqërive përmbaruese Zig, FS, FLASH. Ndërkohë dje Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat për tetë personat e arrestuar për skandalin me mikrokreditë. Mësohet se katër prej tyre do të vijojnë të qëndrojnë në burg dhe katër të tjerë në arrest shtëpie. Ndërsa, një prej tyre vijon të jetë në kërkim, pasi nuk është arrestuar ende nga policia. Këtyre shtetasve, me detyrë përmbarues gjyqësor privat, iu është hequr licenca në vitin 2019 nga ministria e Drejtësisë. Mësohet se tre shoqëri përmbarimore dhe dy institucione financiare (Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH), me ndihmën e një noteri dhe të disa avokatëve, kanë krijuar skemën e shtrëngimit të debitorëve nëpërmjet procesit përmbarimor për marrjen e kredive të reja.

Më të lexuarat