Profesori, filozofi dhe teoricieni politik amerikan Noam Chomsky ka deklaruar se kurrë nuk ishte kundër pavarësisë së Kosovës, por ishte kundër ndërhyrjes së NATO-s dhe krimeve që u përshkallëzuan gjatë ndërhyrjes së kësaj aleance, duke gjykuar se serbët në Kosovë sot kanë nevojë për një model federal me “shkallë autonomie”. “Para së gjithash, unë nuk isha kundër pavarësisë së Kosovës, mendoja se ishte një ide e mirë. Ajo që unë kundërshtova ishte lufta e NATO-s, e cila përshkallëzoi rrënjësisht krimet ashtu siç pritej”, tha Chomsky në një intervistë. “Nëse e shikoni situatën në Kosovë në vitet 1998-1999, ne dimë shumë për të, sepse Kosova ishte e ngopur me vëzhgues të OSBE-së që shkruanin raporte të detajuara për atë që po ndodhte. Kishte një nivel të rregullt krimi”, tha Chomsky. Chomsky, si pjesë e kritikës së tij ndaj NATO-s, tha se më pas konfliktet “midis guerrilasve të UÇK-së dhe ushtrisë jugosllave u përshkallëzuan në një shkallë të gjerë” dhe se, “ndonëse shkëndijat e para i atribuohen UÇK-së, goditja më e madhe erdhi nga reagimi i serbëve”. Ai përmendi bisedimet në Rambuje, duke vlerësuar se ka hapësirë për negociata dhe se pavarësisht kësaj “SHBA vendosi të pushtojë”. Chomsky beson se arsyeja e dështimit të këtyre negociatave është Sllobodan Millosheviç, i cili i hodhi poshtë propozimet për marrëveshje në Rambuje. I pyetur për paralajmërimet se mund të ketë përshkallëzime ushtarake në Ballkan, pra në entitetin e serbëve të Bosnjë-Hercegovinës dhe në pjesën veriore të Kosovës të banuar kryesisht me serb, Chomsky tha se nuk e sheh një gjë të tillë si të mundshme. “Mund të ndodhë, por nuk ka asnjë shenjë për këtë”, theksoi profesori në intervistën e tij.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë