Jurisiti Ylli Manjani ka komentuar seancën parlamentare të mbajtur të hënën që lamë pas.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” Manjani ka krahasuar parlamentin aktual me atë të kohës së komunizmit duke lënë të nënkuptojë se kryeministri Edi Rama është njësoj si ish-diktatori Enver Hoxha.
Postimi i plotë i Manjanit:
Parlamenti është bërë fiks si pleniumet e Partisë së Punës. Mblidhen shoqet e shokët aty dhe miratojnë rezoluta, ashtu siç ua thotë udhëheqësi.
Sot rezoluta e tyre thotë:
“Për çështjen e luftës kundër korrupsionit, as të mos shpejtohemi e as të mos ngelim në vend…” (Enver Hoxha 2.0)
Ndërkohë hajnia e çdo qindarke para apo pasuri publike, si dhe e pronës private lejohet deri në pleniumin/parlamentin e vitit të ardhshëm.
Hajninë nuk e zë kjo rezoluta e korrupsionit.
Të rrojë partia!