Shqipëria është zyrtarisht shteti i 36-të anëtar i Qendrës Evropiane të Ekselencës së Helsinkit Kundër Kërcënimeve Hibride (Hybrid CoE).
Gjatë vizitës së tij në Finlandë, Ministri Hasani firmosi memorandumin e mirëkuptimit, ndërsa e cilësoi anëtarësimin e Shqipërisë si një hap të rëndësishëm në angazhimin e vendit tonë për sigurinë e përbashkët me aleatët e NATO-s dhe vendet anëtare të BE-së.
“Vetëm nëpërmjet komunikimit të hapur dhe mbështetjes reciproke, ne mund të zhvillojmë strategji efektive për t’iu kundërvënë këtyre sfidave komplekse dhe për të mbrojtur demokracitë e vendeve tona”, tha ai.
Sipas drejtoreshës së Qendrës Evropiane të Ekselencës, Teija Tiilikainen, me anëtarësimin e Shqipërisë kompletohet anëtarësimi i vendeve të NATO, për qasje të unifikuar kundër kërcënimeve hibride.