“Problemi më i madh i shqiptarëve është papunësia dhe pjesa më e madhe e të papunëve janë të rinjtë, e për këtë LSI ka një platforme të qartë se si do punësohen ata. Të gjitha politikat zhvillimore, do të fokusohen në rritjen e kërkesës për punësim dhe rinia do të jetë përfituesja kryesore e tyre”.
Kështu është shprehur sot kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Elbasanit, Edmond Haxhinasto.
Në vazhdim të takimeve elektorale për zgjedhjet e 23 Qershorit, Haxhinasto u takua me banorë te lagjes “Shën Koll”, ku i prezantoi programin qeverisës të LSI për 4-vjeçarin e ardhshëm.