BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Politike

Hetimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Ish-deputet i PD-së bën deklaratën e fortë: Autorët e vërtetë të inceneratorëve strehohen në kryeministri, koka është...

Hetimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Ish-deputet i PD-së

Luçiano Boçi, ish-deputet i PD-së, thotë se buja me fletë-arrestet për inceneratorin e Tiranës i ngjan një tymnaje gjigande e cila më shumë mbulon se sa zbulon, më shumë mjegullon se sa qartëson, nuk e çon gishtin në plagë dhe nuk e drejton gishtin tek ata që e organizuan, e aplikuan dhe e përdorën për përfitime financiare dhe politike.

Sipas tij, autorët e vërtetë strehohen në Kryeministri, nga Metani e Agaçi, shtrihen në disa anëtarë kabineti dhe koka është Rama.

Reagimi i Boçit

ASGJË E RE NGA FRONTI I…. INCENERATORËVE
SPAK duket që është në aksion. Deri këtu biem të gjithë dakort.
Problemi nis me thelbin e aksionit të lidhur me inceneratorët.
Këtu pikëpyetjet mbi aksionin janë të shumta.
Buja me fletë-arrestet për inceneratorin e Tiranës i ngjan një tymnaje gjigande e cila më shumë mbulon se sa zbulon, më shumë mjegullon se sa qartëson.
Madje do thoja që ajo nuk thotë asgjë. Nuk e çon gishtin në plagë, në aferën e shekullit. Nuk e drejton gishtin tek ata që e organizuan, e aplikuan dhe e përdorën për përfitime financiare dhe politike.
15 të kërkuarit për arrest nuk janë kaq.
Duhet të futemi në matematikën logjike.
Katër prej tyre Koka, Bllako, Mërtiri, Zoto, janë prej kohësh të akuzuar pothuaj për të njëjtën gjë. Këtu s’ka asgjë të re. Pra nuk mund t’i fusim tek zhurma.
Pesë të tjerë krejtësisht personazhe periferikë të aferës janë me masë të lehtë sigurie që do të thotë që nuk kanë aq shumë përgjegjësi. Edhe këto zbriten.
Edhe këtu e reja mungon sepse janë té akuzuar periferikë.
“E reja” (që dhe kjo nuk është e tillë) mbetet tek anëtarët e komisionit të inceneratorit të Tiranës që miratuan bonusin.
Pra dhe kjo është një “e re” e vjetër.
Ndër ato 6, jo vetëm ka emra që, ose janë akuzuar për të njejtën vepër, ose janë dënuar, por dhe të rinjtë janë marrë vetëm se kanë qenë zyrtarë të bindur ndaj urdhërve politikë. Nuk janë përfshirë drejtpërdrejtë.
SPAK thjesht po luan, pa thënë asgjë me rëndësi.
Kjo taktikë e vjetër e SPAK është përdorur tek Inceneratori i Elbasanit ku të vetmit të akuzuar e dënuar specifikisht për inceneratorin, ishin anëtarët e komisionit të ngritur që miratuan procedurën negociim pa shpallje.
Të tjerët që u dënuan nuk kishin asnjë akuzë eskluzive për inceneratorët.
E njëjta gjë po ndodh dhe me Fierin e tani me Tiranën.
Kjo skemë vendos në akuzë thjesht ca njerëz që kanë vepruar nën urdhëra dhe nuk janë autorë të skemës korruptive.
Janë vetëm viktima.
“Të vegjëlit” sakrifikohen sa herë mbulohen shefat. Kjo dihet dhe është aplikuar shpesh.
Ndërkohë dihet botërisht:
Autorët e vërtetë strehohen në Kryeministri.
Nisin nga Metani e Agaçi shtrihen në disa anëtarë kabineti e koka është Rama.
Pa e hetuar çështjen si aferë ku përfshihen Elbasani, Fieri, e Tirana me dirigjuesit e tyre dhe pa i trajtuar të implikuarit si grup i strukturuar, ky korrupsion do mbulohet.
Mënyra që ka zgjedhur SPAK është hileqare dhe ajo fsheh dhe merr në mbrojtje autorët e kësaj afere.
Fletë-arrestet ngjajnë si vikamë e shurdhët që nuk ka zë sepse dikush e ka kapur prej fyti.
Ai (SPAK) për inceneratorët nuk po na thotë e nuk po bën asgjë…

Më të lexuarat