BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x

Politike

Humbja e thellë e 14 majit, Bamir Topi zbulon paralajmërimi që i bëra Berishës në 2008

Humbja e thellë e 14 majit, Bamir Topi zbulon paralajmërimi që i

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi në një intervistë për emisionin “Log.” foli rreth situatës politike në vend, pas zgjedhjeve të 14 majit, ku opozita humbi.

Sipas Topit, kur një formacion politik futet në betejë i përçarë, probabiliteti për të humbur është i lartë.

Ai tha se të gjithë e kishin parashikuar, por atë cka nuk e kishin parashikuar ishte humbja kaq e thellë.

Bamir Topi tha se nuk është komoditeti për të thënë se u vodhën votat. Ndërsa renditi disa nga faktorët e humbjes tha se nuk e shikon Ilir Metën si faktor negativ.

Po ashtu Topi tha se në vitin 2008 kur u bë edhe drafti për ndryshimet kushtetuese i ka thënë Berishës që mos futet në atë mision, pasi kur të “vijë Rama nuk do t’ja marrësh dot”.

Bamir Topi: Nuk është diagnozë e ndërlikuar. Momenti kur një formacion politik dhe opozita në përgjithësi futet në betejë e përçarë, duke qenë edhe deklarative për një pozicion ndryshe nga çfarë jemi mësuar, probabiliteti për humbje është i lartë.

Kjo është parashikuar nga shumë njerëz që merren me politikë, por askush nuk e kishte parashikuar një humbje kaq të thellë.

Pyetje: Është fakt dhe shifrat janë aty, një pjesë e demokratëve nuk dolën të votonin, nuk dolën sepse nuk donin një parti të përçare, nuk dolën se ishte Ilir Meta apo edhe vjedhja e votës?

Bamir Topi: Janë disa faktorë dhe do ta prezumoj të trajtuar që deformimi i votës ndodh prej shumë vitesh në Shqipëri. Mendoj se ka arsye akoma më të forta se kjo. Nuk besoj se e ka komoditetin një parti që të akuzojë partinë tjetër për blerje vote. Zoti Berisha i referohet momenteve ku mund të ngrejë një kauzë dhe alibi, ai nuk trajton ato të vetat. Unë me këtë eksperiencën të gjatë e di farë mirë se çfarë ndodh me votën në Shqipëri. Në 2013 është bërë masakër.

Duhet të heshtin dhe minimalisht të bëjnë një mea culpa dhe të arrijnë të shkojnë në sistem ku kontrolli i votës të mos bëhet nga partitë politike.

Një arsye tjetër është që duke qenë të zhgënjyer me lidhershipin e PD dhe gjendjen, pati një çorientim. Pjesa tjetër që është pak e konsiderueshme ka mjaftueshëm kulturën politike që të mbajë një qëndrim në lidhje me aleancën. Nuk e shikoj faktorin Meta tek ky lloj negativiteti si faktor  dominant. Atë që konsideroj si dominant në terrenin e së djathtës është një zhgënjim i madh dhe mungesë shprese.  Madje kam dëgjuar që thonë se ne e dimë që fitorja do shkojë në anën tjetër.

Pyetje: Mund të sjellë një fatalizëm?

Bamir Topi: Fatalizimi nuk vjen rastësisht. Unë e kam thënë dhe i referohem shumë asaj shprehje, të një filozofi “jam i shqetësuar sepse ende kam shpresë”. Nëse do të shihni se njerëzit kanë filluar të jenë jo të shqetësuar sepse e kanë humbur shpresën. Unë e kam paralajmëruar se çdo vijë. E ka thënë në një intervistë të 15 prillit 2008. Duke u bënë në dijeni për draftin e ndryshimeve kushtetuese, në atë kohë i kam thënë Berishës mos u fut në këtë mision sepse do vijë një moment që do ta shkatërrosh të djathtën dhe kur të vijë ai tjetri, kisha parasysh Ramën, nuk do kesh mundësi t‘ja marrësh më.

Unë nuk mund ta mohoj që në peshën specifike Berisha ka kontingjentin e vet jo të vogël, por ky kontigjent nuk bën masën fituese.

Një nga faktorët është momenti i statusit non grata të Berishës. Një moment tjetër është lidhja në një koalicion organik me Metën. Politika që ka ndjekur Rama me personazhe të caktuara në vite, në një trajtim shumë finok.

 

Më të lexuarat