BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Hyn në fuqi vendim i qeverisë për indeksimin me 6% të pensioneve të plota të pleqërisë, invaliditetit dhe kooperativave, gati rritja e pagave për punonjësit e zjarrfikëses

Hyn në fuqi vendim i qeverisë për indeksimin me 6% të

 Pas policisë së Shtetit dhe Policisë së Burgjeve duket se edhe për punonjësit e Zjarrfikëses do të ketë rritje pagash. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në një komunikim live në rrjetet sociale në fundjavë. Kryeministri Rama premtoi se edhe pagat e zjarrfikësve do të kenë së shpejti një rritje page. Sipas tij ky vendim është bërë shumë i rëndësishëm duke pasur parasysh që edhe situata me zjarret është bërë shumë problem.“Do të rriten edhe pagat e zjarrfikësve, që janë shumë të rëndësishëm edhe në këto kohë kur zjarret janë gjithmonë e më shumë një problem. Do ta adresojmë edhe atë”, tha Rama.

Indeksimi i pensioneve

Ndërkohë, ka hyrë në fuqi edhe vendim i qeverisë për indeksimin të pensioneve të plota të pleqërisë, invaliditetit dhe kooperativave. Në vendimin e qeverisë bëhet me dije se u vendos indeksimi në masën 6 për qind.“Këshilli i Ministrave vendosi: Indeksimin, në masën 6 %, të: a) pensioneve, të caktuara sipas ligjeve nr. 4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, nr. 4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; b) pensioneve sociale, të caktuara në përputhje me ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; c) shtesës mujore, të përfituar me vendimin nr. 326, datë 21.6.1993, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e trajtimit të invalidëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”; ç) pensioneve, të caktuara me dekretin nr. 758, datë 1.2.1994, të Presidentit të Republikës, “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”, thuhet në vendim.

 Pensionet suplementare

Sa i përket pensioneve suplementare në vendim bëhet me dije se do të bëhet indeksim i pensioneve suplementare për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit, për veteranët e luftës si edhe për punonjësit që kanë punuar në miniera. “i) indeksim i pensioneve suplementare, të caktuara sipas ligjit nr. 10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”; j) pensioneve suplementare, të caktuara sipas ligjit nr. 8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar; k) shpërblimit, të caktuar sipas ligjit nr. 7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”, të ndryshuar; l) pensioneve shtetërore të posaçme, të caktuara në përputhje me nenin 5, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; ll) përfitimeve, të caktuara sipas ligjit nr. 29/2019, “Për trajtimin financiar suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”; m) trajtimeve të veçanta financiare, sipas neneve 5/1/a dhe 5/1/b, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; n) trajtimit financiar, sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 10, të ligjit nr. 129/2021, “Për statusin ‘Fëmijë në përkujdesje të Republikës’”, thuhet në vendim.

Pensionet e parakohshme

Në vendimin e qeverisë lidhur me pensionet e parakohshme thuhet se pensionet e parakohshme nuk do të jenë më pak se 15 822 mijë lekë në muaj.“Pensionet e parakohshme, të caktuara sipas ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009, të ndryshuar, me datë fillimi nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim, nuk do të jenë më pak se 15 822 (pesëmbëdhjetë mijë e tetëqind e njëzet e dy) lekë në muaj. 6. Përfituesit e pensioneve, sipas ligjeve nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr. 4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, nr. 4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, si dhe nr. 150/2014, datë 6.11.2014, të caktuara me datë të fillimit të pensionit deri më 31.12.2014, përfshi edhe këtë datë, përveç pensionit të indeksuar, sipas pikës 1 të këtij vendimi, do të vazhdojnë të përfitojnë edhe kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave nr. 401, datë 21.6.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”; nr. 763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”; nr. 415, datë 27.4.2009, “Për rritjen e pensioneve”; nr. 474, datë 30.6.2010, “Për rritjen e pensioneve”, dhe nr. 17, datë 20.1.2007, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të fshatit”, në atë masë që i kanë përfituar deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi”, thuhet në vendim.

Përfituesit e pensionit familjar

Sa i përket përfituesve të pensionit familja në vendim bëhet me dije se përfituesit e pensionit familjar, përveç pensionit të caktuar sipas dispozitave të ligjit do të marrin edhe kompensimet për të ardhurat dhe për ndryshimin e çmimeve. Ndërsa, efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 2 060 000 000 lekë nga buxheti i shtetit.“Përfituesit e pensionit familjar, përveç pensionit të caktuar sipas dispozitave të ligjit nr. 7703 datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, do të marrin edhe kompensimet për të ardhurat dhe për ndryshimin e çmimeve, sipas kritereve të përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave; nr. 763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”; nr. 415, datë 27.4.2009, “Për rritjen e pensioneve”; nr. 474, datë 30.6.2010, “Për rritjen e pensioneve”, nr. 138, datë 31.3.1994, “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”; nr. 471, datë 15.7.1996, “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”, dhe udhëzimeve në zbatim të tij, me kusht që pensioni që kishte apo i takonte mbajtësit të familjes, të jetë llogaritur sipas dispozitave ligjore në fuqi deri më 31.12.2014. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 2 060 000 000 (dy miliardë e gjashtëdhjetë milionë) lekë, përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore të vitit 2022”, thuhet në vendim.

Më të lexuarat